• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sërish primaret e Berishës më 11 dhjetor, Tirana në balotazh me Këlliçin e Alimehmetin. Ja përballjet e tjera

by Java News
05/12/2022 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Balotazh në Primaret e Tiranës. Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti do të përballen me njëri-tjetrin të dielën e 11 dhjetorit, ditën kur do të përcaktohet se cili prej të dyve do të jetë kandidati, i cili do të përfaqësojë opozitën në garën për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës.

Asnjëri prej 7 kandidatëve demokratë në Primare, nuk arriti të marrë më shumë se 50% të votave të anëtarëve dhe simpatizantëve të degëve në Tiranë.

Numri total i votuesve që kanë votuar në Tiranë është 8470. Vota të vlefshme kanë qenë 8441 dhe të pavlefshme 29. Balotazhi me vendim të Kryesisë është përcaktuar për një javë, pra me datë 11 dhjetor.

Pas këtij rezultati Këllici me anë të një reagimi në Facebook falënderoi demokratët që e mbështetën

“Kur vjen radha për të folur, unë zgjedh të flas me votë. Ky është karakteri im. Do të shkojmë në raundin e dytë, për të bindur çdo demokrat se ky proces është garancia më e madhe që opozita të ketë kandidatin e saj më të fortë në betejën e majit.”, deklaroi Belind Këlliçi

Për mjekun Alimehmeti, mbështetja që i dhanë të rinjtë në këtë proces ishte përkrahja më e madhe për të.

“Një garë e bukur dhe pozitive. Faleminderit çdo njeriu, që me një mesazh, me një shtrëngim duarsh apo me një përshëndetje të përzemërt, ka qenë një faktor thelbësor nxitës çdo ditë për mua. Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!”, tha Ilir Alimehmeti

Bashkia e Fierit, Krujës, Matit, Librazhdit, Mirditës dhe Dibrës pritet të kalojnë në balotazh njësoj si Tirana. Rezultatet paraprake nxorën fitues në Durrës ish-deputetin Igli Cara, teksa në Elbasan mori konfirmim i vetmi në garë Luciano Boci.

“Edhe kur je kandidat i vetëm, vota ka rëndësinë e saj dhe demokratët e treguan”, tha Luçiano Boçi

Pas Bocit, deputeti tjetër që duhet të lërë mandatin është edhe Zef Hila, i cili fitoi primaret në Vaun e Dejës. Në qarkun e Tropojës bie në sy rikthimi i ish-kryetarit të Tropojës, Besnik Dushaj.

Kandidatët që vijnë nga radhët e Partisë së Lirisë dhe fituan ishin në Bashkinë Kuçovë me Lefter Maliqin, në Përrenjas me Suzana Topin, në Memaliaj me Albert Malajn dhe Skrapar me Eugen Mustafallarin.

Pjesëmarrja në këtë proces ishte 55 281 anëtarë e simpatizantë të PD-së./m.j

Next Post
Rama: Shqiptarët nuk janë vikingë që pushtojnë Anglinë, ti quash të tillë është qesharake

Rama: Shqiptarët nuk janë vikingë që pushtojnë Anglinë, ti quash të tillë është qesharake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa e SPAK për Bllakon, 5 deputetë të PD kërkojnë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Kuvendi shpall dy vende vakante në KLGJ për pedagogët e Drejtësisë, kushtet dhe afatet e aplikimit

April 24, 2026
Shkak vendosja e tavolinave midis dy lokaleve, zbardhet plagosja te pazari i vjetër në Korçë

Shkak vendosja e tavolinave midis dy lokaleve, zbardhet plagosja te pazari i vjetër në Korçë

April 24, 2026
CNN: SHBA planifikon të sulmojnë Iranin në Hormuz, nëse dështon armëpushimi

CNN: SHBA planifikon të sulmojnë Iranin në Hormuz, nëse dështon armëpushimi

April 24, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Parashikimi i 12 shenjave të zodiakut nga astrologu Jorgo Pulla, ja ç’thonë yjet për ju sot

April 24, 2026
Lamtumirë Rexhep Qosja! Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së akademikut

Lamtumirë Rexhep Qosja! Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së akademikut

April 24, 2026
Zgjatet me 3 javë armëpushimi Izrael-Liban, Trump kërkon marrëveshje afatgjatë me Iranin

Zgjatet me 3 javë armëpushimi Izrael-Liban, Trump kërkon marrëveshje afatgjatë me Iranin

April 24, 2026
Nderim për veteranin e LANÇ-it, aviatorin Mersin Mixha

Nderim për veteranin e LANÇ-it, aviatorin Mersin Mixha

April 24, 2026
Sherr mes dy pronarëve të lokaleve në Korçë, një i plagosur me thikë

Sherr mes dy pronarëve të lokaleve në Korçë, një i plagosur me thikë

April 24, 2026
VIDEO / Forcat Speciale në aksion, Rama publikon pamjet e stërvitjes së elitës së ushtrisë shqiptare

VIDEO / Forcat Speciale në aksion, Rama publikon pamjet e stërvitjes së elitës së ushtrisë shqiptare

April 24, 2026
“Përçarje në Teheran”, reagon Irani: Trillime amerikane, jemi të bashkuar

“Përçarje në Teheran”, reagon Irani: Trillime amerikane, jemi të bashkuar

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In