• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Sfidat kosovare për identifikimin e të pagjeturve

by Java News
23/08/2017 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjarët e të zhdukurve në Kosovë edhe njëherë kanë kërkuar nga autoritete kompetente të angazhohen më tepër për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, e sidomos në identifikimin e mbetjeve mortore. Me këtë rast, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është zotuar se do të angazhohet që çështja e personave të pagjetur të mbyllet “shpejt dhe drejt ky kapitull për të gjithë ne”.

Ai ka thënë se është e papranueshme që për gati dy dekada, nuk është zbardhur fati i të gjitha viktimave. President Thaçi shtoi se si protagonist i zhvillimeve politike në vend, por edhe në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, mbetet i angazhuar që çështja e të pagjeturve të trajtohet dhe të mbyllet me urgjencë. Në konferencën e organizuar nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, më temën “Sfidat në identifikim” presidenti Thaçi ka thënë se “bashkëpunimi që keni në mes vete, tejkalimi i ndasive përgjatë vijave etnike, kuptimi se kemi dëshira të njëjta, janë shembull për të gjithë ne”.

“Duke parë shembullin tuaj, jam bindur për nevojën për të iniciuar themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim në Kosovë”, ka thënë Thaçi . Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur, njëherësh kryetar i Qendrës Burime për Personat e Zhdukur, ka thënë se është kërkuar “ndryshimi i strategjisë së punës për personat e pagjetur, por kjo ende nuk ka ndodhur”.

Kurse Milorad Trifunoviç, nënkryetar i kësaj qendre, njëherësh përfaqësues i Shoqatës se të zhdukurve serbë në Kosovë, duke folur për sfidat e identifikimit të mbetjeve mortore, ka thënë se “në vitin 1999- 2000, shumica e personave janë varrosur në formën klasike, pa analiza të AND-së”. Për këtë ai ka ftuar të gjithë familjarët e të zhdukurve apo të varrosurve që të pranojnë edhe një herë të bëjnë analiza, në mënyrë që të vërtetohet se në varreza gjenden familjarët e tyre.

Edhe presidenti Thaçi ka thënë se është i njoftuar edhe me sfidën e identifikimit të mbetjeve mortore. Presidenti Thaçi është shprehur se “këtë dhimbje e ndajmë të gjithë, sikur që ndajmë edhe përkushtimin që të identifikohen të gjitha viktimat, të gjitha mbetjet e gjetura, porse kjo çështje kërkon maturi, durim dhe dhembshuri nga të gjithë ne”. Sipas shënimeve zyrtare edhe rreth 1600 persona konsiderohen të zhdukur që prej përfundimit të luftës në Kosovë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Rreth 18 500 biznese debitore, Tatimet: Shlyeni borxhin ose do bllokojmë llogaritë

Rreth 18 500 biznese debitore, Tatimet: Shlyeni borxhin ose do bllokojmë llogaritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

August 4, 2026
Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

August 4, 2026
U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

August 4, 2026
Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

August 4, 2026
Shpërthen kondicioneri, digjet banesa dykatëshe në Fiershegan të Lushnjes

Shpërthen kondicioneri, digjet banesa dykatëshe në Fiershegan të Lushnjes

August 4, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Një reformë pa vetëqeverisje

August 4, 2026
Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore

Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore

August 4, 2026
Parlamenti italian miraton marrëveshjen strategjike me Shqipërinë me 149 vota pro

Parlamenti italian miraton marrëveshjen strategjike me Shqipërinë me 149 vota pro

August 4, 2026
Rama: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

Rama: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

August 4, 2026
Kina synon ta rrisë në 50 % prodhimin e energjisë elektrike nga burime jofosile deri më 2030

Kina synon ta rrisë në 50 % prodhimin e energjisë elektrike nga burime jofosile deri më 2030

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com