• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbët nuk janë sllavëdashës, por skllavdashës

by Mero Baze
04/03/2022 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Beogradi është qyteti i parë në botë që ka protesta pro luftës së Valdimir Putinit. Atdheu i tij Rusia, ka dalë në rrugë kundër tij. Madje dhe qyteti i lindjes së tij Shën Petersburgu ka pas protesta të forta kundër luftës së Putinit.

E di që ka gjithnjë një arsyetim për “popullin e çmendur” që nuk përfaqëson Serbinë, por në fakt ky popull e përfaqëson Serbinë, historinë e saj dhe pafuqinë për të ndryshuar.

Dhe ka disa arsye përse Serbia gjen gjithnjë një arsye të turpërohet në histori. Por krye-arsyeja është se serbët janë një shoqëri që orientohet nga i gjithëfuqishmi politik i tyre dhe nga modeli i diktatorit që ata adhurojnë.

E tillë ishte dashuria dhe mbështetja e tyre për Milosheviçin, deri sa i çoi në greminë. E tillë është dhe dashuria e tyre për Putinin, që nuk ka lidhje me dashurinë e tyre për Rusinë.

Kur Rusia nuk ishte nën Putinin, nuk ishte kjo ndjenjë idiolatrie për presidentin e Rusisë. Në ditët më traumatike për Serbinë, kur ata u bombarduan për shkak të gjenocidit në Kosovë, Rusia e Jelcinit nuk i mbrojti, por e la të ndodhte bombardimin, pasi ishte më e qartë se Serbia, se bombardimi ishte e vetmja zgjidhje.

Edhe pse Rusia bëri sikur deshi t’i mbronte tri ditët e fundit të bombardimeve, kur një kompani ruse e Bosnjës hyri në aeroportin e Prishtinës, zhgënjimi qe i madh kur pas ditës së tretë ata kërkonin ushqime nga forcat e NATO –s dhe ikën.

Rasti i Ukrainës tregon se Serbia nuk e bën këtë në emër të pansllavizmit apo ndonjë borxhi që i ka Rusisë, pasi një herë që kishte nevojë për Rusinë, nuk i doli dot zot.

Në rastin e Ukrainës, ndryshe nga konflikti me shqiptarët, serbët kanë të bëjnë me një qëndrim dhe brenda botës sllave. Gjithë bota slave, përfshi dhe ne një pjesë të madhe të Rusisë, është kundër Putinit, vetëm serbët janë me Putinin kundër botës sllave.

Gjaku që po derdhet në Ukrainë, është gjak sllav, nëse duhet të turpërohem dhe unë, të flas me teoritë e gjakut dhe etnisë. Kjo do të thotë që serbët nuk janë pansllavistë, nuk janë as nacionalistë. Serbët janë me të fortin e Kremlinit, si shprehje e mentalitetit të tyre totalitar.

E vetmja gjë që përputhet në këtë rast, është se qeveria e Beogradit ka po ashtu nevojë për këto protesta, për t’i treguar OKB dhe Perëndimit sa në hall është me popullin e vet, i cili nuk është i kënaqur që ata nuk janë “aq diktatorë sa duhet”.

Dhe ky është një debat i madh kulturor, për një popull që gjithë mitet i ka krijuar mbi humbjet dhe gënjeshtrat që ka shpikur pas beteje. Mitin e Fushë Kosovës e ka ngritur mbi një betejë të humbur bashkë me shqiptarët kundër turqve. Shqiptarët nuk e përmendin as si heroizëm, as si humbje, kurse ata e kanë festë kombëtare.

Edhe mitin e humbjes së Kosovës nga beteja e saj për liri dhe pavarësi po përpiqen ta kthejnë tani në krenari kombëtare, duke përgjuar raste të tjera disfatash në botë, për të bërë aleancë me to.

Rusia vetë nuk e do luftën e Putinit. Bota sllave nuk e do luftën e Putinit. Ukraina po bën betejë krenare kundër luftës së Putinit. As Kabineti i Putinit nuk është aq entuziast sa Serbia për luftën e Putinit.

Fakti që populli serb është kundër bots sllave për Putinin, do të thotë që është një popull skllav i diktatorëve që vrasin dhe jo një popull që mbron ndonjë kauzë të shenjtë, siç përpiqen të justifikojnë gjithmonë marrëzitë e tyre. Është një popull, siç do Putini ta kishte popullin e vet. Ai nuk do një popull sllav. Ai do një popull skllav. Si serbët!

Next Post
FOTO/ Serbët ngrihen në protesta, mbështesin Rusinë: Vuçiç shqiptar, tradhtove Serbinë

FOTO/ Serbët ngrihen në protesta, mbështesin Rusinë: Vuçiç shqiptar, tradhtove Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com