• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA më shumë vëmendje ndaj rajonit sesa BE? Rama: Janë të natyrave të ndryshme. Kemi një sinergji të plotë

by Java News
28/04/2022 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e përbashkët me komisionierin europian për zgjerimin Oliver Varhelyi se ka një sinergji të plotë me SHBA-të dhe BE-në dhe se vëmendja e dy fuqive ndaj rajonit janë vëmendje të natyrave të ndryshme.

“Së pari, unë do të thosha që nuk është e drejtë të thuhet se SHBA-të kanë më shumë vëmendje ndaj këtij rajoni se BE-ja. Janë vëmendje të natyrave të ndryshme, por unë do thosha që BE dhe këtu nuk është se po them diçka diplomatike, por po them diçka shumë të vërtetë.

Edhe falë politikës së re të Komisioneri Varhelyi, i cili është personi të cilit BE i ka besuar për t’u kujdesur për këtë rajon dhe si i tillë është dhe personi që dëgjohet kur flet për këtë rajon ka rritur vëmendjen si asnjëherë më parë ndaj këtij rajoni. Plani ekonomik i investimeve është diçka e pandodhur më parë. Nuk bëhet fjalë për investime pak më të mëdha se ato që bëjmë vetë, por investime shumë më të mëdha se sa ato që vendet e Ballkanit mund të bëjnë vetë.

Komisioneri para se të vinte këtu ishte në territor për të parë disa investime. BE ka vendosur po ashtu një volum të konsiderueshëm fondesh, jo kredi, por grant për rindërtimin e shkollave dhe kopshteve. Gjithë ai program ambicios për rindërtimin e shkollave dhe kopshteve Shqipëria ka investuar një pjesë, BE një pjesë.
E treta, në ndërkohë BE së bashku me Shqipërinë është angazhuar shumë seriozisht për një projekt shumë të rëndësishëm strategjik që është gazjellësi joniano-adriatik.

Qoftë komisionieri Varhelyi, qoftë Komisioni si i tërë, qoftë unë nga ana jonë kemi intensifikuar bisedat me Azerbajxhanin për të pasur një orë e më parë një kapacitet të plotë për ndërtimin e këtij gazjellësi dhe këtu fondet i vë BE-ja,. pavarësisht se mund të ketë aktorë të tjerë. Për gjitha këto arsye nuk do thosha se SHBA-të e kanë më shumë në vëmendje rajonin se BE. Sot ne kemi një sinergji të plotë me SHBA-të dhe BE-në”./m.j

Next Post
Propozimi i Biden: Pasuritë e sekuestruara të oligarkëve rusë të përdoren për të kompensuar Ukrainën

Propozimi i Biden: Pasuritë e sekuestruara të oligarkëve rusë të përdoren për të kompensuar Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me Ukrainën/ Kremlini sinjalizon dialog, kushtëzon paqen me draftin e Stambollit!

Putin shtrëngon kufijtë, Rusia mbyll kalimet kryesore me Bashkimin Europian

July 1, 2026
VIDEO/ Rama i mëson robotit në Gjermani të bëjë shqiponjën dykrenare!

VIDEO/ Rama i mëson robotit në Gjermani të bëjë shqiponjën dykrenare!

July 1, 2026
Ikja e paqtë e Profesor Ali Xhikut!

Ikja e paqtë e Profesor Ali Xhikut!

July 1, 2026
NATO: Ne nuk kërkojmë përballje me Moskën, por jemi gati të mbrohemi nëse sulmohemi

REL: Vihet në pikëpyetje samiti i NATO-s në Shqipëri

July 1, 2026
Balla: Lufta kundër piraterisë dixhitale fitohet me zbatim të ligjit dhe bashkëpunim

Balla: Lufta kundër piraterisë dixhitale fitohet me zbatim të ligjit dhe bashkëpunim

July 1, 2026
“Sistem prokurimi me AI”, Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

“Sistem prokurimi me AI”, Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

July 1, 2026
Rama flet nga Gjermania për protestën në Tiranë: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Rama flet nga Gjermania për protestën në Tiranë: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

July 1, 2026
U dënua me burg përjetë për vrasjen e dhëndrit, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

U dënua me burg përjetë për vrasjen e dhëndrit, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

July 1, 2026
Veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira, kryeprokurori Çela kërkon rishikim të Kodit Penal

Veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira, kryeprokurori Çela kërkon rishikim të Kodit Penal

July 1, 2026
Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In