• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vishaj: Çfarë reforme? KLD emëron ende kryetarë gjykatash me kurs 6-mujor

by A R
12/05/2016 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë flet për JAVAnews në emër të organizimit të avokatëve. Vështirësitë e sistemit, mangësitë e mëdha, strukturat paralele, që parashikohen të ngrihen dhe ku janë pikat e dobëta të kësaj Reforme…

 Intervistoi Ben Andoni

Avokati Sajmir Vishaj është i bindur se kjo që po bëhet me Reformën e Drejtësisë është e tepruar, pikë së pari ngaqë mungon serioziteti për ta çuar deri në fund, por nga ana tjetër të dy partitë politike kanë interesa për të mbajtur Gjykatat nën kontroll. Në një farë mënyre, ai thekson se janë po të njëjtët njerëz që do e realizojnë, por më e keqja që nënvizon është se: ende ekzistojnë gjyqtarët me kurse 6-mujore, që bëjnë ligjin. “Ka një pleksje midis gjyqtarëve të politizuar apo ata me 6 mujor kurs pa bërë as shkollën e mesme. Jemi në 2016 edhe KLD po vazhdon të promovojë kryetarë gjykatash pikërisht njerëz me 6 muaj kurs!!!”

Po shqetësimi nuk mbaron këtu, pasi në sistem ka ende gjyqtarë që kanë qenë të dënuar dhe promovohen. Sipas tij, duhet të ndryshojë mentaliteti dhe jo të bëhen struktura të pafund, që kontrollojnë njëra-tjetrën. “Unë, nuk e shikoj ngritjen e strukturave si një shpëtim të sistemit të drejtësisë, por këtu duhet një mekanizëm për të ndryshuar mentalitetin e këtij sistemi krejtësisht të kalbur”.

Dhe problemi që ngre është i thjeshtë por shumë domethënës dhe lidhet me përvojat e individëve që e përfaqësojnë Drejtësinë Shqiptare. “Nuk mund të imagjinohet që një studente 22 vjeç mbaron edhe 3 vjet magjistraturë dhe 26-vjeçe del gjyqtare dhe prokurore, ndërkohë që avokati del fill me mbarimin e shkollës 1-vjeçare pra 23 vjeç!!!”, thotë Vishaj për Javanews.

Ndërkohë që prania e të huajve jo vetëm nuk e bezdis, por e shikon me shpoti, duke sqaruar se në shumë fusha të zhvillimit të vendit roli i të huajve është determinant, sepse ne jemi mësuar që hallet të na i zgjidhi bota…Reforma e parë në sytë e tij është në një rrugë jo të mirë dhe shembujt që përcjell, edhe pse janë shumë të thjeshtë, e vërtetojnë këtë.

Si e shikoni, në emër të strukturës së avokatëve të vendit, krijimin e shumë strukturave në draftin e Reformës së Drejtësisë? A do të pengojë ajo në një farë mënyre mbarëvajtjen e kësaj reforme themelore për fatet e vendit?

“Çdo përpjekje për një Reformë në Drejtësi duhet përshëndetur. Ka ardhur një moment që në Shqipëri qytetarët kërkojnë me emergjencë ndryshime kushtetuese, që do të sjellin një reformë rrënjësore në sistemin e drejtësisë. Nëse ekspertët kanë mendimin se krijimi i strukturave do të sjell një reformim të këtij sistemi, tashmë “pa emër” se nuk mund ta përkufizosh drejtësi, jam i mendimit se ja vlen të krijohen këto struktura. Por, ajo që unë ngelem pesimistë lidhet me dy momente: Së pari, a do të jenë këta njerëzit që kemi deri më sot, që nga njëra anë janë të korruptuar dhe nga ana tjetër ka një pleksje midis gjyqtarëve të politizuar apo ata me 6 mujor kurs pa bërë as shkollën e mesme. Jemi në 2016 edhe KLD po vazhdon të promovojë kryetarë gjykatash pikërisht njerëz me 6 muaj kurs!!! Ndërkohë, që së dyti kemi në radhët e gjyqësorit njerëz me precedentë penalë, siç është rasti i një gjyqtari në Gjykatën e Krimeve të Rënda i arrestuar në vitet ‘80 për përdhunim seksual nga hetuesia e Durrësit? Pra, unë, nuk e shikoj ngritjen e strukturave si një shpëtim të sistemit të drejtësisë, por këtu duhet një mekanizëm për të ndryshuar mentalitetin e këtij sistemi krejtësisht të kalbur . Ka shumë rrugë të tjera, që ne mendojmë se e shpëtojmë këtë sistem që nga mosha apo përvoja e gjyqtarëve apo prokurorëve për t’u emëruar pasi nuk mund të imagjinohet që një studente 22 vjeç mbaron edhe 3 vjet magjistraturë dhe 26-vjeçe del gjyqtare dhe prokurore, ndërkohë që avokati del fill me mbarimin e shkollës 1-vjeçare pra 23 vjeç!!!”.

A ju duket normale përfshirja e të huajve në këtë reformë dhe insistimi i tyre deri në grupet parlamentare dhe ato partiake?

“Për sa i përket të huajve, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nga njëra anë Shqipëria është e mësuar qoftë klasa politike por edhe qytetarët që hallet tona të na i zgjidhi bota, por në këto momente, kur Shqipëria kërkon të hapë negociatat me BE-në dhe me këtë sistem të kalbur  nuk krijohet asnjë klimë e përshtatshme për të hyrë në familjen e BE-së, mendoj se roli i të huajve është determinant, pasi klasa politike ka frikë nga Reforma për vetë korrupsionin që e ka përfshirë administratën shtetërore.

 

Çfarë shikoni si Thembrën e Akilit në këtë reformë, nisur nga përvoja juaj e përballjes me sistemin e drejtësisë?

“Për sa i përket Thembrës së Akilit, që Ju përmendni, mendoj se palët nuk do të kenë asnjëherë dakortësi për këtë gjë pasi nuk dëshirojnë, së pari që kjo reformë të jetë një zëvendësim emrash dhe së dyti kërkojnë të mbajnë monopolet në emërimet në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese”.

—————————————————————————**

Sistemi i Drejtësisë është krejt i kalbur

Ka dy momente, së pari, a do të jenë këta njerëzit që kemi deri më sot, që nga njëra anë janë të korruptuar dhe nga ana tjetër ka një pleksje midis gjyqtarëve të politizuar apo ata me 6 mujor kurs pa bërë as shkollën e mesme. Jemi në 2016 edhe KLD po vazhdon të promovojë kryetarë gjykatash pikërisht njerëz me 6 muaj kurs!!! Ndërkohë, që së dyti kemi në radhët e gjyqësorit njerëz me precedentë penalë, siç është rasti i një gjyqtari në Gjykatën e Krimeve të Rënda i arrestuar në vitet ‘80 për përdhunim seksual nga hetuesia e Durrësit? Pra, unë, nuk e shikoj ngritjen e strukturave si një shpëtim të sistemit të drejtësisë, por këtu duhet një mekanizëm për të ndryshuar mentalitetin e këtij sistemi krejtësisht të kalbur .

Next Post

Dështon operacioni, i shpërthen gjoksi (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’, Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin

Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’, Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin

April 24, 2026
Irani mohon negociatat me SHBA-në në Islamabad, akuzon mediat amerikane për përhapje informacioni të rremë për bisedime të reja

Irani mohon negociatat me SHBA-në në Islamabad, akuzon mediat amerikane për përhapje informacioni të rremë për bisedime të reja

April 24, 2026
Negociatat/ Trump: Ora po troket për Iranin. Teherani s’ka kohë më!

Trump zbulon lëvizjet e fundit të Iranit: Do të na paraqesë një propozim, por do ta shohim

April 24, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Presidenti Macron synon të largohet nga politika vitin e ardhshëm

April 24, 2026
“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

April 24, 2026
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës shpjegon arsyet se çmimi i naftës në Kosovë rezulton më i ulët se në Shqipëri

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës shpjegon arsyet se çmimi i naftës në Kosovë rezulton më i ulët se në Shqipëri

April 24, 2026
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

April 24, 2026
Netanyahu: E fsheha kancerin e prostatës nga publiku për shkak të luftës me Iranin

Netanyahu: E fsheha kancerin e prostatës nga publiku për shkak të luftës me Iranin

April 24, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

April 24, 2026
Drejtoria e Burgjeve: Një i dënuar me burgim të përjetshëm u transferua nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, iu gjet dhe lëndë narkotike

Drejtoria e Burgjeve: Një i dënuar me burgim të përjetshëm u transferua nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, iu gjet dhe lëndë narkotike

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In