• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekreti i Homerit!

by Monika Stafa
24/12/2022 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Monika Stafa

Në letërsinë mitologjike Iliada dhe Odisea janë kryeveprat e mendimit dhe heronjtë homerikë janë frymëzimi im kur nis të shkruaj. Pavarësisht princërve aq të bukur e shtatlartë të mbledhur në historitë e Homerit, një prej tyre gjithmonë më ka bërë të mendoj më gjatë. Ai është Odisea. Një vepër e tërë kushtuar këtij burri, pas të cilit thuhet se Homeri fshihte një sekret, megjithëse e përshkroi atë jo aq të bukur, jo aq shtatlartë dhe as shumë të pasur.

Po cfarë sekreti fshihte Homeri pas tij?

Bota është e mbushur me sekrete. Nuk dihet ende se kur lindi sekreti i pare. Por mund të hamendësojmë se ai u krijua atëherë kur mendja e njeriut u bë më dinake. Dhe emblema e një mendje dinake në historinë e njerëzimit është Uliksi apo Odisea, sic ne jemi mësuar ta përmendim.

Kohë më parë kam mësuar se disa gjëra është më mirë t’i ruajmë fshehur ndër vete, pavarësisht prej çmimit që ato kanë. Kjo sepse nëse një ditë ato zbulohen, si cdo sekret tjetër mund të ndryshojë plotësisht jetën tonë.

Ne heshtim sepse të rrëfesh do të thotë të pranosh frikën që kemi. Sekretet na mbrojnë.

E mira e tyre është se ne jemi gjithmonë ata/ato që i mbajmë fshehur. Dhe në cdo kohë mund të vendosim nëse duam apo jo t’i zbulojmë. Sigurisht që nuk mund të parashikojmë pasojat që kjo gjë do t’u shkaktojë të tjerëve ndaj dhe kjo është arsyeja përse duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë.

Mos ky është një shkak përse Homeri ka fshehur veten tek një prej personazheve më karizmatikë të tij, sic është Odisea? A është kjo cfarë fshihet pas asaj fasade të përsosmërisë?

Cdo njeri ka sekretet e tij. Është vetëm çështje kohe për të zbuluar se cilat janë ato.

Sekretet marrin shumë forma dhe ato janë kudo. Disa janë të vogla, si të thuash një gënjeshtër të bardhë ose të përgjosh pas dere. Të tjerat janë më të rënda, si pabesia dhe tradhtia. Dhe disa sekrete janë aq të tmerrshme sa duhet të fshihen në një skutë të thellë dhe të errët brenda vetes, sepse nëse do të zbuloheshin ndonjëherë, me siguri do të copëtonin një familje.

Por pse ne i fshehim ato duke e ditur se e vërteta mund të dalë një ditë në dritë? Mos ndoshta frika e përballjes me të vërtetën na e bllokon arsyetimin, shpjegimin apo dhe sqarimin e rrethanave?

Sekreti është një formë e gënjeshtrës.

Që në moshë shumë të vogël jemi mësuar të mos fshehim sekrete, sepse ato të bëjnë një person të keq. Por kjo është vetëm gënjeshtra e parë. Ne e dimë se sekretet na ndihmojnë të mposhtim frikën tonë. Ato projektojnë një imazh të përshtatshëm tonin tek të tjerët. Me pak fjalë, sekretet na ndihmojnë të mbijetojmë. Dhe prandaj ato u krijuan.

Ndoshta ky ishte dhe Sekreti i Madh i Homerit, thonë shkencëtarët, që me teoritë e tyre brilante mbështeten kryesisht në fakte të brendshme të tekstit por edhe në rezultate të arkeologjisë bashkëkohore.

Por duke qenë ekspertë, atyre u mungon ajo kthjelltësi mendimi apo ai frymëzim i çastit, që i davarit imazhin e qartë dhe që nuk ka se si të fshihet.

Letërsia na jep gjithmonë shpresë përse ato duhen mbajtur fshehur. “Familja Tajd” i shkrimtares angleze Hannah Richell ka plot sekrete. Por a mund të falen vërtet fajet, sekretet e ruajtura prej kohësh? Dhe edhe nëse arrin t’i falësh, a mund të mësosh vërtet të duash përsëri?

Next Post
Meta ndan foton përkrah Kryemadhit dhe uron Krishtlindjet: Gëzuar në familjet tuaja!

Meta ndan foton përkrah Kryemadhit dhe uron Krishtlindjet: Gëzuar në familjet tuaja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë: Veproi i mbrojtur dhe i ndihmuar nga…

November 11, 2026
Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

November 11, 2026
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Tirana e vështirë për familjet e reja, lindjet janë në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare!

November 11, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme!

November 11, 2026
Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In