Një shifër e konsiderueshme parash, konkretisht rreth 500 mijë euro janë sekuestruar në një autobus në Portin e Durrësit. Mësohet se paratë janë gjetur gjatë kontrollit të një autobusi që ndodhej në tragetin që vinte nga Bari, Itali.
Mësohet se agjentët kishin informacion për transportin e eurove të padeklaruara teksa shoferi i autobusit Elidon Çela është vënë në pranga.
Numërimi i parave vijon ende dhe pritet që në përfundim të mësohet shifra e saktë. Nderkaq autobusi aktualisht mbahet i bllokuar në pikën e dytë të kontrollit në portin e Durrësit. Ende nuk ka asnjë zyrtar nga policia në lidhje me rastin.
/e.d