• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret kreun e Komunës së Çairit dhe 5 të rinjtë shqiptarë që fituan bursë në NASA: Duke bashkuar të rinjtë, investojmë për të ardhmen!

by
21/10/2022 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, së bashku me 5 nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët kanë fituar bursë për në NASA, u pritën nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Për Veliajn, nuk kishte moment më të mirë sesa viti kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, për të përgëzuar të rinjtë që do të përfaqësojnë kombin tonë në ‘Nasa Space Challenge’.

“Na keni nderuar sot në Tiranë, jo vetëm se Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe nuk mund të kishte një moment më të bukur për të pasur këtë ekip simpatik të djemve tanë të talentuar, por edhe për faktin se kemi humbur shumë kohë duke u marrë me punë të brendshme, duke gjetur armikun brenda nesh, duke u copëtuar, ndërsa sot ka ardhur koha të bashkohemi. Filozofia e Unionit të Bashkive Shqiptare është pikërisht kjo: Të gjejmë gjërat që na bashkojnë. Mund të mos biem dakord për gjithçka, por ama të mësojmë nga njëri-tjetri”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se lidhja e të rinjve tanë kudo, në çdo trevë shqipfolëse, është shumë e rëndësishme.

“Duhet të sigurohemi që universitete tona lidhen, sepse unë besoj se në qoftë se çunat e gocat tanë, si në Tiranë, si në Shkup, si në Preshevë, si në Prishtinë, si në Tuz, në Ulqin, lidhen me njëri-tjetrin në një moshë të re, do rriten gjithë jetën bashkë dhe do shohin te njëri-tjetri jo rivalin, por aleatin, bashkëpunëtorin, vëllain, motrën. Misioni ynë tani është, jo vetëm të bëjmë punën fizike të qytetit, por besoj se infrastruktura shpirtërore është gjithashtu e rëndësishme. Njerëzit nuk jetojnë vetëm me asfalt, me shtylla, pllaka e pemë. Njerëzit jetojnë edhe me kontaktet, që ne kemi detyrim t’i lehtësojmë. Dua që, jo vetëm këtë vit, kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, por edhe vitin tjetër kur ne planifikojmë të jemi Qyteti Europian i Sportit, të mësojmë të luajmë në skuadër dhe të kuptojmë se skuadra është Shqipëria, pavarësisht se në cilat troje jemi vendosur. Është skuadra më e rëndësishme në botë,” nënvizoi Veliaj.

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu falenderoi kryebashkiakun Veliaj për punën që po bën me komunat shqiptare në rajon.

“Jam tepër i lumtur e i nderuar që jemi sot këtu. Unioni i Bashkive ka dhënë rezultate shumë pozitive dhe në atë drejtim duhet të investojmë të gjithë bashkë. Jam gjithashtu i lumtur që kryeshteti ynë, Tirana, është Kryeqyteti Europian i Rinisë, për shkak se jo rastësisht ky kryeqytet është edhe më aktivi në Evropë dhe ky model duhet të përcillet edhe në vendet tona, në komunat, bashkitë tona. Gjithashtu, ju cekët që vitin e ardhshëm keni aspirata të merrni titullin Qyteti Europian i Sportit. Jam i bindur, unë si pedagog sportiv në Universitetin e Sporteve, do të jap një kontribut ndoshta më të madh se këtë vit”, u shpreh ai.

Kryebashkiakët diskutuan gjithashtu edhe mbi projektet e radhës, bashkëpunimi për të cilin do të rritet në vazhdim.

/e.d

Next Post
Berisha kujton se mund të bëjë ende me shqiptarët atë që administratori i Astirit bëri me macen e gjorë

Aktivistja Evi Kokalari si matësja më e mirë e gjendjes në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

September 10, 2026
BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

September 10, 2026
Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

September 10, 2026
Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

September 10, 2026
Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

Rekord! Emigrantët dërguan 621 mln euro në gjysmën e parë të vitit

September 10, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksidenti në Lushnjë, policia zbardh detaje të reja: Ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

September 10, 2026
Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

September 10, 2026
11 Shtatori, dita që ndryshoi botën! 25 vite nga sulmet që tronditën Amerikën

11 Shtatori, dita që ndryshoi botën! 25 vite nga sulmet që tronditën Amerikën

September 10, 2026
Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

Si Gjykatat e provokuan sherrin me Qeverinë? Vetë Kushtetuesja dërgoi borderotë e vjetra

September 10, 2026
“Prokuroria nuk është e qartë”, Avokatja: ZVP nuk ka provë për ndërhyrjen e Thaçit

“Prokuroria nuk është e qartë”, Avokatja: ZVP nuk ka provë për ndërhyrjen e Thaçit

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com