• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

by E B
02/03/2026 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rajoni i Lindjes së Mesme është përfshirë nga një valë e re dhe e rrezikshme konflikti. Pas sulmeve të koordinuara nga SHBA dhe Izraeli ndaj objektivave strategjikë në Iran, Teherani është përgjigjur me një ofensivë të gjerë raketore. Sulmet kanë goditur pika kyçe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Liban dhe Erbil të Irakut, duke shënjestruar prezencën diplomatike dhe ushtarake amerikane.

​Adelina Dervishleri, një shtetase shqiptare që jeton prej 15 vitesh në qytetin e Erbilit, rrëfeu në një intervistë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun, tmerrin e netëve nën bombardime.

​Ndonëse Adelina ka parë trazira të shumta gjatë 15 viteve në Irak, ajo thekson se këtë herë gjithçka është ndryshe. “Për momentin situata është jo e mirë. Sot në mëngjes ka pasur shumë bombardime dhe sulme me raketa në aeroport. Situata është shumë e ndërlikuar”.

Përveç rrezikut nga qielli, banorët po përballen me një krizë të rëndë humanitare. Që prej datës 27 shkurt, energjia elektrike dhe uji i pijshëm mungojnë pothuajse totalisht. “Furnizohemi vetëm dy orë me drita, nga ora 12 e natës deri në orën 2 të mëngjesit”, tregon Adelina.

Përshkrimet e saj për momentet e sulmit janë tronditëse. ​“Sulmet kanë ndodhur shumë afër zonës ku banoj. Sa dhe vila dridhej nga bombardimet. Jam ngjitur lart në tarracë, ishte katastrofë t’i shikoje, raketat vinin si zogj që fluturonin. Dukeshin edhe shpërthimet.”

​Sipas dëshmisë së saj, objektivat kryesore të raketave iraniane kanë qenë pikat strategjike. “Dje në darkë kanë sulmuar konsullatën amerikane në Erbil. Dje dhe sot ka pasur sulme drejt aeroportit. Unë jetoj rreth 20 minuta larg aeroportit”, thotë ajo.

​Edhe pse qyteti ka qenë historikisht i sigurt për shkak të pranisë së ambasadave, këtë radhë Adelina thotë se “nuk ka asnjë garanci”. Gjatë ditës jeta duket sikur vijon në një qetësi të rreme, por pas orës 20:00 gjithçka ndryshon. “Policët apelojnë të rrimë mbyllur dhe të mos dalim jashtë. Raketat dëgjohen shumë gjatë natës.”

​​Nga një komunitet prej mbi 50 shqiptarësh që kanë qenë dikur në atë zonë, pothuajse të gjithë janë larguar. Adelina tregon se ka mbetur edhe një mik i saj shqiptar që punon në aeroport, i cili është në dilemë për t’u kthyer në Shqipëri për shkak të rrugës së gjatë tokësore.

​Për Adelinën, vendimi është marrë: ajo do të kthehet në Shqipëri. “Nga kompania e punës na kanë lënë të lirë kush mundet të largohet. Mua më jepet mundësia me rrugë tokësore. Ata që janë nga Filipinet, India apo Pakistani nuk munden. Aeroporti nuk është më në funksionim, por nesër do të kthehem në rrugë tokësore, nga Kurdistani dhe Turqia.”

​​Pavarësisht se punon në një hotel që ka strehë mbrojtëse dhe ku puna vazhdon për turistët, frika mbetet konstante. “Frika më e madhe është se nuk dihet se ku mund të hidhen raketat. T’i shikosh raketat mbi kokë…”

​Në mbyllje të rrëfimit, Adelina nuk i mbajti dot lotët kur u pyet për familjen në Shqipëri. “Janë shumë të shqetësuar…”, tha ajo mes ngashërimit, duke premtuar se do të njoftojë sapo të nisë rrugëtimin e vështirë drejt atdheut, me shpresën se nëse situata rregullohet, një ditë mund të kthehet përsëri në vendin ku jetoi për 15 vite.

Next Post
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com