• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Senatoriumi i Tiranës kthehet në Qendër Spitalore Rajonale, Rama: Nuk është më ai i vjetri

by Java News
06/07/2016 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 33 muaj, falë investimeve prej 442 milionë lekë në infrastrukturë dhe pajisje bashkëkohore, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë po transformohet nga thjesht një sanatorium ku trajtoheshin pacientët me sëmundje të mushkërive, në një Qendër Rajonale Spitalore. Tanimë, këtij spitali mund t’i drejtohen të gjithë ata që vuajnë e kërkojnë trajtim për sëmundjet e brendshme, të zemrës dhe ndërhyrje të kirurgjisë së përgjithshme. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ishin sot në këtë spital, ku vizitoi disa nga pavijonet e reja të sëmundjeve të ndryshme. Krahas rikonstruksionit të plotë të infrastrukturës, është bërë edhe pajisja me aparaturat më bashkëkohore për reanimacionin e kardiologjisë, hemodinamikës, të imazherisë, fibrogastroskop dhe bronkoskop, etj.

Prof. Dr. Perlat Kapisyzi, Drejtori i spitalit, nënvizoi se sanatoriumi i dikurshëm me kthimin në spital rajonal ka fituar një dimension të ri.

“Spitali ynë universitar “Sheqet Ndroqi” ka rreth dy vjet, i cili nga një spital i sëmundjeve të mushkërive, është kthyer në një spital të sëmundjeve të përgjithshme, spital rajonal dhe spital universitar.”

Me kthimin në spital të përgjithshëm, numri i pacientëve që i drejtohen atij ka rritje të ndjeshme në të gjitha shërbimet. Kjo, sipas ministrit Beqaj, jo vetëm ka lehtësuar fluksin e pacientëve që i drejtohen QSUT-së, por edhe ka shkurtuar kohën e shërbimit dhe shpenzimet, veçanërisht për ata që vijnë nga qytete të tjera. Vetëm në qendrën e imazherisë bëhen 10 ekzaminime në ditë të pacientëve që janë në radhë pritjeje në QSUT. Ndërkohë shtrimet nga urgjenca janë rritur me 3.5% në vitin 2015, pritja e pacientëve me 51.2% dhe operacionet e kirurgjisë së përgjithshme janë rritur me 24%. Që nga shtatori i vitit të shkuar janë kryer 445 procedura të koronarografisë në pacientë që kanë qenë në radhë pritjeje.

“Që nga shtatori vjet, ne ofrojmë këtë shërbim dhe këtu, që na ka ndihmuar shumë për të ulur radhën e pritjes. Me çfarë kemi bërë në QSUT dhe me çfarë kemi bërë dhe këtu, praktikisht, për tre vjet radha e pritjes nga 6 muaj ka ardhur në 30-35 ditë,” – tha ministri Beqaj, gjatë ndalesës në pavijonin e hemodinamikës.

Për Kryeministrin Edi Rama, ky spital është shëmbëlltyra e vizionit të qeverisë për një sistem shëndetësor publik europian dhe konkurrues me atë privat.

“E bëjmë me shumë kënaqësi këtë fotografi familjare me një ekip vërtet mbresëlënës, që ka arritur në një periudhë kohe relativisht të shkurtër të përmbysë një histori të hidhur shumëvjeçare rrënimi të këtij spitali kaq të rëndësishëm dhe jo vetëm kaq, por dhe ta transformojë këtë spital në një shtëpi mikpritëse, me infrastrukturë bashkëkohore dhe më një shërbim të kualifikuar e të përkushtuar ndaj të gjithë atyre që vijnë këtu për t’u vizituar. Nuk është më sanatoriumi i dikurshëm, por është një spital rajonal që është pasqyra e ambicies sonë për një shëndetësi të rilindur, për një shërbim publik shëndetësor që nuk i lë asgjë mangët punës e që konkurron denjësisht me çdo spital privat në Tiranë.”- tha Rama.

Dëshmitarë të transformimit që ka pësuar ky spital u bënë vetë pacientët, teksa takuan Kryeministrin.

“Isha para dy vitesh, krevatet me fibër poshtë. Kushte europiane. Jemi shumë të kënaqur,” – u shpreh njëri prej tyre, të cilit i është dashur të trajtohej edhe më parë në të.

Ndërkohë është në zbatim edhe faza e tretë e investimeve që përfshin investimet në qendrën e ekzaminimeve dhe infrastrukturën e godinave të administratës./a.k

Next Post

Lakuriqësia në plazh... "nën" Komunizëm (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In