• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shans i mirë pune e kërkesë e lartë”, Rama liston projektet teknologjike: Janë rrugë e shtruar për…

by A R
29/01/2025 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të realizohen një sërë projektesh me fokus teknologjinë në vend. Kështu ka deklaruar sot kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tek Instituti Harry Fultz, për të cilin theksoi se tashmë do japë të njëjtat shanse studimi e pune si ai në Manchester.

“Diplomë 100% e barazvlefshme me Institutin e Teknologjisë së Manchesterit, por duke zhvilluar mësimet dhe praktikat në Tiranë. Është një kantier i hapur me shujmë projekte që po marrin formë dhe patjetër që këtu ka një rol të madh edhe vizioni, ambicia e vetë aktorëve, në këtë rast përfaqësuesve të Harry Fultz. E deshën këtë zhvillim, jemi takuar 16 muaj më parë, kur na e kanë prezantuar këtë ide dhe shprehur këtë ambicie duke kërkuar mirëkuptim për mbështetjen tonë. Sot këtu, kremtojmë këtë moment të zyrtarizimit të këtij programi dhe të hapjes së rrugës për aplikime, për të nisur me studimet në Institutin në këtë kampus, duke filluar nga sezoni i ardhshëm akademik. Të gjithë nxënësve u ka prirë mirë jeta që kanë ardhur në këtë derë, dhe shfaqet kjo mundësi për të vazhduar e thelluar studimet po këtu, por duke u bërë edhe amerikanë në profesion”, tha Rama.

Më tej, u bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët tek qendra “TUMO”.

“Falë kontributit të këtij fondacioni shqiptaro-amerikan, se ju e njihni si ai që grabiti Butrintin, kështu që kur të shkoni në Sarandë për pushime, mos shkoni më aty se nuk është më, janë marrë gurët e vjetër dhe janë çuar hava. Unë këtu përfitoj nga rasti të sjell në vëmendje se ju jeni të rritur për këtë që do them, tek Piramida zhvillohet një praktikë e jashtëzakonshme e futjes së fëmijëve në teknologji, me programe dhe sukses të jashtëzakonshëm. Është një program i marrë nga jashtë që zbatohet 100% edhe këtu, i qendrës TUMO. Të gjithë ata që i kanë fëmijët nga 12-18 vjeç janë të ftuar ta shikojnë këtë program sepse pranimet bëhen falas sepse ka një marrëveshje mes fondacionit dhe bashkisë Tiranë, për të gjithë ata që kanë vullnetin dhe talentin për atë punë.”

Rreshtoi projektet e kësaj natyre në Tiranë dhe qytetet e tjera.

“Do të përfundojë parku i madh teknologjik “Durana Tech Park”, hapësirë e re me legjislacion të posaçëm që do tërheqë shumë kompani apo start up-e. Është horizont i ri, ashtu siç do jetë ajo në qendër të Vlorës, ku një godinë dikur e papërdorur në mes të sheshit po transformohet në një hapësirë që do vihet në funksion të teknologjisë. Në Shtator hapen e dyert e shkollës ekselente franceze me metodologji inovative, paralalisht edhe Liceun Francez për Teknologjinë në Korçë, që po e ndjekim me Presidentin e Francës dhe që është zotim i bërë ndaj një komuniteti qytetarësh në Korçë. Do vazhdojmë me TUMO-t në Shkodër dhe Elbasan.”

Sipas kryeministrit, kjo nismë është “rrugë e shtruar” për të gjithë ata që duan të punësohen në këtë fushë, me një sistem të mirëpaguar. “Kërkesa e sipërmarrjes shqiptare për punonjës me dije në teknoogji është e lartë”, nënvizoi ai.

Next Post
Kultura dhe Ekonomia në një ministri, Zhupa: Zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu. Udhë të mbarë Elva Margariti

Zhupa akuza mazhorancës: Doni të blini vota me Paketën e Maleve, po jepni grante elektorale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In