• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA: Kosova dhe Serbia të marrin seriozisht detyrimet nga Marrëveshja për Normalizim

by A M
13/09/2023 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të marrin seriozisht detyrimet e tyre që dalin nga Marrëveshja për Normalizimin e Raporteve. Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë tha për Radion Evropa e Lirë se në mesin e obligimeve përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne i kërkojmë Kosovës dhe Serbisë që të marrin seriozisht obligimet e tyre që dalin nga Marrëveshje për normalizim, të cilët e kanë arritur më herët gjatë këtij viti dhe të nisin të lëvizin përpara edhe në obligimet ekzistuese dhe të mëhershme të dialogut dhe të Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha zëdhënësi i Ambasadës amerikane.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 14 Shtator do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve.

Nga ambasada thanë se SHBA-ja vazhdon “ta mbështesë fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si një mënyrë për të arritur raporte paqësore dhe produktive mes Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas agjendës së paralajmëruar, Kurti dhe Vuçiq do të diskutojnë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, por edhe për çështje aktuale. Këtë marrëveshje, Kosova dhe Serbia e arritën në shkurt në Bruksel, ndërkaq në mars në Ohër u pajtuan për aneksin e zbatimit të saj.

Marrëveshja prej 11 nenesh nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Takimi i 14 Shtatorit do të jetë i teti mes Kurtit dhe Vuçiçit. Në shtatë takimet e kaluara, ata nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje, përfshirë edhe atë për normalizim në shkurt, e cila është arritur vetëm gojarisht.

“Angazhimi konstruktiv dhe përpjekjet në mirëbesim nga Kosova dhe Serbia do të sjellin përfitime të qëndrueshme për qytetarët, përfshirë rritjen ekonomike dhe do të sigurojnë stabilitet afatgjatë rajonal”, tha zëdhënësi i Ambasadës amerikane.

Disa ditë para takimit të Brukselit, Kurti bisedoi me të dërguarin e e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocobar, “për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”.

Ndërkaq, në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar tha më 13 shtator se nuk kishte marrë kurrfarë zotimi nga Kurti për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Next Post
Vëllai i vrau shokun, reperi Buta dëshmon në Gjykatë dhe tregon si ndodhi ngjarja

Vëllai i vrau shokun, reperi Buta dëshmon në Gjykatë dhe tregon si ndodhi ngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In