• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seminar rajonal për bashkëpunimin Kinë-Ballkani Perëndimor

by A R
22/11/2022 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seminari “Kina dhe Ballkani Perëndimor në vitin 2022: sfidat, mundësitë dhe potencialet e bashkëpunimit”, u mbajt në Tiranë me nismën e Institutit të Studimeve të Globalizimit të Shqipërisë (AIGS). Në të morën pjesë 15 ekspertë të qarqeve akademike, mediatike, të instituteve studimore, të biznesit etj., nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Të pranishmit shkëmbyen mendime mbi domethënien e marrëdhënieve Kinë-Ballkani Perëndimor përballë luhatjeve në botën e tanishme dhe problemet ekzistuese që pengojnë forcimin e këtyre marrëdhënieve, duke dhënë sugjerime për të shfrytëzuar mundësitë e bashkëpunimit në fushat ekonomike, kulturore, mediatike etj

Ambasadorja e posaçme për bashkëpunimin Kinë EQL , Jiang Yu, përshëndeti seminarin përmes një mesazhi video dhe theksoi se në dekadën e fundit shkëmbimet midis Kinës dhe Ballkanit Perëndimor janë rritur. “Jetojmë në një kohë të turbullt ndaj duhet të punojmë së bashku”- tha ajo, duke shtuar se Kina do të hapë më shumë derën e saj për të kontribuar në ekonominë globale.

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Maqedoninë e Veriut, Zhang Zuo, bëri thirrje për konsolidim të besimit politik dhe forcim të koordinimit, për të përballuar së bashku sfidat globale, si ndryshimi klimatik, siguria energjetike e ushqimore etj.

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, nënvizoi se midis Kinës dhe Shqipërisë janë nënshkruar më shumë se 30 dokumente bashkëpunimi. Ai bëri të ditur se shumë investitorë kinezë duan të investojnë në Shqipëri dhe studiuesit e ekspertët të dy vendeve kanë mbajtur kontakte të ngushta. Por, “mund të bëjmë dhe duhet të bëjmë më shumë”, theksoi ambasadori kinez në Tiranë.

Sipas dr. Enriko Ceko, senator i Forumit Botëror të Ëngjëjve të Biznesit, Ballkani Perëndimor, i etur për zhvillim, mund të mësojë nga rruga e Kinës drejt prosperitetit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe transnacionalizmit. Ai vuri në dukje që, nëse realizohen financime prej 40 miliardë dollarësh amerikanë, rritja ekonomike e Ballkanit mund të shkojë deri në 6 %, duke krijuar rreth 1.5 milionë vende pune. Ndërsa në periudhën 2009 – 2021 Kina ka investuar rreth 32 miliardë euro në rajon. Nisma “Një rrugë, një brez” mund të shërbejë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, tha ai.

Ndërsa z. Peco Trajkoski, themelues dhe president i Qendrës për Kërkime dhe Analiza Strategjike (CSIA) të Maqedonisë së Veriut, numëroi fushat në të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor mund të zhvillojnë bashkëpunim me Kinën në transformimin digjital, krijimi i sinergjisë midis ekonomisë digjitale dhe asaj të gjelbër etj.

Pjesëmarrësit nxorën në pah rëndësinë e shtimit të shkëmbimeve njerëzore e kulturore ndërmjet Kinës dhe Ballkanit Perëndimor. “Kur njerëzit nga kultura dhe prejardhje të ndryshme njohin dhe kuptojnë njëri-tjetrin – dhe fitojnë aftësitë që u nevojiten për të kontribuuar si qytetarë dhe udhëheqës – ata formojnë partneritetet globale që mbështesin sigurinë, stabilitetin ekonomik dhe tolerancën”, tha Silva Doci, studiuese e pavarur shqiptare. Sipas saj, theksi mbi paqen është pjesë e kulturës tradicionale kineze që respekton kulturat e tjera dhe ndryshimet midis njerëzve

Drejtorja ekzekutive e AIGS-it, dr. Marsela Musabelliu, u shpreh se pengesat kryesore për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Ballkani Perëndimor janë mendësia e Luftës së Ftohtë. Sipas saj, aktorët e shoqërisë civile, media, bota akademike dhe ajo e biznesit duhet të mblidhen për të parë më qartë realitetin përtej sloganeve polarizuese. Kina ka paraqitur projekte si nisma “Një brez një rrugë”, Nisma e Zhvillimit Global dhe Nisma e Sigurisë Globale, që synojnë realizimin e një bote të begatë dhe paqësore.
Sipas statistikave nga Maqedonia e Veriut, në vitin 2021 vëllimi i përgjithshëm tregtar ndërmjet këtij vendi dhe Kinës ishte 944 milionë dollarë amerikanë, 23.6 % më shumë në krahasim me vitin 2020. Kina është partnerja më e madh tregtare e Maqedonisë së Veriut jashtë Europës

Ndërkohë, statistikat e Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës treguan se importi i Kinës nga Shqipëria është rritur me 102.6 % vitin e kaluar. “Investitorët kinezë janë në pritje të politikave më të favorshme dhe dëshirojnë të luajnë një rol edhe më të madh në ekonominë shqiptare dhe në zhvillimin e rajonit”, theksoi përfaqësuesi diplomatik i Kinës në Tiranë, z. Zhou Ding.
Gjatë dekadës së kaluar, tregtia ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së është rritur me 140 për qind, duke arritur vjet në 136.2 miliardë dollarë amerikanë dhe duke pasur një normë rritjeje shumë më të lartë se ajo e tregtisë ndërmjet Kinës dhe BE-së. Kina është tashmë për vendet e EQL-së partnerja tregtare dhe burimi i importit më i rëndësishëm jashtë BE-së.

Next Post
VIDEO/ 2 gola për 5 minuta, Arabia Saudite bën përmbysjen e çmendur ndaj Argjentinës

VIDEO/ 2 gola për 5 minuta, Arabia Saudite bën përmbysjen e çmendur ndaj Argjentinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

“Lëreni Albinin jashtë kësaj çorbe të neveritshme”, Rama-protestuesve: Shqiptarët nga Kosova & RMV s’janë diasporë

June 21, 2026
“Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë në familje: Mami gjeti tezen të vrarë në lumë

“Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë në familje: Mami gjeti tezen të vrarë në lumë

June 21, 2026
Ndodh edhe kjo! Futbollistit iranian i skadon viza amerikane pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës

Ndodh edhe kjo! Futbollistit iranian i skadon viza amerikane pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës

June 21, 2026
“Doja të vrisja veten”, Klaudjo rrëfen momentin që i ndryshoi jetën: Vëllai më doli para makinës…

“Doja të vrisja veten”, Klaudjo rrëfen momentin që i ndryshoi jetën: Vëllai më doli para makinës…

June 21, 2026
Beteja për minoritetin në Himarë, Bido: Për 300 veta luhet loja. Beleri ndërhynte për shtetësinë greke

Pse po e denigrojnë studiuesin Ardit Bido?

June 21, 2026
101 metra drejt qiellit, Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

101 metra drejt qiellit, Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

June 21, 2026
VIDEO / “Shqipëria nuk është vetëm bregdet”, ambasadorët tur në veri të vendit, ja mesazhi i Hoxhës

VIDEO / “Shqipëria nuk është vetëm bregdet”, ambasadorët tur në veri të vendit, ja mesazhi i Hoxhës

June 21, 2026
Protesta/ Deputeti socialist: Nëse keni alternativë më të mirë, bujrum tek kutia e votimit!

Protesta/ Deputeti socialist: Nëse keni alternativë më të mirë, bujrum tek kutia e votimit!

June 21, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës

June 21, 2026
Protesta, Berisha: Mbështesim lëvizjen e fuqishme rinore, nuk jemi kundër investimeve

Berisha mesazh Ramës: Protesta është Vaterloja jote, largohu dhe përballu me drejtësinë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In