Selin Bollati ngre dyshimet për Big Brother VIP 6: A do të jenë Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi opinionistë?

Gjatë emisionit të mbrëmshëm “Goca dhe Gra”, Orinda Huta solli një të dhënë nga organizata britanike “Drinkaware”, sipas së cilës 26 për qind e punonjësve janë penduar për diçka që kanë bërë në festën e punës, pasi kanë konsumuar shumë alkool.

Huta sqaroi se arsyet kryesore të pendesës lidhen me thashethemet mes kolegëve dhe flirtet me persona të punës.

Pas këtij diskutimi, Selin Bollati përmendi festën që Top Channel organizon së shpejti për nisjen e sezonit të ri. Ajo tha se në këtë event pritet të jenë të pranishëm edhe Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari.

“Meqë Orinda përmendi thashethemet në festë, po ju tregoj edhe unë një thashethem për festën, edhe pse është jashtë saj. Në festë do të jenë Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari”, u shpreh Bollati.

Orinda Huta reagoi menjëherë, duke e pyetur nëse deklarata e saj nënkuptonte një konfirmim për edicionin e ardhshëm të “Big Brother VIP”.

“Selin, a po na tregon diçka që nuk e dimë? Po konfirmon ndonjë gjë për ‘Big Brother’-in e ardhshëm?”, e pyeti ajo.