• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ‘falen’ më shoferët e rinj! PS ashpërson Kodin Rrugor: Zero alkool dhe goditje për shkelësit serialë

by A R
08/05/2026 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ngjarjes tragjike të Durrësit, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër, është shtuar vigjilenca nëpër rrugët e vendit sa i takon respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ashtu siç e paralajmëroi në Kuvend, Partia Socialiste ka propozuar sot, 8 maj, disa amendamente që lidhen pikërisht me Kodin Rrugor. Propozime që synojnë ashpërsimin e masave ndaj shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Sipas dokumentit, drejtimi i mjetit pa leje drejtimi do të sjellë jo vetëm përgjegjësi penale, por edhe shtyrje me 1 deri në 2 vite të së drejtës për t’u pajisur me patentë, sidomos për të miturit.

Për drejtuesit e rinj me leje “B” (deri në 24 muaj), parashikohen kufizime më të rrepta: alkool zero në gjak, shpejtësi më e ulët e lejuar dhe ndalim i drejtimit natën pa shoqërues me përvojë. Shkeljet do të shoqërohen me gjoba, pezullim patente dhe humbje pikësh.

Ndryshimet prekin edhe përdorimin e telefonit gjatë drejtimit, duke e ndaluar edhe për biçikleta, motomjete dhe monopatina elektrike, si dhe ashpërsim të gjobave për shkelje të rënda të sjelljes në rrugë. Një tjetër masë e fortë parashikon heqjen e përhershme të lejes së drejtimit për shkelësit “serialë”.

Amendamenti i PS për ndryshimet në Kodin Rrugor —> Shkarko këtu

Pjesë kyçe nga dokumenti:

“Drejtuesit të mjetit, i cili konstatohet duke drejtuar mjetin pa qenë i pajisur me leje drejtimi, përveç përgjegjësisë sipas legjislacionit penal në fuqi, i shtyhet për një periudhë prej 1 (një) viti e drejta për t’u pajisur me leje drejtimi pranë sistemit të autoshkollave, si masë administrative ndëshkuese.

Kur drejtuesi i mjetit është i mitur, afati për t’u pajisur me leje drejtimi pranë sistemit të autoshkollave shtyhet për një periudhë 2-vjeçare nga momenti kur i lind kjo e drejtë sipas legjislacionit në fuqi.

Organet e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor kujdesen për evidentimin e kundërvajtësve dhe kryerjen e procedurave përkatëse të regjistrimit në sistem.”

“Drejtuesit e mjeteve, të cilët janë pajisur me leje drejtimi të kategorisë ‘B’ brenda 24 (njëzet e katër) muajve të fundit, i nënshtrohen këtyre kufizimeve të posaçme:

a) kufiri i lejuar i alkoolit në gjak është 0.0‰;

b) shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/orë në autostrada dhe rrugë interurbane kryesore, si dhe 80 km/orë jashtë qendrave të banuara;

c) ndalohet drejtimi i mjetit nga ora 24:00 deri në orën 06:00 pa praninë e një drejtuesi shoqërues, i pajisur me leje drejtimi prej të paktën 3 (tre) vjetësh;

ç) mosrespektimi i kufizimeve të përcaktuara në këtë pikë dënohet me gjobë administrative nga 5 000 (pesë mijë) lekë deri në 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, si dhe merret masa plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit për 1 (një) muaj dhe heqja e pikëve sipas përcaktimeve të akteve nënligjore në fuqi;

d) pas përfundimit të periudhës së provës prej 24 (njëzet e katër) muajsh pa shkelje, kufizimet hiqen automatikisht. Për drejtuesit e mjeteve, të cilët gjatë një viti konstatohet se kanë kryer dy shkelje të normave të sjelljes ose të kufizimeve të përcaktuara në këtë pikë, si dhe u janë hequr të paktën 10 (dhjetë) pikë, periudha e kufizimeve zgjatet edhe me 1 (një) vit.”

“Ndalohet gjithashtu përdorimi i telefonit celular të mbajtur me dorë gjatë drejtimit të mjeteve të tjera, përfshirë biçikletat, motomjetet deri në 50 cc dhe monopatinat me motor.

Mbajtësi i lejedrejtimit të mjetit, të cilit gjatë lëshimit ose rinovimit të lejedrejtimit i është vendosur kushti për korrigjimin e të metave organike ose të aftësive të ulëta anatomike a funksionale nëpërmjet syzeve optike ose aparateve të tjera të caktuara, është i detyruar t’i përdorë ato gjatë drejtimit të mjetit.”

“Kur nga verifikimet e parashikuara në pikat e këtij neni rezulton një vlerë alkoolike më e lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjakun e drejtuesit të mjetit dhe ky drejtues është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur, në rast përsëritjeje merret masa e heqjes së lejes së drejtimit përgjithmonë.”

Next Post
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Karburantet pësojnë tjetër ulje, bie me 3 lekë çmimi i naftës, me 1 lekë ai i benzinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja në Sarandë/ 10 persona hynë me forcë në lokal, konflikt me një të ri. Biznesmeni u qëllua me plumb në kokë

Vrasja në Sarandë/ 10 persona hynë me forcë në lokal, konflikt me një të ri. Biznesmeni u qëllua me plumb në kokë

May 8, 2026
Humbje të rënda për Laburistët në Britani në zgjedhjet lokale, Starmer: Nuk do të tërhiqem

Humbje të rënda për Laburistët në Britani në zgjedhjet lokale, Starmer: Nuk do të tërhiqem

May 8, 2026
I shtruar në spital, Rudy Giuliani kërkon ndihmë për pagesën e faturave mjekësore

I shtruar në spital, Rudy Giuliani kërkon ndihmë për pagesën e faturave mjekësore

May 8, 2026
Hantavirusi mund të “fshihet” deri në 8 javë, shtohet frika pas rasteve të fundit

Hantavirusi mund të “fshihet” deri në 8 javë, shtohet frika pas rasteve të fundit

May 8, 2026

Degradimi i PD-së në një opozitë që i shërben vetëm Ramës

May 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Karburantet pësojnë tjetër ulje, bie me 3 lekë çmimi i naftës, me 1 lekë ai i benzinës

May 8, 2026
Nuk ‘falen’ më shoferët e rinj! PS ashpërson Kodin Rrugor: Zero alkool dhe goditje për shkelësit serialë

Nuk ‘falen’ më shoferët e rinj! PS ashpërson Kodin Rrugor: Zero alkool dhe goditje për shkelësit serialë

May 8, 2026
Atentati ndaj Arian Ndojës, SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn. Për Julian Meçen 35 vite

Atentati ndaj Arian Ndojës, SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn. Për Julian Meçen 35 vite

May 8, 2026
Kadare mes Fermës dhe Harvardit

Kadare mes Fermës dhe Harvardit

May 8, 2026
ISSH rrit kompensimin për invalidët e punës, miraton statutin e ri

ISSH rrit kompensimin për invalidët e punës, miraton statutin e ri

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In