• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Seç po luhet në PD…”, Bejko hedh dyshime mbi Gaz Bardhin: Nuk na njoftoi për mbledhjen e Kryesisë

by A R
18/05/2023 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas deklaratës së Enkelejd Alibeaj, ditën e nesërme pritet të mblidhej Kryesia e PD-së ku do t’i komunikonte dorëheqjen nga posti i komanduar i kryetarit të partisë dhe nga posti i kreut të grupit parlamentar, por sipas ish-kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko kjo gjë nuk do të ndodhë.

Ai ka ngritur dyshime mbi sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, se “diçka po luhet aty”, pasi ky i fundit nuk i ka njoftuar për mbledhjen e Kryesisë. Ai la të kuptohet se dikush e kishte bërë me qëllim diçka të tillë. Bardhi pas dorëheqjes së Alibeajt njoftoi se do të zhvillonte një takim me Jorida Tabakun.

I ftuar në Report Tv, Bejko thotë se dorëheqja e Enkelejd Alibeajt ishte e papritur për të pasi ish-kryetari tashmë nuk e kishte diskutuar me askënd.

“Z. Alibeaj nuk e ka diskutuar me askënd dorëheqjen. E ka dhënë vetë. Duhet ta bënte diskutimin, më tha që ‘nëse do ta flisnim ju do të ndikonit të ndërroja mendjen’. Nuk ka një njoftim për mbledhje kryesie. Nuk është bërë njoftimi nga një sekretar aty që është në parti. Seç po luhet aty. Njoftimi nuk është bërë dhe s’ka mbledhje nesër. Kjo më duket e padrejtë. 

Dorëheqja e Alibeajt ka ndikuar jo pozitivisht pasi na gjeti të papërgatitur neve që jemi në vijën e parë të zjarrit. Dorëheqja zhvendosi debatin, sepse tema e ditës duhet të ishte ajo e Berishës nga pala tjetër që kishin si objektiv fitoren. Ai dështoi në mënyrë të plotë, tha që gjoja do të mbronte votat e shqiptarëve dhe do të fitonte. Gjithsesi z. Alibeaj është një personazh me karakter dhe zbatoi vendimin e Kryesisë së PD që menjëherë pas zgjedhjeve i mbaronte mandati Alibeajt dhe niste ristrukturimin”, tha Bejko.

Ai bëri thirrje që riorganizimi i PD të nisë urgjent.

“Atij që i lëviz fijet në PD që një orë e më parë të nisin procesin në PD. Procesi të drejtohet nga një grup kolegjial dhe jo nga një individ. Demokratët të bashkohen dhe të vijnë”, u shpreh Bejko.

Kujtojmë se Roland Bejko sulmoi edhe ditën e djeshme Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun për mos ndihmë në fushatë dhe krijimin e një klime jo të shëndetshme brenda partisë. Ai deklaroi se Bardhi ka ndihmuar kandidatin e Berishës në zgjedhjet lokale të 14 Majit, ndërsa Tabaku nuk u shfaq asnjë ditë në fushatë, por hidhte foto nga Bjeshkët e Namuna.

/a.r

Next Post
“Fushata që bëtë s’ka lidhje fare me realitetin”, Sejamini i tregon Nokës shkakun e humbjes së thellë

“Fushata që bëtë s’ka lidhje fare me realitetin”, Sejamini i tregon Nokës shkakun e humbjes së thellë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

October 23, 2026
Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

October 23, 2026
SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

October 23, 2026
“Hila nuk është viktimë, për këtë ai do të…”- Eksperti: Ishin kamera të fshehta të lidhura me laptopin, ja çfarë u gjet në vilën e tij! Në papafingo…

Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

October 23, 2026
Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

October 23, 2026
“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

October 23, 2026
Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

October 23, 2026
Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

October 23, 2026
Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In