• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

by A R
20/02/2026 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reperja e njohur kosovare me famë ndërkombëtare, Loredana në një intervistë ka folur për raportin e saj me reperin Mozzik, pas ndarjes së tyre të bujshme. Teksa pyetet për njohjen dhe lidhjen e tyre në të shkuarën, ajo shprehet se njohja e tyre ka nisur në rrjetet sociale.

Nëse do të kishte mundësi që të kthente kohën pas, Loredana shprehet se do të ndryshonte shumë gjëra, që sot raporti i tyre të mos kishte këto probleme.

“Janë ndjenja të përziera. Normalisht kur kthehesh, shumica e njerëzve thonë që të gjithë gjërat do i kisha bërë njësoj. Por, unë jam personi që shumë gjëra do i kisha bërë ndryshe. Për shkak të mos i kemi këto probleme që sot i kemi, ose që ka ai ndaj meje. Ndoshta do ishin kaluar më mirë në atë periudhë, por për mua kryesorja është që ka lindur vajza dhe për shkak të vajzës normalisht, që e kisha kthyer kohën njësoj siç është tani, vetëm për të bërë vajzën.”

Shtatzëninë dhe lindjen e Hanës, reperja e cilëson si periudhën më të bukur të jetës së saj. Ajo tregon se shtatzënia ishte e planifikuat dhe ishte shumë e lumtur për lajmin e mirë. Por, pas ardhjes në jetë të Hanës, marrëdhënia e saj me Mozzik, pati krisje dhe ndarja e çiftit erdhi shumë shpejt.

“Lindja ka qenë e planifikuar ka qenë me dëshirë, nuk kemi qenë të martuar, por jemi martuar më vonë pasi kam marrë vesh që kam qenë shtatzënë. Kam qenë në Duselndorf, kam qe në duke punuar në studio. Në atë kohë, por edhe tani pi cigare, dhe në atë periudhë nuk po më pëlqente më që të pija dhe thashë me vete “mirë, diçka nuk është në rregull”. Bëra testin doli pozitiv dhe isha shumë e lumtur. Shtatzënia ka qenë shumë e mirë, edhe lindja po ashtu, shkoi shumë mirë. Lindi Hana dhe më pas jemi ndarë herët, vajza ka qenë 4-5 muaj.”

Pas ndarjes, Loredana tregon se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe sfiduese për rritjen dhe kujdes e Hanës. Ndërkohë shprehet që ndihmesa dhe suporti nga familja, e veçanërisht nga motra nuk i ka munguar kurrë.

“Me ato se çfarë hedh ai në internet, e shikon më ndryshe, sepse mua më duket nganjëherë që nuk kemi jetuar kurrë bashkë dhe nuk i kemi pasur fare ato vite bashkë. Më duket ekstrem shumë i huaj. Nuk e pret prej dikujt që tashmë keni një vajzë bashkë. Pasi jemi ndarë më është dukur pak vështirë, sepse kam menduar që jam vetëm, nuk kam askënd që ndjen dhimbjen për të siç e ndjej unë. Familja ime ka qenë gjithmonë këtu për mua dhe më kanë suportuar maksimalisht, sidomos në vitet e para. Më shumë e ka rritur ajo, se sa unë. Kam punuar shumë në vitet e para, normal kur nuk e ke as babain e fëmijës dhe as burrin.”

Edhe pse Mozzik në një pjesë të madhe të këngëve të tij, aq më tepër kënga e publikuar së fundmi, shprehet që nuk e ka takuar vajzën për një kohë të gjatë, Loredana shprehet se nuk e ka ndaluar kurrë dhe se vetë reperi nuk e pa pasur obligim që ta takojë vajzën.

“Në fillim ndoshta, për shkak edhe të emocioneve ia kam shprehur “nuk ke për ta takuar vajzën kurrë”, por nuk ia kam ndaluar asnjëherë. Kanë qenë ndoshta javët e para, por jo vite dhe muaj, si e tregon ai. Nuk ka ndodhur kurrë. Ai mund të vijë të shikojë vajzën kur të dojë, e ka derën e hapur. Por, nuk e ka parë kurrë si obligim për të ardhur, më ka thënë gjithmonë që duhet të ma sjellësh ti mua. Unë i kam thënë gjithmonë vajzës që të flasë me babin dhe gjyshërit, por unë me zor nuk i marr, kur ata nuk kanë dëshirë. Kam zgjedhur që të mbyll gojën, sepse të parën mendoj Hanën. Nuk dua të flas keq, sepse lëndoj vajzën.”

Sa i takon këngës së fundit që Mozzik ka bërë, drejtuar Loredanës, por edhe vetes, këngëtarja shprehet se është ndjerë shumë keq. Ajo shton se nuk ka reaguar për shkak të vajzës, por shton se Mozzik duhet që t’i kërkojë falje dhe të fshijë këngën.

“Kam qenë në shtëpi kur doli kënga, tha ‘vaj me det’. Është shumë e rëndë, po lexoja komentet dhe po thoshin njerëzit që nuk bën, kurse të tjerë po thoshin që është duke i bërë “diss” vetes. Edhe unë e mendova. Normalisht që jam ndjerë shumë keq. I kam shkruar direk i kam thënë që Hana është shumë keq. Mua për vete më vjen marre shumë. Unë e kam duruar shumë dhe e kam respektuar maksimalisht për shkak se kam pasur si pikë të dobët vajzën dhe a e di këtë gjë. Por, tani që teproi dhe unë jam çuar prej gjumi dhe nuk e lejoj më deri në atë pikë. Duhet të ulesh përballë me mua, të më kërkosh falje dhe të heqësh këngën.”

Next Post
Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In