• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA-ja thotë se propozimi për paqe është “përditësuar” për ta mbrojtur plotësisht Ukrainën

by A R
24/11/2025 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet në Gjenevë me Kievin shënuan “përparim domethënës” drejt përfundimit të luftës në Ukrainë dhe kanë rezultuar me një kornizë “të përditësuar dhe ridefinuar” që parasheh sovranitetin e plotë të Ukrainës dhe arritjen e paqes.

Në deklaratën e 23 nëntorit të lëshuar nga Uashingtoni nuk janë përmendur specifika të ndryshimeve që janë bërë në planin e paqes prej 28 pikash që është çuar përpara nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe i cili është kritikuar nga mbështetësit e Kievit, të cilët e kanë konsideruar dokumentin shumë miqësor për Rusinë.

Propozimi amerikan raportohej se përfshinte edhe zvogëlimin e numrit të forcave të armatosura ukrainase dhe njëkohësisht zvogëlim të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka qenë thelbësore në luftën e Ukrainës kundër ushtrisë ruse.

“Bisedimet kanë qenë konstruktive, të fokusuara, të zhvilluara me respekt dhe nënvizojnë përkushtimin e përbashkët për të arritur paqe afatgjatë”, është thënë në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina.

“Diskutimet shënojnë përparim domethënës drejt përafrimit të pozicioneve dhe identifikim të hapave të ardhshëm”.

“Në bisedime është bërë e qartë se çdo marrëveshje e së ardhmes duhet të ruajë sovranitetin e Ukrainës dhe të përcaktojë vetëm paqe të qëndrueshme. Si rezultat i diskutimeve, palët e kanë përpiluar një kornizë të përditësuar dhe të ridefinuar”, është thënë në deklaratë, pa dhënë më shumë hollësi.

Në deklaratë është përmendur edhe që palët janë pajtuar “të jenë në kontakt të ngushtë me partnerët evropianë” të cilët mbesin disa prej mbështetësve me të fuqishëm të Ukrainës.

Vetë Trumpi nuk ka bërë ndonjë koment publik pas takimit.

Bashkë me disa aleatë evropianë të Ukrainës, disa ligjvënës amerikanë – përfshirë disa republikanë – e kanë kritikuar propozimin origjinal, dhe disa e kanë përshkruar si shumë adekuat për Kremlinin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio e ka udhëhequr delegacionin amerikan në bisedimet e 23 nëntorit me zyrtarët ukrainas në Gjenevë, teksa Uashingtoni e ka rritur presionin ndaj Kievit për të pranuar shpejt planin amerikan.

Trump është shprehur i zemëruar me Ukrainën dhe aleatët evropianë që e kanë kundërshtuar propozimin fillestar.

Pas takimit, Rubio ka thënë se është arritur përparim i jashtëzakonshëm dhe që Trumpi është shumë i kënaqur.

Menjëherë pas bisedimeve në Zvicër, Rubio është kthyer në Uashington.

Shefi i delegacionit ukrainas Andriy Yermak – shefi i stafit të presidentit Volodymyr Zelensky– u ka thënë gazetarëve se negociatat kanë shënuar përparim në Gjenevë, dhe që po shkohet përpara drejt arritjes së paqes afatgjatë të cilën populli ukrainas e meriton.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Next Post
Moti i keq goditi juglindjen, ja si paraqitet situata në terren

Moti i keq goditi juglindjen, ja si paraqitet situata në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In