• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serbët për Haradinajn: Ka torturuar, vrarë dhe hedhur trupat e serbëve

by A R
05/01/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ramush Haradinaj – një ish i akuzuari i Hagës, deputet dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – është arrestuar në Francë, pas një urdhër arresti ndërkombëtar të Serbisë.
Haradinaj u arrestua në aeroportin e Bazel, në anën franceze, me kërkesën e Serbisë qw prej vitit 2004, i akuzuar për krime në Kosovë.
Haradinaj u lind më 3 korrik 1968 në fshatin Gllogjan afër Deçanit në Kosovë.
Pas demonstratave të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1989, ai emigroi në Zvicër, ku u rekrutua në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK), formacion nga i cili doli Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Në Shqipëri ka përfunduar një trajnim në vitin 1996 dhe ka marrë pjesë në krijimin e bazave terroriste në qytetet e Kukësit dhe Tropojës.
Në Kosovë, ai hyri paskëtaj shpesh në mënyrë të paligjshme dhe u vendos në mënyrë të përhershme në mesin e vitit 1997, kur sëbashku me vëllezërit Daut dhe Shkëlzen organizuan sulme terroriste ndaj policisë në të gjithë Metohinë.
Në prill të vitit të ardhshëm u bë një nga komandantët e UÇK-së rajonale.
Me iniciativën e tij në Gllogjan është formuar një njësi speciale e UÇK-së, e quajtur “Shqiponjat e Zeza”, e cila është e ngarkuar me përgjegjësi për torturimin dhe vrasjen e dhjetëra civilëve serbë, trupat e të cilëve u gjetën në liqenin Radonjiq dhe puset e fshatrave në komunën e Deçanit, thotë RTS.
Autoritetet në Beograd e kanë akuzuar Haradinajn si përgjegjës për shumë krime kundër serbëve në atë pjesë të provincës dhe madje lëshoi një urdhër arresti për të.
Ai është i akuzuar për vrasjen masive të serbëve në fushën e Gllogjanit, ku në vitin 1998 në një plantacion bujqësore u gjetën më shumë se 20 kufoma.
Pas shpërbërjes zyrtare dhe ç’militarizimin e UÇK-së, në fillim të vitit 2000, ai ka themeluar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, në të cilën Haradinaj ishte zëvendës komandant në forcën e drejtuar nga Agim Çeku.
Nga këto detyra u tërhoq më 11 prill të këtij viti dhe njoftoi ngritjen e partisë. Partia e re e quajtur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u formua më 29 prill 2000 dhe Haradinaj u zgjodh kryetar i saj.
Tribunali i Hagës më 4 mars të vitit 2005 lëshoi një padi kundër Haradinajt, duke e akuzuar me 37 akuza për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës, në bazë të përgjegjësisë individuale penale të kryer në periudhën nga 1 marsi deri më 30 shtator 1998 kur ai ishte komandant i ashtuquajturës: zonë operative e Dukagjinit (Metohija).
Pas marrjes së aktakuzës Haradinaj, ai dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës dhe u dorëzua vullnetarisht në Tribunal më 9 mars 2005
Gjykata e Hagës e liroi Haradinajn nga krimet e luftës në vitin 2012. Pastaj Haradinajt dhe ish-ndihmësit e tij Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj janë liruar.
Kjo ishte hera e dytë që Haradinaj është liruar.
Më parë, pas verdiktit të gjykimit të parë, Haradinaj dhe Balaj u liruan nën akuzat për krime të kryera në të gjithë zonën e Kosovës perëndimore, kurse Brahimaj u dënua me gjashtë vjet burgim (Marrë nga TANJUG) (b.an). (JavaNews)

Next Post
FOTO/ Reshjet e dëborës, ngrin Rruga e Kombit, bora bllokon disa zona në vend

FOTO/ Reshjet e dëborës, ngrin Rruga e Kombit, bora bllokon disa zona në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In