• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’fitohet me Amerikën kundër”/ Zogaj: Berisha e mori përgjigjen për betejën e sedrës me SHBA, ngritja e opozitës…!

by Java News
15/05/2023 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezultati i zgjedhjeve lokale 2023 në vendin tonë, po shkon drejt fundit, ndërsa partia Socialiste ka fituar shumicën e bashkive.

Në një intervistë për News24, Presidenti i Institutit Pashko, Preç Zogaj, tha se në këto zgjedhje janë vënë re ndër të tjera, disa rekorde. Ai tha se tashmë është e dukshme që PS ka fituar thellë, e ndërsa opozita ka humbur thellë.

“Tashmë është e dukshme se PS ka fituar thellë, dhe opozita ka një humbje po aq të thellë. Opozita është tërhequr që të presë numërimin e votave. Që tani zgjedhjet kanë nxjerrë në pah rekorde që nuk kanë ekzistuar më parë.

Rekordi i parë ka të bëjë me pjesëmarrjen e ulët, nuk kemi një rast të tillë në histori. Me zgjedhje me garë të kemi një pjesëmarrje kaq të ulët. Në zgjedhjet e djeshme kanë munguar rreth 200 mijë njerëz, pra 200 mijë njerëz më pak se në 2021. Këta mund të kenë qenë votues të opozitës. Pra ndërsa i duhet të shtonte 100 mijë për të siguruar fitoren, ka humbur 200 mijë. Rekord tjetër është rezultati dhe opozita dhe po të kishte dalë e bashkuar, me këto rezultate që kemi deri tani, nuk do ishte fituese”, u shpreh ai.

Ndërkohë Zogaj tha se ringritja e opozitës kërkon më shumë sesa një bashkim mekanik, dhe se rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet të shërbejë si një reflektim i thellë.

“Ka një problem të madh. Ringritja e opozitës si forcë fituese kërkon diçka më shumë se një bashkim mekanik. Mendoj se kjo duhet kuptuar dhe reflektuar thellë, sepse është një absurditet që të synosh të fitosh zgjedhje pa rinovim, pa reformim dhe me një betejë qendrore, e cila ka qenë beteja e sedrës, e Sali Berishës dhe e sfidës me SHBA.

Kjo mori përgjigje, dhe është kuptuar kjo betejë dhe nga ata që kanë munguar nga rezultatet. Pra Berisha u ka kërkuar shumë demokratëve, që të bëhen pjesë të zgjedhjes dhe të një problemi që është i tij. Duket qartë se nuk është e mundur për asnjë lider, që problemet personale që mund të ketë me partnerin strategjik apo dhe me drejtësinë shqiptare, nuk mund të zgjidhen duke përfshirë njerëzit, sepse kështu u bën dëm edhe zgjedhësve”, tha ai.

Po ashtu, Zogaj ka komentuar edhe fitoren e PS në Shkodër, dhe fitoren e Fredi Belerit në Himarë.

“Rezultati i Shkodrës është më emblematik i zgjedhjeve që tregon një trend votimi që është përcaktuar nga shumë faktorë. Tregon se zgjedhjet kanë qenë më komplekse sesa zgjedhje të thjeshta vendore. Zgjedhësve u bashkohet edhe figura e kandidatit, i cili është një person i njohur që ka qenë i respektuar në funksionet që ka kryer. Ka punuar me të dyja qeveritë, pra ka qenë një gjetje e qëlluar Benet Beci. Por nuk është vetëm kandidati që përcakton këtë, por është dhe vetë atmosfera në Shkodër.

Një pjesë e qytetarëve nuk kanë dalë fare në zgjedhje. Për këtë arsye ose kanë ndryshuar votën ose kanë qëndruar në shtëpi duke munguar derisa opozita të rivendoset në aksin dhe hullinë, ose busullën me të cilën ka lindur, që është busulla perëndimore.

Himara është rezultat befasues sepse kontraton me trendin e votave në atë zonë, por dhe për faktin se kandidati ishte pjesë e një zhurme të madhe politike për shkak të deklaratave të tij dhe arrestimit të tij. Në rastin e Himarës viktimizimi i kandidatit ka ndikuar për të galvanizuar elektoratin dhe për ta bërë më aktiv. Është rast i dytë, i pari ka qenë Azgan Haklaj i PD në 2001, në Tropojë, i cili ka fituar zgjedhjet duke qenë në burg. Tani duhet të shikohet se cila është e vërteta e tij, SPAK do shprehet”, tha Zogaj./m.j

Next Post
Fitoi bashkinë nga burgu, VOA: Belerin mund ta shkarkojë Këshilli i Ministrave pa pritur vendimin e gjykatës

Fitoi bashkinë nga burgu, VOA: Belerin mund ta shkarkojë Këshilli i Ministrave pa pritur vendimin e gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
Gazetari: Protestat kanë kosto të madhe ekonomike, 5.4 miliardë dollarë ndikim

Gazetari: Protestat kanë kosto të madhe ekonomike, 5.4 miliardë dollarë ndikim

June 24, 2026
Protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

June 24, 2026
Gonxhja publikon bilancin e pagave: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

Gonxhja publikon bilancin e pagave: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

June 24, 2026
REL: Mes bastisjeve dhe falënderimeve për Rusinë, Serbia heton “topin zanor”

REL: Mes bastisjeve dhe falënderimeve për Rusinë, Serbia heton “topin zanor”

June 24, 2026
Rekord kartonësh në Botërorin 2026! 94 lojtarë rrezikojnë pezullimin para fazës eliminatore

Rekord kartonësh në Botërorin 2026! 94 lojtarë rrezikojnë pezullimin para fazës eliminatore

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In