• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfida e Shqipërisë vjen pas Konferencës së Donatorëve?!

by Ben Andoni
22/12/2019 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një pritshmëri të lartë në Shqipëri sa i përket Konferencës së Donatorëve, por shpresën më të madhe duket se e kanë qindra-mijëra njerëzit, që po jetojnë sot në kushte aspak normale. Paçka asaj që është thënë, qeveria shqiptare me mundësitë e saj, ka arritur të sistemojë dhe të vendosë një lloj rregulli, por e vërteta është se problemet mbeten të majisura dhe një pjesë jo e vogël banorësh po përballen me realitete të hidhura. Në Durrës ka një stepje të ndërtuesve pas fjalëve të ashpra të kryeministrit të vendit dhe një kalkulim pragmatist ndaj ndihmës dhe penalizimit. Duket se gjërat po lëvizin ngadalë, kurse ata ndërtues që po mundohen të mbushin boshllëqe dhe të riparojnë dëme në banesat e ndërtuara prej tyre, larg specialistëve të autorizuar, janë në syrin e banorëve të shqetësuar dhe të inatosur për cilësinë e objekteve. Por sa mund ta ndryshojë kjo realisht gjendjen kur shqiptarët e thjeshtë mbesin të tmerruar dhe se çdo dridhje toke i frikëson? Këtë, sot, askush nuk e thotë sepse kurrkush nuk di më shumë dhe nuk mundet të parashohë më shumë. E vetmja rrugë ka mbetur tek strukturat e qeverisë dhe mënyra sesi po/do menaxhohen premtimet e z.Rama dhe institucionet e ngritura prej qeverisë aktuale. Dhe, më shumë akoma, sa do jenë në gjendje strukturat e tij të prodhojnë një material bindës për të thithur donacione në Konferencën e Donatorëve që do të realizohet në fillimin e vitit të ardhshëm.

Ajo që të shqetëson është fakti se z.Rama dhe njerëz të qeverisë kanë thënë dhe u justifikuar për gjendjen e personave të prekur në Itali e gjetkë, që edhe pas vitesh ende nuk janë të sistemuar 100%. Referenca është për tërmetet që e dërrmuan Italinë Qendrore respektivisht më 24 gusht, 26 tetor dhe 30 tetor 2016, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha kryesisht në ndërtesa dhe trashëgimi arkitektonike të rajoneve italiane të Abruzzo, Lazio, Marche dhe Umbria. Këto ngjarje shkaktuan gjithsej 299 viktima, 386 të plagosur dhe rreth 4800 të pastrehë (Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile 2017). Vendi i G-7 ende nuk ka përgjigje përfundimtare për ta. Shqipëria e ka rastin e provuar pasi prej muajsh nuk gjen dot justifikim për të prekurit e tërmetit që ndodhi në Korçë, muaj  më parë, dhe që tashmë janë harruar.

Ndërkohë më shqetësues akoma është fakti sesi do të menaxhohen situatat pas Konferencës së Donatorëve. Ekonomistët ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre, pasi presin sesa Ministria e re do të merret me rimëkëmbjen apo do të jetë në gjendje ta përthithë atë që do dalë nga konferenca.

Por, nëse ajo që tha kryeministri për Italinë të step, ajo që dihet për Haitin të frikëson. Në një shkrim të ABC news, flitej se edhe pesë vjet pas dhjetëra- milionave dhënë nga SHBA dhe vendet e tjera donatore gjendja mbetej e frikshme në Haiti. Autorët Tracy Connor, Hannah Rappleye dhe Erika Angulo, referonin në këtë artikull të vitit 2015 rreth 85,000 njerëz që jetonin në kampet provizore pas zhvendosjes dhe shumë syresh në kushte të mjerueshme. Kurse e gjithë kjo gjendje, e cila përmblidhte diskursin për ndihmën private dhe publike, si edhe varfërinë, sëmundjen dhe mungesën e strehës nxirrte faktin para kritikëve: Ku kishin shkuar të gjitha ato para të akorduara?

Por, në fakt ku shkojnë paratë që jepen në këto lloj Konferencash? Në rastin e Haitit ishte menduar një projekt i madh i SHBA-së, një park industrial 300 milion hektarë, quajtur Caracol, në brigjet veriore të vendit. SHBA kishte premtuar të financojë një termocentral dhe një port të ri përmes të cilit firmat që operojnë në Caracol mund të transportonin materiale të tilla si pambuku, dhe të eksportonin produkte të përfunduara duke përfshirë bluza dhe xhinse.

Deri në janar të vitit 2019, nëntë vjet pas tërmetit, USAid kishte shpenzuar plot 2.3 miliardë dollarë në Haiti. Por, pjesa më e madhe iu dha kompanive amerikane dhe vështirë se kaloi nëpër duart e Haitit. Më pak se 3% e kësaj shpenzimi shkoi direkt në organizatat ose firmat Haitiane, sipas hulumtimit nga CEPR, referonte asokohe Guardian (Haiti and the failed promise of US aid). Përndryshe, 55% e parave shkuan për kompanitë amerikane të vendosura në dhe rreth Ëashington DC….

A do të ndodhë kështu dhe me vendin tonë? Është herët të thuhet, porse një gjë mund ta theksojmë: Nuk është kurrë vonë për të mësuar por për më  shumë për të përftuar ashtu si duhet. Shqipëria nuk është Haiti dhe brenda saj ka resurse që mund ta minimalizojnë në kulm përfitimin e të tretëve.

Kjo të vjen ndërmend kur kujton se Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtarë do të organizohet nga Komisioni Evropian për të siguruar ndihmë financiare në rikuperimin e dëmeve, i cili shkaktoi tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, në Tiranë, në janarin e vitit 2020.

Ideatori i saj është Presidenti francez, Emmanuel Macron që e dha lajmin në fillim të dhjetorit pas samitit të NATO-s në Londër, për të ndihmuar Shqipërinë në rikuperimin e dëmeve nga tërmeti prej 6.4 ballësh i 26 nëntorit.

A do mundemi ta kalojmë këtë situatë Duket se sfida e vërtetë fillon pas janarit 2020, kur një masë parash do të na presë për t’u vendosur në punë ose më keq akoma, kjo konferencë të prodhojë shumë pak, aqsa Shqipëria të përballet me sfidën krejt e vetme në një të ardhme që mbetet krejt e paqartë… (Homo Albanicus)

 

 

Next Post
FOTOT/ Ish-e dashura e deputetit proteston për ‘Antishpifje’ me ‘censurën’ sipër gjoksit

FOTOT/ Ish-e dashura e deputetit proteston për ‘Antishpifje’ me ‘censurën’ sipër gjoksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

May 12, 2026
Laborator droge në tualetin e braktisur në Milano, arrestohet shqiptari me precedentë penalë

Laborator droge në tualetin e braktisur në Milano, arrestohet shqiptari me precedentë penalë

May 12, 2026
Bajram Begaj takim me Shefin e Shtabit të Maqedonisë së Veriut, ja çfarë u diskutua

Bajram Begaj takim me Shefin e Shtabit të Maqedonisë së Veriut, ja çfarë u diskutua

May 12, 2026
Pse kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore?

Pse kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore?

May 12, 2026
Trump zbulon detaje nga negociatat me Iranin: Unë po i drejtoj personalisht

Trump zbulon detaje nga negociatat me Iranin: Unë po i drejtoj personalisht

May 12, 2026
GJKKO dënon Zef Malin dhe Jemine Çokun, premtuan transferimin e një të dënuari nga Turqia në Shqipëri

GJKKO dënon Zef Malin dhe Jemine Çokun, premtuan transferimin e një të dënuari nga Turqia në Shqipëri

May 12, 2026
SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

May 12, 2026
Ali Ahmeti pret në takim Vengun: Personalitet që mishëron përkushtimin ndaj shtetit dhe interesit kombëtar

Ali Ahmeti pret në takim Vengun: Personalitet që mishëron përkushtimin ndaj shtetit dhe interesit kombëtar

May 12, 2026
SHBA paralajmëron dy skenarët e mundshëm të konfliktit me Iranin

SHBA paralajmëron dy skenarët e mundshëm të konfliktit me Iranin

May 12, 2026
Hapet skema e subvencioneve, fermerët aplikojnë nga 20 maji

Hapet skema e subvencioneve, fermerët aplikojnë nga 20 maji

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In