• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Tendencë

Vëllai i vrau shokun, reperi Buta dëshmon në Gjykatë dhe tregon si ndodhi ngjarja

by A M
13/09/2023 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reperi i njohur nga Kosova, Buta, ka dëshmuar sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në gjyqin e vëllait të tij Qëndrim Januzi, i cili akuzohet për vrasjen e G.H, më 28 maj 2022. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi për motive të dobëta pasi viktima i kishte djegur një makinë Butës. Por, ky i fundit gjatë dëshmisë para gjykatës tha se djegia e makinës së tij nuk ishte motivi i vrasjes.

Buta tha se makina ishte e tij dhe jo e vëllait të tij dhe se ishte djegur 3-4 muaj para ngjarjes.

“Rreth rastit të djegies së makinës, mediat kanë aluduar shumë për këtë pjesë, kjo më shumë është çështje mediatike, se unë e kam pasur makinën e siguruar full kasko dhe u dogj 3-4 muaj para rastit. Ka kaluar kohë e gjatë nga koha e djegies së saj, vëllai Qëndrimi ka thënë se tani i ndjeri ka qenë një prej të mundshmëve që e ka djegur, por kjo kurrë nuk është gjetur nga policia, kështu që nuk ka shance të jetë ky motivi, makina ka qenë e imja, vëllai im nuk ka qenë i dëmtuar, nuk ka qenë fare motiv djegia e makinës”, tha Buta.

Ai u shpreh se në ditën e ngjarjes kishte pasur koncert në Prizren, ku kishte qenë së bashku me vëllain e tij Qëndrimin, i cili ishte edhe menaxheri i tij, ndërsa pas mesnatës ishin kthyer në Ferizaj.

“Për në Prizren jemi nisur diku nga ora 09:00, ndërsa më kujtohet që jemi kthyer rreth orës 00:00-00:30 pas mesnatës, dhe me t’u kthyer unë së bashku me Qëndrimin dhe me një person të quajtur Rinor, dhe si zakonisht ku e vendosim makinën atë natë ka qenë duke e drejtuar Rinori dhe ka marrë veprimin për ta vendosur në garazh tek kompleksi banesor SNA, e që unë në një distancë prej 10-15 metra nga dera e garazhdit e kam parë se ka qenë i ndjeri me dy persona të tjerë”, tha Buta.

Reperi sqaroi se më vonë e kishte kuptuar se kanë qenë katër persona dhe jo tre. Buta tha se ishte kthyer në shtëpi, ndërsa Qëndrimi e kishte telefonuar një shok të tij i quajtur Besnik Berisha, për të cilin reperi tha se nuk e dinte se çfarë kanë bisedur.

Po ashtu, tha se gjatë qëndrimit të tyre në Prizren, Qëndrimi nuk i kishte thënë asgjë në lidhje me raportet e tij me tani të ndjerin.

“Pas 10-15 minutave kam dalë nga banesa për të blerë cigare dhe sapo dola jashtë kam dëgjuar të shtëna të armëve dhe sirena të policisë, atë moment më ka marrë në telefon Yll Islami, të cilin e kam shok. I njëjti më ka thënë nisu për Spital se i ka ndodhur diçka Qëndrimit, e kam marrë makinën dhe jam nisur në drejtim të Spitalit. Aty prezent kanë qenë një numër i madh i shokëve të tani të ndjerit G., dhe mua më kanë sugjeruar shokët e mi që mos të qëndroj aty sepse është rrezik, po ashtu më kanë thënë mos shko as në shtëpi se kanë vërejtur disa makina jashtë banesës sime”, tha ai.

Buta tregoi se të ndjerin e kishte shok dhe se e kishte marrë nëpër koncerte, ndërsa beson që pikënisja ku filloi “inati” i të ndjerit ishte mosdhënia e disa parave që viktima ia kishte kërkuar.

“Të ndjerin G. e kam njohur, e kam pas shok, e kam marrë në koncertet e mia dhe e kam paguar, dy vitet e fundit është ndjerë si i lënë pas dore nga ana ime. Fillimisht, ka qenë një rast ku më ka kërkuar para për një rast të tij që e kishte në gjykatë, unë i pata kërkuar vendimin e gjykatës të cilin ai nuk ma ka dhënë dhe për këtë arsye nuk ia kam pas dhënë paratë. Sipas meje kjo ka qenë pikënisja ku i ndjeri G. më ka marrë inat, dhe kemi ftohur raportet tona”.

Sipas dëshmitarit Buta, kërcënimet nuk i kishin raportuar në Polici, pasi kishin frikë nga i ndjeri.

“Lidhur me kërcënimet që vinin nga ai ne nuk i kemi raportuar në Polici, pasi kemi pasur frikë nga ai sepse  na ka kërcënuar edhe me vdekje shumë herë”.

Next Post
Koncesionet/ Rama: SPAK po nxjerr bishtat e neveritshëm të abuzimeve! Dhe mund të gabojnë në ndonjë rast, por janë gabime rritjeje. Ne s’na falet…!

Rama politikani më i preferuar i shqiptarëve, zbulon sondazhi. Ja kush i vjen pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP-ja e vërtetoi se e ka personale me Veliaj, gallata e një gjyqi si “Kulla e Babelit” mes plehrave të Tiranës

KLP-ja e vërtetoi se e ka personale me Veliaj, gallata e një gjyqi si “Kulla e Babelit” mes plehrave të Tiranës

June 19, 2026
Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

June 19, 2026
Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

June 19, 2026
Avokati i Popullit në Kuvend: Drejtësia, pronat dhe të paraburgosurit, problemet kryesore në Shqipëri

Avokati i Popullit në Kuvend: Drejtësia, pronat dhe të paraburgosurit, problemet kryesore në Shqipëri

June 19, 2026
Rriten tensionet SHBA-Izrael, Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Rriten tensionet SHBA-Izrael, Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

June 19, 2026
“Nuk jam i sigurt nëse lufta ka mbaruar”, Macron “skanon” marrëveshjen SHBA-Iran

“Nuk jam i sigurt nëse lufta ka mbaruar”, Macron “skanon” marrëveshjen SHBA-Iran

June 19, 2026
“Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit”, Rama jep lajmin

“Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit”, Rama jep lajmin

June 19, 2026
“Siguria në plazh është përgjegjësi e përbashkët”, reagon Ndreu pas mbytjes së dy të miturave në bregdetin e Tales

“Siguria në plazh është përgjegjësi e përbashkët”, reagon Ndreu pas mbytjes së dy të miturave në bregdetin e Tales

June 19, 2026
Vendimi i ri: Shteti do të paguajë faturën e ujit deri në 5 m³ në muaj për familjet me ndihmë ekonomike

Vendimi i ri: Shteti do të paguajë faturën e ujit deri në 5 m³ në muaj për familjet me ndihmë ekonomike

June 19, 2026
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin turistik të Gjirokastrës

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin turistik të Gjirokastrës

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In