• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni veror, Gonxhja: Rritëm me 67% parcelat e plazheve publike, më shumë akses për pushuesit dhe turistët!

by A. Q
01/09/2026 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se gjatë këtij sezoni turistik është rritur ndjeshëm numri i parcelave të dedikuara për plazhet publike në të gjithë vendin.

Përmes një reagimi në Facebook, Gonxhja tha se këtë sezon numri i parcelave të stacioneve të plazhit publik është rritur me 67%, ndërsa sipërfaqja e tyre është zgjeruar me mbi 10%.

Sipas ministrit, zgjerimi i hapësirave publike synon t’u japë më shumë akses qytetarëve dhe turistëve, ndërsa njëkohësisht të krijojë alternativa me çmime më të përballueshme dhe të kufizojë hapësirën e zënë nga stacionet private.

Një risi këtë sezon, sipas ministrit, është edhe ofrimi i çadrave dhe shezlongëve në plazhet e menaxhuara nga bashkitë, me tarifa të miratuara nga këshillat bashkiakë.

“Këtë sezon kemi rritur me 67% numrin e parcelave të stacioneve të plazhit publik dhe me mbi 10% sipërfaqen e tyre në të gjithë vendin, duke i marrë terren stacioneve private. Më shumë plazhe publike, më shumë akses, cilësi dhe çmime të përballueshme për banorët e zonave por edhe për turistët e shumtë që zgjedhin Shqipërinë.  Për herë të parë, plazhet e menaxhuara nga bashkitë ofrojnë edhe çadër e shezlong me tarifa të miratuara nga këshillat bashkiakë, duke ndihmuar njëkohësisht në frenimin e abuzimeve me çmimet”, shkruan Gonxhja.

Ministri ka veçuar Sarandën si një prej bashkive ku modeli i menaxhimit të plazheve publike po jep rezultate konkrete.

“Në Sarandë, sikurse në disa bashki, kemi sot nga modelet më të mira të këtij menaxhimi. Rezultatet janë të prekshme, por puna vazhdon”, shkruan ai.

Next Post
Dy dëshirat e mëdha në 60 vite jetë, e mrekullueshmja Parashqevi Simaku në ditën e veçantë: Sa e dua urimin tënd biri im, më riktheni një herë në Kavajë

Dy dëshirat e mëdha në 60 vite jetë, e mrekullueshmja Parashqevi Simaku në ditën e veçantë: Sa e dua urimin tënd biri im, më riktheni një herë në Kavajë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In