• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët! Rama: Sigurimet e kujdestarëve të PAK do t’i paguajë shteti

by A R
02/07/2026 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacioni, Delina Ibrahimaj, kanë bërë një bashkëbisedim me një grup pensionistësh këtë të enjte, 2 korrik.

Fjalën e mbajti fillimisht Ibrahimaj, e cila u shpreh bonusi i pensionistëve do të shpërndahet çdo muaj dhe jo vetëm në fund të vitit. Ajo tha se objektivi është që pensioni mesatar të arrijë në 400 euro, ndërsa për pensionistët me vite të pjesshme në 250 euro. Sipas saj, kostoja e kësaj skeme për vitin 2026 është 10.4 miliardë euro.

“Nga 2026 donim që bonusi i pensioneve të mos jepej vetëm në fund të vitit, që lidhet me festat, por vendosëm që ta japim në bazë mujore. Sipas kategorive të ndryshme vendosëm objektivin që pensioni mesatar në fund të këtij mandati të shkonte në 400 euro, për ata me vite të pjesshme, 250 euro.

Në total, për 2026, ka një kosto në buxhet prej 10.4 miliardë eurosh“, tha ajo.

Gjithashtu, ka nisur shpërndarja e bonusit veror prej 5 mijë lekësh për rreth 33 mijë pensionistë.

“Nga sot ka filluar shpërndarja e një tjetër bonusi pensionesh, në vlerën 5 mijë lekësh të rinj. Janë rreth 33 mijë pensionistë që kanë përfituar nga ky bonus dhe që sot përfitojnë edhe bonusin e verës“, tha ajo.

Kryeministri, në fjalën e tij tha se bonusi i ri për pensionistët nuk ka lidhje me zgjedhjet, duke theksuar se vendi nuk ka proces zgjedhor deri në vitin 2029 dhe se mbështetja për pensionistët do të vijojë.

“Qeveria vendosi të japë një tjetër bonus për pensionistët. Ju kujtohet që vitet e shkuara u tha se bonusi po jepej për fushatë. Ne s’kemi fushatë këtë vit, s’kemi zgjedhje deri në 2029. Bonusi nuk ka lidhje me gjë tjetër, veçse me vëmendjen që ju është dhënë vazhdimisht“, tha ai.

Ai shpjegoi se bonusi financohet edhe nga të ardhurat shtesë të buxhetit, të krijuara si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe taksave të mbledhura prej saj.

“Ka një komponent që ne nuk e kishim parashikuar në të ardhurat tona, që ishte rritja e të ardhurave nga rritja e çmimit të naftës. U rrit çmimi i naftës, u rritën të ardhurat nga taksa. Të gjitha ato që janë aty brenda në çmim, për buxhetin e shtetit, të gjithë atë pjesë do ta merrni ju. Dhe ata që u ankuan se u rrit çmimi, të ndihen mirë, se në këtë mënyrë kanë kontribuar, sepse një pjesë e këtij bonusi janë edhe nga ata“, u shpreh ai.

Sipas Ramës, nga të ardhurat shtesë do të përfitojnë jo vetëm pensionistët, por edhe personat me aftësi të kufizuara, për të cilët është dyfishuar ndihma financiare. Kështu, kryeministri njoftoi se shteti do të mbulojë sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.

“E njëjta gjë vlen për kapërcimin e parashikimeve në rritjen e të ardhurave në përgjithësi, të cilat sot janë pjesë e këtij bonusi. Nuk janë vetëm pensionistët, janë edhe personat me aftësi të kufizuara, që prisnin prej kohësh dyfishimin e ndihmës për personat me aftësi të kufizuara. Ju ka takuar më përpara, por mundësitë nuk na e kanë lejuar këtë.

Është vendosur që të gjitha sigurimet shëndetësore dhe shoqërore të kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara do t’i paguajë shteti”, tha ai.

Next Post
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Rama: 15 milionë euro për barnat onkologjike, krijojmë sistem mbrojtjeje nga përmbytjet dhe zjarret

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 months ago

    Në vëmëndje të KM Rama, se mbase edhe mund t’mos ta dijë të vërtetën (nga që ATA POSHTË KANË FRIKË T’JA THONË), se BONUSI I JANARIT, nuk përfshin 100 % të gjithë pesionistet, por më pak se 40%. Pjesa tjetër, mbi 60%, janë të zhgënjyer.
    Sikur u tha sot se nga janari 2027, shtohet përseri bonusi.
    Kjo gjë, do të krijojë REAKSION TË MADH, sepse privilegjohen pakica e pensionisteve, ndersa SHUMICA po prefin dhëmbët.
    Stomaku dhe ilaçet, janë NJESOJ.
    Kjo është bonus.
    Nuk ka lidhje me vjetersitë në punë, apo faktorë të tjerë.
    Dikush duhet t’ja bëjë me dije KM Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com