• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seksologia Lekatari debat me pastorin: Nuk të lë që ta quash fetusin bebe, kisha të mendojë për ato fëmijë që janë përdhunuar ndër vite

by Java News
29/06/2022 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Zhaklin Lekatari e ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv është përplasin me pastorin Yllin Doçi, teksa po diskutohej në lidhje nëse janë pro apo kundër abortit. Lekatari tha se një fetus nuk është një bebe, por është një grumbull qelizash. Sipas saj pastori po deformon publikun, pasi ajo në atë që thotë bazohet tek shkenca dhe jo mendimet e saj individuale.

‘Nuk është fëmijë është një grumbull qelizash. Nuk e quaj unë e quan shkenca. Unë kam mitër, jo ju. Ju nuk keni të drejtë që të flisni, unë kam. Kisha është opsesionuar me fetusin dhe embrionin. Duhet të mendojë për ato fëmijë që janë përdhunuar ndër vite. Kisha do t’i mbajë njerëzit e varfër. Nuk do të lë që të thërrasësh fetusin Bebe. Po deformon të vërtetën pastori. Po flas me argumente shkencore.’- tha Lekatari.

Me debate është shoqëruar tematika e shumëpërfolur e abortit ditën e sotme në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.

Pastori: Jeta nis në momentin e ngjizjes

Të ftuar në panel ditën e sotme ishte gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari dhe pastori Ylli Doçi, të cilët nisur nga vendimi i gjykatës së lartë në Amerikë, diskutuan nëse janë pro apo kundër abortit.

Për Lekatarin, aborti duhet të jetë një proces normal, pasi sipas saj zgjedhja është personale e trupit të gruas dhe e askujt tjetër. Një pohim ky që nisi një debat mes saj dhe pastori, Ylli Ndroqi, për të cilin, ka opinione të ndryshme nga ateistë dhe teistë dhe për këtë çështje Amerika e trajton si çështje federale.

Gazetarja pohon se aborti nuk do të thotë të vrasësh bebe, pasi ato janë një grumbull qelizash, nuk është e gjallë.

‘Shkencëtarët ende nuk e kanë vendosur kur fillon jeta, çfarë thuhet kur është i gjallë. Ne nuk e dimë nëse një virus apo një qenie jete, konsiderohet si e gjallë. Nga ana tjetër para 50 vjetësh, kur ka kaluar afati, gjykatësja ka thënë që ne nuk e dimë kur fillon jeta. Ne nuk mund të themi që ti po vret bebe ato nuk janë bebe, ka debate, kur quhet fetus kur quhet bebe’. – tha Zhaklin Lekatari.

‘Është e pakalueshme nëse është e drejtë apo e gabuar. Në të gjitha këto dimensione që vijnë nga mendime ateiste, teiste, pra duhen dëgjuar të gjitha mendimet. Amerika është ndryshe nga Shqipëria, diskutimi që po bëhet tani me supremen është një diskutim federal. Gabimi që u bë në ’73, është se e bën çështjen e abortit në çështje federale.’ tha pastori, Ylli Doçi

Diskutimi vijoi me një deklaratë nga Lekatari e cila tha se termi bebe është e gabuar, pasi në javën e 10 kemi kthimin e një embrioni në fetus, një deklaratë e cila iu kundërpërgjigj pastori i cili tha se është një person.

‘Ne në javën e 10 kemi kthimin enjë embrioni në fetus, pra edhe si terminologji është e gabuar.’ Është një e drejtë shëndetësore bazike e gruas, unë kam të drejtë të vendos për trupin tim me mitrën time. Unë Arbër, nuk vendos dot për kanalet e tua dhe për prostatën tënde.

Pjesë nga debati:

Ylli Doçi: Ti ke një person tjetër në trupin tënd

Zhaklin Lekatari:  Ai nuk është një person ai është një grumbull qelizash, është embrion dhe fetus. Nëse një vajze 11 vjeçe është përdhunuar dhe ka fëmijë a duhet ne t’i heqim të drejtën e një jetese normale?

Ylli Doçi: Nuk ke sesi të kërcënosh një jetë njerëzore për hir të ndjenjave të dikujt.  Po t’ua tregosh nënave se çfarë po ndodh në trupin e tyre ato e kuptojnë më mirë sesa vlerë ka jeta’. Unë po them si do e kuptojë ngjizjen e spermës  me vezoren, aty nis lindja. Është një çështje filozofike.

Zhaklin Lekatari: Nuk është fëmijë, fëmijë është kur ka lindur.

Ylli Doçi: E thotë bibla

Zhaklin Lekatari: Nuk e thotë bibla mo pastor, o pastor, nuk është. Unë do besoj doktorin jo pastorin dhe doktori thotë në javën e gjashtë pastor, duke quajtur një grumbull qelizash fëmijë./m.j

Next Post
Ju rrëfej Pjetër Arbnorin dhe kohën e tij pasburgut

Në vilën e diktatorit rumun...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In