Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar disa zona të thella në qarkun e Kukësit dhe Dibrës. Në qytetin e Kukësit, trashësia e dëborës varion 8-15 cm, ndërsa në zona rurale deri në 40 cm. Sipas sinoptikanëve, pritet vazhdimi i reshjeve të dëborës dhe ulje e mëtejshme e temperaturave. Ndonëse në qarkun e Kukësit nuk paraqiten probleme serioze dhe nuk raportohet për zona të izoluara, në Dibër është një tjetër situatë. Njësia Administrative Lurë raportohet se është bllokuar nga dërbora, trashësia e së cilës arrin deri në 40 cm. Të bllokuara janë edhe disa fshatra në Kalanë e Dodës. Edhe Thethi e Kelmendi në Shkodrës janë të bllokuar nga reshjet investive të dëborës dy ditët e fundit.
Zbardhet bregdeti, pas shumë vitesh bie bora e parë në Durrës
Ndërsa malet janë zbardhur nga dëbora edhe bregdeti nuk bën përjashtim. Për herë të parë pas disa vitesh dëbora ka zbardhur Durrësin. Temperaturat e ulëta që kanë pushtuar gjithë vendin paralajmëronin dëborën edhe në bregdet megjithatë kjo është dukur paksa e pabesusehsme. Por si duket i ftohti arktik ka zbritur edhe në bregdet duke befasuar dhe kënaqur të gjithë ata që prej vitesh nuk kanë hasur një fenomen të tillë.
Ora 21:30 Emergjenca Civile: Situata dhe masat deri në orën 21:15
Përkeqësimi i motit gjatë ditës së sotme dhe reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore kryesisht në zonat rurale. Ndërkohë në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet.
Strukturat e Emergjencave Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në krye të detyrës duke pastruar dëborën në akset rrugore, duke hedhur skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që kishin probleme.
Tashmë problemet me reshjet dhe motin janë shtrirë edhe në zona të tjera të vendit dhe përveç disa qarqeve të veriut të vendit, kanë nisur të shfaqen problematika në qarkullim edhe në qarqet e Korçës dhe Vlorës.
Për shkak të motit të keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.
Deri në mbrëmje nuk raportohen raste emergjencash shëndetësore në popullatë, ndërsa janë mbledhur, nën drejtimin e Prefektit, Komisionet e Planifikimit dhe Përballimit të EC, ku janë ndarë detyrat për përballimin e situatës, e cila deri në orën 21:15 sipas qarqeve paraqitet:
Qarku Kukës
Ka pasur reshje reshje bore që në qytete ka arritur trashësinë 25-30 cm, kurse në zonat rurale trashësia e borës ka qenë mbi 60 cm.
Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë. Në shkallë qarku kanë punuar gjithsej 32 mjete borëpastruese. Në rrugën e Kombit kanë punuar 8 borëpastruese.
• Akset rrugore Kukës-Bushtricë, Kukës-Zapod, Krumë-Qafë Prushi-Kam, Bajram Curri-Qafë Morinë, kanë qenë të qarkullueshme me zinxhirë, kurse akset rrugore Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë, Fushë Dugagjin-Qafë, Shllak Kukës-Krumë, kanë qenë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.
• Akset rrugore Fushë Dukagjin-Arrën, Bushtricë-fshati Fshat, Bushtricë-Grykë Çajë, Bushtricë – Buzmadhe, janë të bllokuara.
Policia Rrugore ka monitoruar qarkullimin e automjeteve duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike.
Qarku Shkodër
• Ka pasur reshje të dendura dëbore, të cilat kanë krijuar probleme në segmentet rrugore të Qafë Thores, Shalë, Shosh, Iballë në bashkitë Shkodër, Koplik, Pukë dhe Fushë Arrëz.
• Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Theth-Bregu i Lumit-Mali i Shoshi-Prekal, janë të bllokuar.
• Ka pasur mungesa energjie në njësinë Dajç, dhe sipas informacionit OSHEE, është e pamundur të ndërhyhet pasi në këtë zonë, furnizimi me energji varet nga HEC-Ndërhysaj.
• Ndërkohë po merren masa per hapjen e segmemtit rrugor Qafë Shosh-Shalë-Theth.
• Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë janë të bllokuara. Po punohet me mjete dhe forca për hapjen e këtyre akseve rrugore.
• Aksi rrugor Pukë-Qelëz është i bllokuar, ndërkohë po punojnë dy borëpastruese në segmentin Fushë Arrëz-Pukë, dy borëpastruese në aksin e Iballës dhe në segmentin Qafë Mali si dhe një borëpastruese e ardhur nga Drejtoria e Emergjencave Civile në Bashkinë Pukë.
• Segmentet rrugore Tamarë-Vermosh-Bashkim, Tamarë-Selcë janë të bllokuara.
• Po punohet nga një fadrome nga DPEC në aksin e Qafë Thores dhe një fadromë e Bashkisë në segmentin Tamarë-Kozhnje, si dhe dy borëpastruese në Tamarë.
• Në Temal, Vau Dejës, trashësia e dëbores ka arritur rreth 50 cm. Aksi Koman-Vau Dejës nuk ka probleme.
Qarku Dibër
• Segmentet rrugore Muhurr-Çidhen-Lurë; Muhurr-Çidhën-Reç; Muhurr-Selishtë, janë të bllokuara.
• Rruga nacionale Skuraj-Burrel është e qarkullueshme, me zinxhir. Po punojnë 1 borëpastruese, 1 fadrome, të cilat po bëjnë hedhjen e kripës dhe skorjeve.
• Rruga nacionale Burrel-Qafë Bualli, është e qarkullueshme me zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë.
• Rruga Qafë Bualli-Krastë, është e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.
• Rruga nacionale Qafë Bualli-Peshkopi, është e qarkullueshme me zinxhirë.
• Rruga Ura e Çerenecit-Steblevë, është e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.
• Rruga Peshkopi-Kala e Dodës (Vasie), është e qarkullueshme me zinxhirë.
• Rruga Lurë-Peshkopi është e bllokuar.
Firmat kontraktore në territorin e Qarkut Dibër po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të kalueshme akset rrugore dhe të bëjnë të mundur hapjen e akseve rrugore që kanë probleme
Qarku Lezhë
• Segmenti i ‘Rrugës së Kombit’, Rrëshen-Fan-Tunel, është i kalueshëm me vështirësi dhe me zinxhirë, nën monitorim nga policia.
• Firma kontraktore po punon me 4 fadroma për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve nacionale. Vazhdojnë reshjet e dëborës në zonat e thella të njësive administrative Fan, Orosh dhe Selitë. Trashësia varion nga rreth 20-50 cm dëborë.
• Rrugët rurale kalohen me zinzhirë. Furnizimi me energji elektrike, ka qenë normal në të gjithë bashkinë.
Qarku Korçë
Trashësia e dëborës ka arritur 10 cm. Ndërsa në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës është 30 cm.
• Akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafë Plloçë-Pogradec, Korçë-Qarr-Ersekë, janë të qarkullueshme me zinxhirë.
• Në Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe Qafë Qarri ka ngrica si pasojë e temperaturave të ulëta dhe duhet të bëhet kujdes në qarkullimin e automjeteve.
Qarku Vlorë
Në Qafë Muzinë, Qafë Gjashtë dhe Qafë Llogara si shkak i ngricave duhet pasur kujdes në qarkullimin e automjeteve.
Firmat kontraktore janë në gatishmëri me forca dhe mjete për të mbajtur situatën nën kontroll. Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.
Ora 21:20 19 borëpastruese në gjithë qarkun e Korçës në gatishmëri për të pastruar rrugët
E gjithë juglindja është e përfshirë nga reshje dëbore të shoqëruara me temperatura që shkojnë deri në -8 gradë celsius. Trashësia e dëborës në akset Korçë -Kapshticë, Korçë -Qafë Thanë si dhe Korçë – Qafë Pllocë ka shkuar në 10 cm ndërsa në Dardhë e Voskopojë 25 cm. Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Të gjitha mjetet borëpastruese janë në rrugë me qëllim mbajtura të gjitha rrugët e hapura. Gjithsej punojnë 19 borëpastruese në të gjithë qarkun. Me probleme është aksi Zemblak-Pustec.
Ora 21:00 Ministri Dervishaj në Rrugën e Kombit
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj po ndjek nga afër ndërhyrjen e mjeteve borëpastruese në Rrugën e Kombit. Ministri shprehet: “Situta është vështirë për shkak të reshjeve të dendura, megjithatë nuk ka asnjë mjet të bllokuar. Kontraktorët po punojnë papushim, por reshjet janë duke u shtuar. Pavarësisht kushteve klimaterike, janë marrë të gjitha masat. Asnjë mjet nuk duhet të qarkullojë në Rrugën e Kombit pa zinxhirë”. /MA.ME