• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

by A R
13/04/2026 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij sot në 13 prill në Samitin e Diasporës.

Begaj tha se shqiptarët në diasporë janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë. Ai deklaroi se shqiptaria nuk mbaron aty ku mbarojnë kufijtë e shtetit shqiptar.

Kreu i shtetit u shpreh se diaspora duhet të jetë pjesë organike e zhvillimit të vendit.

“Samiti i Diasporës zhvillohet, në një moment kyç për Shqipërinë, kur po hyjmë në BE. Diaspora duhet të jetë pjesë e mënyrës sesi mendojmë për të ardhmen. Shqiptaria nuk mbaron  aty ku mbarojnë kufijtë e vendit. Shqiptarët janë kudo, nga majat e AI tek institucionet ndërkombëtare, tek sipërmarrjet e suksesshme, skenat e artit dhe tek universitetet e botës.

Ju jeni ambasadorët tanë më të mirë, që kontribuoni me krenari. Na duhet më shumë punë, të bëjmë më shumë për Shqipërinë, që është vendi ynë. Diaspora është partner në bashkëpunim. Ne synojmë që të kthejmë kursimet tuaja në kapital zhvillimi në çdo fuashë. Ne duam që diaspora jonë të jetë partnere e së ardhmes së Shqipërisë”, u shpreh Begaj.

Fjala e plotë e presidentit Bajram Begaj

Mirëmbrëma dhe përshëndetje të gjithëve!

Mirë se keni ardhur!

Të nderuar bashkëkombës,

Të nderuar miq të ftuar dhe pjesëmarrës,

Është gëzim dhe kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes në këtë Samit të Katërt të Diasporës sonë, në këtë samit ku familja shqiptare mblidhet sërish pas një rrugëtimi 1-vjeçar, një rrugëtim që dëshmon vullnetin e palëkundur për ta kthyer bashkëpunimin tonë në një projekt afatgjatë shtetëror.

Samiti i Diasporës zhvillohet në një moment kyç: kurrë më parë kaq afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të këtij procesi.

Në këtë rrugëtim, Diaspora shqiptare është e pazëvendësueshme. Ajo nuk është thjesht një pjesë e historisë sonë, por forca që përcakton se sa larg mund të shkojmë si komb. Ajo duhet të jetë pjesë e mënyrës si mendojmë për shtetin, për shoqërinë dhe për të ardhmen.

Shqipëria dhe shqiptaria nuk mbaron aty ku mbarojnë kufijtë tanë. Ajo është një zemër që rreh kudo ku ka një shqiptar.

Kur flasim për Diasporën sot, nuk flasim më vetëm për nostalgji, për mall apo për numra. Flasim për ndikim global. Shqiptarët janë aty: nga majat e inteligjencës artificiale, tek institucionet ndërkombëtare, tek auditorët e universiteteve më të mira, te sipërmarrjet e suksesshme, te sallat e operacionit, te fushat e sportit dhe skenat e artit.

Diaspora jonë nuk përfaqëson vetëm një histori suksesi individual. Ju jeni fuqia dhe forca jonë! Ju jeni ambasadorët tanë më të mirë, që kontribuoni pa urdhër, por me krenari!

Por ky potencial i madh juaji duhet shfrytëzuar.

Për vite me radhë, lidhja mes shtetit dhe Diasporës ka qenë më shumë emocionale, sesa strategjike. Më shumë fjalë, sesa veprime konkrete. Më shumë festime, sesa plane reale.

Koha e atij modeli ka mbaruar. Sot jemi në një hap tjetër, në një marrëdhënie të re, me një kontratë të re, një kontratë ku Diaspora nuk shihet më si burim remitancash, por si partner i vërtetë zhvillimi, ku shteti nuk kërkon vetëm kontribut, por hap dyert dhe krijon mundësi reale, ku lidhja nuk është vetëm e zemrës, por edhe e mendjes, e ekonomisë dhe e së ardhmes sonë të përbashkët.

Ky samit është pikërisht për këtë kalim: nga pyetja “çfarë mund të bëjë Diaspora për Shqipërinë?” – te pyetja: “çfarë mund të bëjmë së bashku?”

Për dekada, Diaspora ka qenë mushkëri ekonomike. Falë jush, shumë familje janë mbështetur financiarisht dhe kanë ecur përpara, por mendoj se koha e transfertave vetëm për konsum po mbyllet.

Synimi ynë është t’i kthejmë kursimet tuaja në kapitale zhvillimi, në investime reale në energji, turizëm, bujqësi, teknologji dhe ide të reja.

Duam që Diaspora jonë të jetë partnere e së ardhmes së Shqipërisë, që të investoni mendjen dhe kapitalin këtu, në vendi tuaj.

Por partneriteti kërkon angazhim, kërkon edhe përfaqësim. Tashmë e drejta e votës nuk është më një premtim. Është një realitet. Shqiptarët jashtë vendit votojnë dhe zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Ndërsa shohim drejt vitit 2030, objektivit strategjik të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, nuk duhet të harrojmë busullën tonë: identitetin tonë kombëtar.

Bota arbëreshe është dëshmia e gjallë se identiteti shqiptar i mbijeton shekujve edhe kur është larg atdheut. Por sot sfidat janë të tjera. Prandaj, duhet të investojmë më shumë në gjuhën shqipe, në arsim, në rrjete profesionale dhe në qendra kulturore në botë, që brezat e rinj të mos e trashëgojnë Shqipërinë si një kujtim të largët, por si një lidhje të gjallë e të fortë.

Të dashur bashkëkombës,

Historia jonë ka qenë shpesh histori largimesh. E ardhmja jonë duhet të jetë histori lidhjesh. Një komb i vogël në hartë, por i madh në glob, nuk e ka luksin të jetë i ndarë. Dhe sfida jonë e përbashkët nuk është vetëm të flasim për Diasporën, por ta bëjmë Diasporën pjesë organike të sistemit tonë.

Në rrugën drejt Evropës Diaspora jonë shqiptare është zëri ynë më i besuar, përfaqësues i diplomacisë publike.

Në ekonomi, ju jeni ura jonë me botën.

Në dije, shkencë, kërkim dhe zhvillim, ju jeni burimi ynë më i çmuar.

Vendi ynë ka një pasuri që shumë vende e ëndërrojnë: një Diasporë të gjallë, të talentuar e të suksesshme.

Tani është momenti ta kthejmë këtë pasuri në një strategji që jep rezultate konkrete.

Ndaj, ju  ftoj me zemër të mos e shihni Shqipërinë vetëm si vendin nga keni ikur! Shiheni atë si vendin ku mund të lini gjurmë të përhershme. Ne nuk po ndërtojmë këtu një shtëpi të re vetëm për veten. Po ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët.

Ju nuk jeni të ftuar këtu.

Ju jeni në shtëpinë tuaj.

Mirë se erdhët në shtëpi!

Punë të mbarë samitit!

Shumë faleminderit!

Next Post
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

November 1, 2026
Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

November 1, 2026
A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

November 1, 2026
BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

November 1, 2026
Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

November 1, 2026
Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

November 1, 2026
Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In