• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Selami ne VOA: Basha te korrigjoje qendrimet e te degjoje kritikat

by
26/08/2015 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Deputeti i PD dhe politikani njohur Eduard Selami ka formuluar kritika ndaj kursit aktual të drejtimit të Partisë Demokratike, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ja teksti i plotë i saj:

VOA: Kohët e fundit, kriza e refugjatëve është lajmi që po dominon zhvillimet në Ballkan dhe ajo pritet të bëhet edge temë kryesore e takimit të nivelit të lartë që po zhvillohet sot dhe nesër në Vienë. Ndonëse shumica e tyre janë nga vendet e lindjes së mesme apo dhe të Afrikës Veriore, ka patur një numer të shtuar të emigrantëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë kryesisht saqë ka detyruar qeverinë gjermane të fillojë një fushatë ndërgjegjësimi, të paktën në Shqipëri për t’i bindur njerëzit që në Gjermani ata nuk kanë shans për të marrë çfarëdo strehimi që ata kërkojnë. Si e shpjegoni ju këtë largim kaq në masë të njerëzve këto kohë drejt vendeve të Evropës Perëndimore, Gjermanisë kryesisht?

 

Selami: Ka shumë faktorë, por kur gjërat shkojnë kaq larg, ka vetëm një përgjigje për këtë. Kur njerëzit vendosin për t’u larguar nga vendi i tyre, ka humbje shprese. Ka humbje shprese për arsye të ndryshme por fatkeqësisht shqiptarët e kanë humbur shpresën që kjo qeveri do të mbajë premtimet e saj që dy vjet më përpara ishin gati-gati në kufijtë e një skeme piramidale politike. U premtuan vende pune, s’ka vende pune;  U premtua luftë kundër korrupsionit, korrupsioni vazhdon të rritet; U premtua luftim të inkriminalitetit, kjo po vazhdon të rritet. Përmirësim të gjendjes në shëndetësi nuk ka. U premtua ulje e tarifave studentore, përkundrazi janë rritur. Pra të gjitha këto premtime të pambajtura, krijojnë atë vakuum, mungesa e shpresës, mungesa e ekonomisë, të gjitha këto e kanë bërë këtë gjë. Ana tjetër që mua më bie në sy, për të ardhur keq, është që në disa ditë që jam këtu, kam lexuar në shtypin dhe parë në shtypin amerikan, madje dhe gjatë rrugës në ëmisionin tuaj në radio në makinë, dëgjohet për këtë gjë, shumë pak flitet, shumë pak shtypi e ka trajtuar këtë lloj problemi. Dhe kjo është për të ardhur keq sepse kjo është nga ato pikat e rëndësishme ku një fotografi është baraz me mijëra fjalë. Kur ka një largim masiv të shqiptarëve pas 25 vjetësh, atëherë ky duhet të ishte shqetësim madhor i qeverisë, ky duhet të ishte problemi kryesor i elitës politike shqiptare. Nuk ndodh kjo.

 

VOA: Shqipëria sot gjendet përballë një reforme që shumë njerëz e kanë quajtur jetike, e kam fjalën për reformën në drejtësi. Një reformë po aq e rëndësishme ishte reforma administrëative mbi të cilën u zhvilluan zgjedhjet e fundit lokale.  Partia Demokratike e bojkotoi këtë reformë, ka shumë që thonë që nuk luajti rolin që duhet të luante si forvë opozitare. E parë nga sot, a mendoni se ky ishte një vendim i gabuar i PD?

 

Selami: Nuk ndaj këtë mendim sepse Rama që përpiqet që të bëjë reformatorin, nuk është reformator. Që të bësh reforma në një shoqëri të hapur, demokratike të cilën unë kam frikë se ai nuk e kupton, nuk ka dëshirën dhe njohurinë për ta kuptuar, duhet një bashkëpunim me opozitën dhe nga vendimet e tij të para dhe në fjalën e tij kryesore që quhet më e rëndësishmja në karrierën e tij politike, në parlament kur prezantoi programin, në vend që të merrej me programin, në vend që të merrej me bashkëpunimin me opozitën, na tregoi ne dajakun, na tregoi ne shpullat, na tregoi ne që nuk kanë filluar akoma. Kështu që praktikisht kjo ka qenë në vijim të tyre. Edhe po ta shikosh këtë reformë administrative, është e papërfunduar, është pseudoreformë. U bënë zgjedhjet lokale dhe nuk është plotësuar kuadri ligjor që të zgjedhurit me votimin e lirë të qytetarëve shqiptarë të plotesojnë detyrimet e tyre kushtetuese. Pra janë thjeshtë gjëra të sipërfaqshme, janë lyerje fasadash, janë dy drita të reja në kryeministri, ky është mentaliteti i tij. Po kështu edhe reforma në drejtësi.

 

VOA: A pritet opozita të marrë pjesë në reformën në drejtësi?

 

Selami: Patjetër që ne kemi parashtruar dhe do të vazhdojmë. E quajmë këtë më të rëndësishme.

 

VOA: A do të marrë pjesë opozita në këtë reformë?

 

Selami: Varet nga qëndrimi i tyre. Nëse ne do të përdoremi si fasadë që ai të zbukurojë kryeministrinë, jo. Sepse nuk duam të japim mesazhin e gabuar.

 

VOA: Çfarë prisni ju nga Kryeministri që të merrni pjesë në reformë?

 

Selami: I kemi parashtruar të gjitha programet tona një e nga një dhe janë rrëzuar nga Kryeministri. Thjeshtë do të luajë sikur ai po na afron dhe ne po e pengojmë, lojë e cila nuk ka shanc që të fitohet.

 

VOA: PD në dy zgjedhjet e fundit pësoi humbje, qoftë në zgjedhjet e përgjithshme, qoftë në zgjedhjet lokale, ndërsa ka mbetur edhe dy vjet nga zgjedhjet e tjera të përgjithshme të 2017. A ka partia juaj një program të qartë apo një strategji të qartë se si do të fillojë ngritjen e vet? Apo do vazhdojë me formën e bojkotimit?

 

Selami: Unë them që ka gjëra që kryetari Basha duhet t’i korrigjojë, në bazë të atyre dy humbjeve ne duhet të fillojmë analizën. Por mundësia që ne të dalim fitimtarë në zgjehdjet e ardhshme, është aty. Kjo do të jetë në të mirë jo vetëm të kryetarit Basha por në të mirë të Partisë Demokratike dhe në të mirë të të gjithë shqiptarëve.

 

VOA: Si është gjendja brenda PD, se ka figura të larta, figura të njohura të kësaj partie kanë bërë kritika ndaj udhëheqjes së partisë për mungesë roli udhëheqës. Si është gjendja sot në PD?

 

Selami: SI çdo parti e madhe, e kundërta do të ishte çudi. Pra, ne diferencën e mendimeve, ne kemi mendime të ndryshme. Si një parti e hapur, parti bashkëkohore, kjo është fare normale. Unë mendoj që kritikat bëhen që të përmirësohet puna e Partisë Demokratike dhe kryetari Basha duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj këtyre kritikave që bëhen dhe siç thashë duhet të korrigjojë qëndrimet e tij që ne të jemi fitues në zgjedhjet e ardhshme.

 

VOA: Cila mendoni ju se është sfida më e madhe me të cilën ndeshet sot PD?

 

Selami: Unë mendoj që sfidat tona si Parti Demokratike janë sfidat që kanë qytetarët shqiptarë, se si duhet që ta fusim Shqipërinë edhe njëherë në rrugën e integrimit, në rrugën e progresit, në rrugën e zhvillimit ekonomik, në rrugën e krijimit të vendeve të reja të punës, në rrugën e afrimit të investimeve të huaja, në rrugën e luftës kundër korrupsionit. Ka dalë nga kjo rrugë Shqipëria dhe në këtë pikë unë mendoj që fajin kryesor e ka koalicioni i tanishëm, e ka kryeministri Rama dhe kryetari i parlamentit, zoti Meta.

 

VOA: Po vetë opozita po e luan rolin e saj? Se vetë bojkoti nuk e ndihmon vendin që të arrijë këto gjëra që ju thatë.

 

Selami: Nuk është se ne kemi bërë vetëm bojkot. Këto janë çështje të diskutueshme dhe në përgjithësi dhe në total dhe unë jam kundër bojkotit, dhe Partia Demokratike është kundër bojkotit. Ne s’kemi bërë vetëm bojkot. Kemi dhënë dhe alternativa por është për të ardhur keq që qeveria aktuale dhe kryeministri bashkë me zotin Meta, duke përfituar nga numrat në parlament, e kanë përjashtuar kontributin që duhet të japë opozita. Unë mendoj që ky kryeministër nuk e ka formimin e tij, nuk e ka mendësinë e tij bashkëkohore dhe kombinimi i arrogancës me paaftësinë po e bën shumë të vështirë jetën në Shqipëri dhe kjo është dhe arsyeja që shqiptarët po largohen.

 

VOA: Para disa vitesh, Kryetari i atëhershëm i PD, Sali Berisha dhe kryetari i sotëm i PS, Edi Rama, arritën një marrëveshje me njëri-tjetrin ndër të cilat, një nga marrëveshjet kryesore ishte që kryetarët e partive vet kanë të drejtën që të caktojnë vet kandidatët që do të jenë përfaqësues të partive. Sa e ka dëmtuar kjo procesin e demokratizimit në Shqipëri?

 

Selami: Në këtë studio e kemi diskutuar këtë problem dhe unë e kam kritikuar dhe kam shpresuar që koha të më provoi gabim. Fatkeqësisht koha më ka provuar që kam patur të drejtë. Unë mendoj që ky është një hapat më të mëdha prapa të demokracisë shqiptare. Duhet të korrigjohet sepse ka sjellë zvogëlimin e hapësirave demokratike brenda dy partive të mëdha dhe çbërjen e institucioneve brenda partive dhe kjo, duke qenë që Shqipëria është një republikë parlamentare, ka sjellë një situatë paradoksale që gjithçka varet nga vullneti i kryetarit të partisë. Ky është hap prapa.

 

VOA: Pse mungon një lëvizje, një mirëkuptim për ta ndryshuar këtë gjë? A mos janë të dyja palët e rehatshme?

 

Selami:  Patjetër. Kjo është natyra njerëzore, Ana tjetër është që nuk mundet që për çdo kohë të ndërrohet kushtetuta. Shqipëria e ka ndërruar rreth 10 herë kushtetutën në më pak se 100 vjet, kur vendi që ne admirojmë siç është Amerika, një nga historitë më të mëdha të suksesit njerëzor, ka 1 kushtetutë, ka 27 amendamente dhe ka pothuajse 240 vjet jetë, kështu që nuk mund të fusësh duart çdo kohë. Unë mendoj që është pikë shumë e dobët ajo e vitit 2008. Se ku është, se si është, duhet të ulen ta shikojnë specialistët, të krijohet vullneti politik për ta bërë këtë gjë. Ky vullnet politik mendoj që nuk ekziston akoma.

Next Post

Mbyllet Wikipedia në Rusi sepse... të mëson si të kultivosh hashash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In