• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

by E B
02/03/2026 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtuesi i policisë Mit’hat Havari foli për protestën opozitare të së shtunës, e cila shkaktoi përplasje mes protestuesve dhe forcave policore. Në lidhje me këtë konfrontim, zoti Havari u shpreh: “Unë mbështes Policinë e Shtetit. I njoh të dyja forcat politike. Të njëjtat gjëra kanë bërë, por më shumë ka bërë kjo që është sot në opozitë, që e ka shkatërruar policinë”.

Sipas tij, në protestat e fundit nuk ka qenë policia e dhunshme, por opozita. “Këto janë protesta të dhunshme, nuk janë protesta të lehta. Ndodhin protesta në perëndim, por nuk i bëjnë forca politike. I bëjnë sindikatat, kurrë forcat politike. Këto ndodhin vetëm te ne, si një vend i pazhvilluar që jemi me probleme të thella”, tha ai në A2.
Sa për kundërpërgjigjen e policisë, Havari shtoi: “Kanë dhe momente paniku, janë qenie njerëzore, sepse në qoftë se ata do lënë të futen në kryeministri, do thonë pastaj janë të paaftë. Atëherë në këto kushte janë të detyruar dhe ta tejkalojnë ndonjëherë të drejtën e kompetencave që jep ligji, e teprojnë. Unë nuk e mohoj. Ka mundësi që edhe kanë tepruar me lotsjellës edhe me ujë”.

Havari gjithashtu vlerëson që policia e shtetit është në gjendjen që është edhe për shkak të mënyrës se si është shfrytëzuar ajo. “Është struktura më e keqpërdorur në 35 vjet, më e keqpaguar dhe më e keqmenaxhuar. Është struktura që s’ka pasur asnjëherë garancinë që nuk lëviz nga vendi i punës”.
Në lidhje me shkarkimin e Ilir Prodës, ish-Drejtorit të Përgjithshëm te Policisë së shtetit, Havari beson që shkarkimi i tij vjen si rezultat i një akumulimi dhe jo specifikisht me sulmin ndaj ish-vilës së diktatorit Hoxha.

“Akuza ngelet akuzë derisa të provohet. Mund të ketë diçka, por besoj që është pritur rasti”.

Ai gjithashtu komenton kryetarin e opozitës, Sali Berishën duke e konsideruar sulmin ndaj ish-vilës së diktatorit Hoxha, si sulm ndaj shtëpisë së vet shpirtërore.

“Ky që drejton sot opozitën është shumë i djallëzuar. Udhëheqësi sot i opozitës në atë shtëpi ka ngrënë bukë. Ajo është shtëpia shpirtërore e tij dhe me traditë dhe me zakon, ai nuk duhej ta godiste”.

Next Post
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com