• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SHBA mbështet aksionin opozitar dhe protestat”/ Boçi: Rama një hap larg derës së burgut!

by Os De
05/01/2026 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin “A2 Puls” nga Bruna Çifligu, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ndodhet në pikën më të dobët politike, ndërsa sipas tij, presioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar po shkojnë paralelisht drejt një zgjidhjeje politike. 

Boçi theksoi se protestat e opozitës do të vijojnë dhe do të përshkallëzohen në forma të ndryshme, si në rrugë ashtu edhe në parlament, me një objektiv të vetëm: largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Sipas tij, situata në Shqipëri nuk përfaqëson më një qeverisje legjitime, por një regjim të mbështetur në manipulim zgjedhor, kapje institucionesh dhe lidhje me krimin e organizuar, shkruan A2 CNN. 

“Rama është para derës së burgut. Ai po mbron pushtetin për të mbrojtur veten”, deklaroi Boçi, duke shtuar se çdo veprim i kryeministrit ka si synim shpëtimin personal dhe jo interesin publik. 

Në lidhje me faktorin ndërkombëtar, Boçi u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjithnjë e më pranë qëndrimeve të opozitës, edhe pse jo gjithmonë përmes deklaratave publike direkte. Ai solli si shembull mungesën e një njoftimi paralajmërues nga ambasada amerikane gjatë protestave të fundit, gjë që sipas tij përbën një sinjal të qartë mbështetjeje për aksionin opozitar. 

“SHBA na mbështet. Ka miratim të qartë që opozita të vazhdojë protestat në të gjitha format dhe mënyrat”, u shpreh Boçi, duke shtuar se raportet ndërkombëtare, përfshirë ato të OSBE/ODIHR, kanë dëshmuar grabitjen e zgjedhjeve dhe shkrirjen e shtetit me partinë. 

Sipas tij, reagimet ndërkombëtare mund të mos jenë të menjëhershme, por janë të vazhdueshme dhe strategjike, ndërsa presioni i qytetarëve do të jetë vendimtar. 

“Regjimet rrëzohen me protesta. Dhe ky regjim do të largohet nga presioni i shqiptarëve”, përfundoi Boçi. 

Next Post
Akuzohet për një plagosje me thikë në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari

Akuzohet për një plagosje me thikë në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari

Comments 1

  1. Leka says:
    2 months ago

    Po ju keni te pandehur kryetarin dhe non grata dhe fo ju mbeshtes SHBA . Jeni shembulli me i keq i narkoshtetit dhe korrupsionit ne vend

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

February 23, 2026
Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

February 23, 2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

February 23, 2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In