• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA, 6.5 milionë usd për SPAK dhe BKH, DASH: Do goditen politikanët e korruptuar!

by Java News
31/10/2018 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar reprezalje në politikën shqiptare. Pas deklaratës së zv/ambasadorit Daniel Koski, edhe vetë Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të qartë se nuk do ketë asnjë tolerim ndaj të korruptuarve në administratë dhe politikën shqiptare. Senati amerikan ka vulosur planin e asistencës për Shqipërinë gjatë vitit 2019 dhe fokusi kryesor është reforma në drejtësi e lufta ndaj korrupsionit. Sipas një dokumenti të DASH, amerikanët vitin që vjen do të akordojnë rreth 6.5 milionë dollarë fonde, një pjesë e të cilave do shkojë për SPAK dhe BKH.

Ambasadorë, eurodeputetë dhe zyrtarë të lartë gjithmonë kanë kërkuar ngritjen e SPAK, por asnjëherë nuk ka pasur një datë fikse për ngritjen e saj. Por së fundmi janë dhënë sinjale se viti 2019 do sjellë goditje në nivele të larta. Gazeta ka bërë të ditur sot se është zhbllokuar KLP, ndërkohë që dhe për amerikanët viti 2019 do sjellë zyrtarizimin e SPAK. “SHBA do të ndihmojnë në ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, në rritjen e kapaciteteve të prokurorëve, gjykatësve e hetuesve për zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë.

Do të ketë asistencë në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili do të mbikëqyrë punën e prokurorëve në zbatim të standardeve etike dhe profesionale. Me anë të trajnimit dhe mbikëqyrjes së specializuar, fondet do të mbështesin krijimin dhe vënien ne punë të Byrosë Kombëtare të Hetimit për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në një dokument të DASH. Po ashtu më tej bëhet e ditur se do të punohet fort që reforma në drejtësi të zbatohet deri në fund. “Këto programe do të ndihmojnë menaxhimin, trajnimi, politikat dhe reformën institucionale në sektorin e drejtësisë dhe rendit ligjor”, thuhet aty.

Bie plani PD-LSI

Fakti që amerikanët e kanë fokusin te lufta ndaj korrupsionit, ngritja e SPAK dhe zbatimi i reformës, tregon qartë se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar. Shpresat e PD dhe LSI ishin se me largimin e ambasadorit Donald Lu ambasada do ndiqte një tjetër politikë. Madje Basha propozoi zhbërjen e reformës dhe nisi lobimet për të goditur Donald Lu, duke e akuzuar si të lidhur me Soros. Me këtë dokument i gjithë plani i opozitës bie totalisht. SHBA do të punojë fort që SPAK e BKH të ngrihen, ndërsa më pas do të ketë luftë ndaj korrupsionit.

Pra ambientet janë siguruar dhe ajo që nevojitet janë vetëm pajisjet që do të sjellë FBI dhe Bashkimi Europian. Ndryshe nga sa politika shqiptare po përpiqet që të vonojë sa më shumë SPAK dhe BKH, për amerikanët vitit 2019 do të sjellë ndryshime të shumta në vendin tonë. Plani është që rreth muajve janar ose shkurt SPAK dhe BKH të jenë gati. Fillimisht do ngrihen KLP e KLGJ dhe më pas menjëherë nisi ngritja e SPAK. Më herët ishte zv/ambasadori amerikan që bëri një deklaratë të fortë, ndërsa tani e mbështet dhe DASH. Kjo tregon se era e arrestimeve po afron.

a.ç

Next Post
Presidenti i ri brazilian: Do liberalizojmë armët

Presidenti i ri brazilian: Do liberalizojmë armët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In