Mattia Zaccagni është futbollisti i parë i Hellas Verona që rezulton pozitiv me Coronavirus.
Pas Blaise Matuidi, është rasti i dytë në Serie A me Covid-19, ndërsa bëhet kështu futbollisti i 13-të në rastet në kampionatin elitar.
Vetë klubi i Veronas ka bërë komunikim zyrtar, ndërsa tashmë e gjithë skuadra veroneze do të duhet të shtyjë karantinën deri më 25 mars, mes tyre edhe Kumbulla dhe Rrahmani.
Verona luajti ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Sampdorias,ku kanë rezultuar pesë futbollistë pozitivë me Koronavirus.
g.kosovari











