• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji paralajmëron demaskimin e procesit farsë në PD: Do publikoj video nga qendrat e votimit, ja mashtrimet e Berishës

by E B
23/05/2026 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në Euronews, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, komentoi zgjedhjet për kreun e kësaj force politike që po mbahen këtë të shtunë, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha. Ai e cilësoi procesin zgjedhor si të paracaktuar dhe pa garë reale, duke ngritur akuza për mungesë standardesh demokratike brenda partisë.

Salianji tha se ajo që po ndodh nuk përbën një proces të mirëfilltë zgjedhor, por një “farsë” politike, sipas tij e shoqëruar me shifra të pasakta të pjesëmarrjes dhe mungesë transparence. Ai theksoi se referimi i procesit si referendum nuk qëndron, pasi nuk përmbush kushtet statutore dhe ligjore të një konsultimi të tillë brenda partive politike.

Sipas tij, pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e ulët dhe nuk përkon me të dhënat e deklaruara publikisht nga përfaqësues të Partisë Demokratike. Salianji paralajmëroi gjithashtu se do të publikojë pamje filmike nga qendrat e votimit, duke pretenduar se ato do të dëshmojnë, sipas tij, realitetin e procesit dhe jo shifrat e raportuara zyrtarisht.

Salianji theksoi se demokratët, sipas tij, janë të lodhur nga drejtimi aktual i Sali Berishës dhe nga humbjet e përsëritura të partisë, duke e konsideruar këtë proces si dëshmi të mungesës së një gare të vërtetë brenda PD-së.

“Tani së pari, ju po ndiqni në linjë zyrtare atë që thotë Partia Demokratike në raportim me të drejtë, por këtu nuk ka referendum sepse referendumi nuk e njeh statuti. Pra partitë politike funksionojnë mbi bazën e ligjit shqiptar dhe mbi bazën e statutit që regjistrohet në regjistrin e Gjykatës së Tiranës. Referendumi nuk ekziston. E dyta, që të ketë referendum duhet të ketë disa kushte. Duhet të kalohet pjesëmarrja, duhet të ketë përfaqësues që ruajnë votat e palëve të tjera në proces. Duhet të ketë një listë anëtarësie e të tjera. Ka nxjerrë një listë anëtarësh që thonë që ka 51 mijë e disa anëtarë. Partia Demokratike ka pasur në listat zgjedhore 120 mijë. Pra me një të rënë të lapsit apo të të folurës kanë hequr, po themi, gjysmën e anëtarëve, më shumë se gjysmën e anëtarëve, thuajse 70 mijë anëtarë. Kanë bërë një raportim që ka pasur një pjesëmarrje të madhe, nga të dhënat që kanë përfaqësuesit e mi nëpër qendrat e votimit që monitorojnë, deri në këto momente, deri në orën 13:00, kanë votuar në gjithë Shqipërinë 1898 anëtarë. Pra kaq kanë hyrë nëpër qendrat e votimit në degët apo në vendet ku janë caktuar për t’u votuar. Po themi, këto të dhëna nuk përkojnë me atë që deklarojnë mediat dhe zonja Vokshi. Po atë e kanë vetë në dorë. Unë çudi e kam pse kanë thënë 11 mijë. Mund të thonë edhe 111 milion, për shembull. Kush i kontrollon këto? Ajde do të qeshim. Tani unë, duke qenë se jam serioz në raportime, nesër do t’ju publikoj me video të qarta ku shihet çdo gjë. Le t’i shikojë kushdo, sa hyjnë dhe sa dalin, kamera ambientale brenda dhe te dera, gjithçka është e matshme. Pra, është kollaj të shihet sa janë raportuar dhe sa janë realisht anëtarët që kanë dalë sot. Ka një braktisje të një procesi, me të drejtë, siç ka shpërthyer rrjeti dhe reagimet e para. Ata që kanë shkuar i keni parë që masivisht kanë vendosur emrin tim mbi fletën e votimit. Një pjesë tjetër kanë thënë që kemi luftuar 50 vite për të mos qenë më në komunizëm, dhe tani po kthehemi prapë. Nëse shikon, janë nga Shkodra, Malësia e Madhe, Kukësi, Dibra, Korça, Tirana, Vlora, Fieri, nga gjithë Shqipëria, pra një reagim i tillë. Unë do t’i faktoj me kamera të vendosura në qendrat e votimit. Ata po kërkojnë që anëtarëve të Partisë Demokratike t’u merret karta e identitetit dhe të shënohet numri, për të bërë sikur kanë marrë pjesë. Pra është farsë, është braktisje e Sali Berishës në këtë farsë dhe lënia e tij në qesharakëzim të plotë. Njeriu mund të humbë në garë, por kjo farsë e sotme tregoi frikën e Sali Berishës për t’u përballur në garë. Nëse unë do të isha në garë me Sali Berishën, do ta mundja në mënyrë dërrmuese. Demokratët janë të lodhur nga Sali Berisha, nga gënjeshtrat, nga mashtrimet, nga humbjet, nga çdo përpjekje për të shmangur përgjegjësinë dhe për ta hedhur tek të tjerët”, tha ai.

Next Post
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Armëpushimi me Iranin ka marrë fund, nuk dua të merrem më me ta. Janë të këqij dhe të çmendur

July 8, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Berisha për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit

July 8, 2026
Tre vatra zjarri përfshijnë Porto Palermon, shmanget përhapja e flakëve

Tre vatra zjarri përfshijnë Porto Palermon, shmanget përhapja e flakëve

July 8, 2026
“Nuk duam më biznes me ta”, Trump mbyll derën për Spanjën?

“Nuk duam më biznes me ta”, Trump mbyll derën për Spanjën?

July 8, 2026
Evropa do të investojë 50 miliardë dollarë në armë me rreze të gjatë

Evropa do të investojë 50 miliardë dollarë në armë me rreze të gjatë

July 8, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tiranë/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

July 8, 2026
Rritet fluksi i turistëve në zonat malore, operatorët: Thethi dhe Lumi i Shalës, destinacionet më të kërkuara

Rritet fluksi i turistëve në zonat malore, operatorët: Thethi dhe Lumi i Shalës, destinacionet më të kërkuara

July 8, 2026
VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

July 8, 2026
Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trumpin me Netanyahun

Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trumpin me Netanyahun

July 8, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In