• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA në ndihmë të Ukrainës, do i shesin qymyr

by Java News
01/08/2017 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se për herë të parë do t’i shesin qymyrguri Ukrainës, duke zbutur varësinë e saj energjitike nga Rusia dhe nga separatistët e mbështetur nga Moska në Ukrainën lindore.

Sipas marrëveshjes, kompania Xcoal Energy & Resources në Pensilvani do të transportojë 700 mijë ton qymyr për ngrohje deri në fund të vitit për firmën shtetërore të energjisë Centrenergo të Ukrainës. Qymyri do të përdoret për ngrohjen e shtëpive dhe bizneseve në muajt e ardhshëm të dimrit.

Dërgesa e parë, me një kosto prej 113 dollarë për ton, pritet të niset nga porti i Baltimorës në muajin gusht.Sekretari amerikan i Energjisë Rick Perry tha se marrëveshja është “vendimtare në rrugën e SHBA për të arritur dominimin në fushën e energjisë”.

Presidenti Donald Trump është zotuar të rigjallërojë industrinë e qymyrit në vend, e cila ka humbur mijëra vende pune, pasi SHBA janë orientuar ndjeshëm drejt përdorimit të formave më të pastra dhe më të lira të energjisë, kryesisht gaz natyror, edhe pse kërkesa për qymyrguri në Evropë dhe Azi është rritur.

Ukraina vazhdon përpjekjet e vështira për të përmbushur nevojat e saj të energjisë që nga muaji mars, kur ajo ndali transportin e qymyrit nga pjesa lindore e vendit të kontrolluar nga separatistët e mbështetur prej Moskës.Ukraina ka bërë thirrje për një ndalim të plotë të importeve të qymyrit nga Rusia, përgatiti ”Voa”. (b.an)

Next Post
Salihamixhiç është drejtor i ri sportiv i Bayernit

Salihamixhiç është drejtor i ri sportiv i Bayernit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Videot intime, Policia zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime VIP-at në pamje

Videot intime, Policia zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime VIP-at në pamje

October 1, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

“Rrezikojnë hetimet”, Prokurorët reagojnë të shqetësuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 1, 2026
“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

October 1, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Evropa ka ndryshuar, po ashtu dhe qëndrimi i saj ndaj Shqipërisë

October 1, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

October 1, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin

October 1, 2026
Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

October 1, 2026
Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com