• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

FOTOT/ Ish-e dashura e deputetit proteston për ‘Antishpifje’ me ‘censurën’ sipër gjoksit

by Java News
22/12/2019 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kalimi për votim në Kuvend i paketës antishpifje ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përmes memeve debati ka marrë përmasa të tjera në rrjetet sociale.

Gazetarët protestuan para selisë së Kuvendit kundër kalimit të paketës antishpifje, nën sloganin “Mos na prek fjalën”, ndërkohë që nuk kanë qëndruar indiferentë edhe personazhet e showbizz-it.

Modelja Iva Aliko, që njihet si ish-e dashura e një deputeti në Kosovë, ka ndezur edhe më shumë debatin duke postuar një foto topless që i shkon situatës, pasi këtë herë vendos të mbulohet me fjalën ‘censurë’ sipër bustit.

Për qëndrimin e saj kundër paketës antishpifje, fotot nudo që realizon çdo dimër në prag festash dhe të dashurin që ka në krah, ajo flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Ke postuar një foto, ku mbulon me ‘censurë’ pjesën intime të bustit. A është kjo një simbolikë për projektligjin antishpifje, ashtu siç menduan ndjekësit e tu dhe çfarë qëndrimi mban ti në këtë rast?

Iva Aliko: Në fakt, ajo foto ku është mbuluar me ‘censurë’ pjesa e bustit është realizuar spontanisht dhe nuk ka fare të bëjë me projektligjin antishpifje, nuk më pëlqen t’i ngatërroj fotot e mia artistike me politikën, aq më tepër një projektligj i tillë, që mendoj se është një presion ndaj medias dhe fjalës së lirë. Kështu, për mendimin tim nuk duhet të miratohet, sepse nuk sjell asnjë kontribut, por vetëm një dezinformim.

Ku ndahet dhe bashkohet e vërteta jote lakuriqe me një foto lakuriqe?

Iva Aliko: Ka një ndryshim goxha të madh ndërmjet një të vërtete lakuriqe dhe një fotoje lakuriqe. Fotoja lakuriqe sjell një pjesë artistike të asaj që do të paraqesësh, ndërsa një e vërtetë lakuriqe tregon atë çka është individi në të vërtetë. Mendoj se janë dy gjëra krejt të ndryshme, ajo e një fotoje dhe ajo e një realiteti. Në rastin tim, në foto një femër seksi, moskokëçarëse, egzibixioniste, duke realizuar ato çfarë kërkon fotografi. Ndërsa në jetën e përditshme, një njeri i thjeshtë, me personalitet të fortë dhe e brishtë.

Ti gjithmonë e pret Vitin e Ri topless apo nudo. Çfarë të bën ta kthesh zhveshjen në stilin tënd personal, edhe pse dimër?

Iva Aliko: Viti i Ri, faktikisht, më ka gjetur gjithmonë me disa foto topless. Fotot kanë ardhur natyrshëm e jo në një stil të mirëmenduar.

Si i pret festat e fundvitit dhe do t’i kalosh single, apo e dashuruar?

Iva Aliko: Këto festa do t’i kaloj e dashuruar me veten, familjen dhe personin që kam në krah.

Çfarë dëshire pret të të realizohet në vitin 2020?

Iva Aliko: Pres të realizoj jo vetëm një, por disa dëshira dhe projekte që nuk kam mundur t’i realizoj në vitin që po lëmë pas, nuk preferoj t’i tregoj përpara kohe, sepse jam pak supersticioze te kjo pjesë dhe mendoj se po i tregova përpara kohe, nuk më realizohen.

Sa e ke buxhetin vjetor të shpenzimeve, pra sa shpenzon për t’ia kaluar siç do ti?

Iva Aliko: Buxheti im vjetor i tejkalon pak shpenzimet e një jete normale. Nuk më duket etike të përmend shifra konkrete, por shpenzimet janë paksa të kripura. (Panorama Plus)

 

 

Next Post
Muzikë/Pse u ndërpre papritur bashkëpunimi mes Ledrit dhe Faton Shoshit

Muzikë/Pse u ndërpre papritur bashkëpunimi mes Ledrit dhe Faton Shoshit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In