• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia sulmon me dronë dhe raketa Kievin, humbin jetën 10 persona, dhjetëra të plagosur

by A R
02/07/2026 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat ruse kanë ndërmarrë një sulm të gjerë me dronë dhe raketa ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit, gjatë natës, duke lënë të paktën 10 viktima dhe shumë të tjerë të plagosur. Ka qenë kryebashkiaku Vitali Klitschko ai i cili konfirmoi numrin e viktimave, duke paralajmëruar se bilanci mund të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet në terren.

Sulmet goditën disa lagje të qytetit, duke shkaktuar zjarre të mëdha, dëmtime të konsiderueshme në ndërtesa banimi, automjete dhe infrastrukturë civile. Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur evakuimin e banorëve nga zonat më të prekura. Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko, akuzoi Rusinë se po shënjestron qëllimisht zonat e banuara. “Armiku po synon qëllimisht lagjet civile dhe po vret qytetarë të pafajshëm”, deklaroi ai.

Një stacion ambulance u godit gjithashtu, duke lënë të paktën një person të plagosur rëndë, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të shuar flakët në disa pika të qytetit, përfshirë edhe një hotel në një bulevard qendror.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se sulmet kishin në shënjestër objekte energjetike dhe infrastruktura ushtarake të Ukrainës, duke i cilësuar ato si përgjigje ndaj sulmeve të fundit ukrainase ndaj objekteve energjetike ruse.

Sulmi erdhi vetëm disa orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Moska po përgatiste një ofensivë ajrore “masive”. Ai ndërpreu vizitën e tij në Dublin dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të strehohen në rast alarmesh.

Ndërkohë, Polonia ngriti në fluturim avionët luftarakë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, duke theksuar se bëhej fjalë për një masë parandaluese për shkak të zhvillimeve pranë kufirit lindor. Autoritetet polake sqaruan se nuk ka pasur sulme në territorin e vendit. Ky është sulmi i parë i përmasave të tilla me raketa dhe dronë nga Rusia ndaj Ukrainës pas më shumë se dy javësh, duke rritur sërish tensionet në luftën që vazhdon prej më shumë se katër vitesh.

Next Post
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com