• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

by A R
13/04/2026 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turin e takimeve “Punët e Shqipërisë” të kryeministrit, Sali Berisha e cilëson vepra të zeza të qeverisë, duke listuar disa prej atyre që i konsideron si aferat më të rënda korruptive të kryeministrit.

“Punët e Shqipërisë në fakt janë veprat e zeza të Edi Ramës, janë inceneratorët ku janë hedhur miliona euro dhe nuk ka projekt. Porti i Durrësit është Dubai i Ramës. Ky port do jetë çeshtje me përparësi kombëtare e PD-së”, tha Berisha.

Pasi la pas akuzat e qeverisë, gjatë u mor me punët e shtëpisë së tij politike, duke kërkuar nga strukturat e partisë gatishmëri maksimale për protestën e 17 prillit.

“Opozita duhet të jetë në këmbë. Vendi ndodhet në udhëkryq, për shkak të regjimit të Ramës. Jemi në kilometrin e fundit dhe kemi një problem, të qëndrojmë  me të gjithë forcën. Protesta është arma jonë kryesore. Kështu duhet të jetë në çdo akt kryengritjeje paqësore ndaj këtij regjimi”, deklaroi lideri demokrat.

Të vetët i paralajmëroi se do të monitorohen për angazhimin që kanë, jo vetëm me qytetarët dhe strukturat e partisë, por edhe në betejën virtale me kundërshtarët politike. Prej tyre kërkoi të ndjekin modelin e opozitës në Hungari, e cila solli përmbysjen e pushtetit pas 16 vite qeverisjeje të Viktor Orbanit.

“Opozita aty kishte patur mbështetjen e TV-ve më të shikuara, avantazh madhor. Kryesorja është se opozita kishte dominuar në mediat sociale. Demokratët duhet që të bëjnë sa më shumë shpërndarje të mesazheve tona në Facebook, Instagram e kudo nëpër çdo rrjet social. Mos e injoroni se detyra jonë kryesore është të vrasim frikën. Rrjetet tona s’mund të jenë rrjete të fjetura, është absolutisht e pafalshme. Përdorimi i rrjeteve sociale do kontrollohet, është detyrim”, deklaroi kreu demokrat.

Strukturat drejtuese të partisë i ftoi të shkunden nga apatia, që kanë rënë dhe të nisin urgjent takimet intensive me qytetarët.

“Duhet dialog intensiv me çdo qytetar, është i domosdoshëm takimi me strukturat dhe qytetarët”, tha Berisha.

Shtoi se motoja e PD-së është organizimi dhe vetëm organizimi.

Qëndrimet e Berishës vijnë në një kohë kur Partia Demokratike ka nisur procesin e brendshëm të zgjedhjes së strukturave të saj të reja, që do të kulmojnë me atë të kryetarit të kësaj force politike ne 23 maj dhe në 6 qershor mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Next Post
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com