• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SHBA ia ka vlerësuar si non grata…”/ Shano: Kush mbështet koalicionin Berisha-Meta, është kundër interesave kombëtare!

by Java News
02/05/2023 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomisti Dritan Shano ishte sot i ftuar në emisionin “Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV. Shano foli për situatën ekonomike në Shqipëri, por u ndal dhe tek ajo politike. Ekonomisti u shpreh se duhet të ndryshohet elita politike. Kushdo që mendon se Berisha dhe Meta do t’i zgjidhin ngërçet ekonomike apo politike në Shqipëri, thotë Shano, po punojnë kundër interesave të Shqipërisë. Dhe sipas tij interesi i Shqipërisë është të ketë marrëdhënie sa më të mira me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, me të cilat Berisha-Meta nuk kanë marrëdhënie të mira.

“Berisha, Meta dhe kandidatët e tyre, si dhe çdokush që mendon se do gjejë zgjidhje nga martesa Berisha-Meta është duke punuar kundër interesave kombëtare. Interesi i Shqipërisë është një marrëdhënie e mirë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Prandaj të gjithë ata që mendojnë se do ketë një Shqipëri më të mirë me Berishën, Metën dhe ata që i mbështesin është në fakt duke punuar kundër vendit.

Berisha dhe Meta nuk kanë ku të shkojne, nuk kanë alternativë. Ata janë të të detyruar të bëjnë ato që bëjnë. Këlliçi duhet t’i shërbejë interesit kombëtar. Ata që kanë alternativë janë Këlliçi, Boçi, Spahia, që t’i braktisin. A është në interesin kombëtar që ne të avancojmë dhe të nxjerrim në krye të vendit njerëz të cilët SHBA-ja i ka vlerësuar si non-grata, si minues të demokracisë shqiptare? Përgjigjja është jo! Nëse do të shërbesh në politikë, ne publik duhet të bësh sakrifica. Sakrifica që u kërkohet këtyre njerëzve që mbështesin Berishën dhe Metën është pikërisht mosmbështetja e tyre.

Por ata nuk e imagjinojnë ekzistencën e tyre në politikë pa Berishën dhe Metën. E duan ushqimin t’u serviret nga një dorë tjetër. Ne nuk mund të punojmë dhe të mbështesim njerëz që SHBA-ja i ka nxjerrë si non-grata. Berisha dhe Meta sot nuk dalin dot vetë që të kërkojnë votën. Interesi im është i qartë dhe unë dua të jem mik me SHBA-së dhe komunitetin Euroatlantik. Zgjedhja e tyre më largon nga këto interesa”, tha Shano./m.j

Next Post
VIDEO/ Pamje të rënda: Nxënësit rrahin brutalisht nëndrejtoreshën e shkollës, e bëjnë për spital

VIDEO/ Pamje të rënda: Nxënësit rrahin brutalisht nëndrejtoreshën e shkollës, e bëjnë për spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

October 20, 2026
Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

October 20, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

October 20, 2026
Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

October 20, 2026
Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com