• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shalsi letër Ilir Metës: Kuvendi po degradon!

by A R
12/05/2016 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Eduard Shalsi i ka nisur nje leter kryetarit te Kuvendit Ilir Meta dhe kryetareve te grupeve parlamentare, ku kerkon mbrojtjen e rregulloress e Kuvendit dhe fokusimin te rendi i dites. Ne lete thuhet:

“Thellësisht i shqetësuar dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie, po Ju drejtohem në lidhje me zhvillimin e seancave parlamentare, të cilat në opinionin tim po degradojnë gjithnjë e më shumë duke dëmtuar rëndë rolin dhe funksionimin e institucionit demokratik suprem që përfaqëson shqiptarët.

Po më bëhet gjithnjë e vështirë pjesëmarrja me kohë të plotë në seancat parlamentare, e lëre më pastaj të marr fjalën për të diskutuar, për shkak të mungesës së dukshme të etikës, të rregullit dhe disiplinës minimale parlamentare, ndërkohe që vijoj intensivisht dhe me përkushtim maksimal punën në Komisionin e përhershëm parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, si dhe në të gjitha aktivitetet e tjera parlamentare brenda dhe jashtë vendit, në përmbushje të përgjegjësive që burojnë nga të qenit i zgjedhur i popullit.

Më duhet të sqaroj se nuk kam kurrfarë droje nga debati parlamentar, paçka se më bezdis deri në neveri debati banal dhe gjuha vulgare që rëndom ndeshet në seancat parlamentare.

Nuk kam asnjë problem me pikëpamjet e kundërta dhe nuk më shqetësojnë aspak përplasjet e ashpra të mendimeve të ndryshme, por ndjej përbuzje me abuzimin dhe të folurit vend e pa vend të individëve të veçantë në foltoren e Parlamentit.

Duke vërejtur me shumë keqardhje që po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë fakti që ndërsa në rendin e ditës kemi projektligje të caktuara, në Seanca Parlamentare flitet për gjithshka tjetër përveçse projektligjeve në fjalë, çka përveçse në shkelje të Rregullores nuk përputhet aspak, as me funksionin e Kuvendit dhe as lejon publikun të kuptojë opinionet, qëndrimet, si dhe arsyet se përse këto ligje diskutohen dhe, për pasojë, miratohen ose jo.

Por, e konsideroj si të papranueshme atë që po ndodh në seancat parlamentare, të pashëndetshme për demokracinë parlamentare, krejtësisht të dëmshëm për imazhin dhe reputacionin e Parlamentit dhe aspak të dobishme qytetarët shqiptarë.

Janë të shumtë shqiptarët që do të donin të dëgjonin prej nesh se çfarë mendojmë, si i gjykojmë dhe analizojmë ligjet, kë dëgjojmë, me cilët konsultohemi, sa hapësirë i japim specialistëve kur vendosim për ligjet, si i llogarisim përfitimet që ligjet e reja sjellim apo pasojat e atyre të vjetra etj., etj. Por e kanë të pamundur përsa kohë ne në vend të flasim për rendin e ditës flasim për gjithshka që nuk ka lidhje me të.

Ka një parashikim të veçantë tek rendi i ditës së punimeve të Kuvendit në Seance Parlamentare, të sanksionuar në një pikë të veçantë, që quhet diskutim i lirë dhe çdo deputet mund të flasë për çdo lloj çështje jashtë rendit të ditës që e konsideron si të rëndësishme. Gjithkush nga ne mund dhe duhet ta përdorë këtë hapësirë për të folur për tema që e shqetësojnë. Nëse është vetëm 60 minuta ejani të ndryshojmë Rregulloren dhe ta bëjmë 120 min, 240 min, apo edhe më shumë nëse do të duhet.

Më lejoni t’Ju drejtohem me kërkesën e rivendosjes së rregullit të proçedurës parlamentare për të zbatuar rigorozisht rendin e ditës që nuk privon aspak asnjërin prej nesh të flasë për gjithshka do jashtë rendit, por që këtë ta bëjë në hapësirën e rezervuar si diskutim i lirë.

Jam i bindur që në këtë mënyrë nuk do të vazhdojë rënia përditë e më shumë e interesit të shqiptarëve për të ndjekur seancat parlamentare, dhe për pasojë për t’u përfshirë në jetën parlamentare, si dhe do të hedhim një hap të rëndesishëm në rritjen e besimit të qytetarëve te Parlamenti si dhe në rritjen e cilësisë së debatit parlamentar.” (javanews.al / a.r)

Next Post

Vishaj: Çfarë reforme? KLD emëron ende kryetarë gjykatash me kurs 6-mujor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In