• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Cilësia e demokracisë në Shqipëri varet nga demokracia e brendshme e partive

by A R
15/04/2026 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin “Trialog”, ka folur për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, duke e lidhur atë ngushtë me funksionimin e brendshëm të partive kryesore politike.

Duke komentuar figurat politike, Vangjeli u ndal te kryeministri Sali Berisha, duke thënë se mënyra e tij e komunikimit dhe qëndrimeve publike ka krijuar një model sjelljeje që, sipas tij, ka ndikuar edhe tek aktorë të tjerë politikë.

Ai theksoi se nëse këto sjellje do të ishin ndjekur nga politikanë të tjerë, ata do të ishin penalizuar shumë më herët, ndërsa në rastin e Berishës kjo nuk ka ndodhur në të njëjtën mënyrë.

„Demokracia në Shqipëri kushtëzohet në mënyrë të jashtëzakonshme, madje është produkt i drejtpërdrejtë i demokracisë së brendshme të dy partive kryesore. Për fat të keq, edhe publiku është mësuar me këtë metodologji, për aq kohë sa ai nuk është ndëshkuar. Që herët duket sikur për Sali Berisha ka një qasje tjetër qëndrimi. Sikur një politikan i çfarëdoshëm të kishte pasur jo serinë e pafundme të “faulleve” të tilla si Sali Berisha, apo qëndrimet e ndryshme të tij ndaj të njëjtit individ, në momentin që do t’i kishin mbaruar interesat ndaj këtij individi, ky i fundit do të ishte larguar prej tij. Sa kohë që Berisha është një ekzemplar i kësaj mënyre të foluri dhe komunikimi në publik, edhe të tjerët që nuk kanë mbetur pas tij, kam përshtypjen se asnjë nga politikanët shqiptarë nuk i ka shpëtuar këtij tundimi, që sipas interesit i thotë të bardhës së zezë ose anasjelltas“, tha Vangjeli.

Për Vangjelin, cilësia e demokracisë në Shqipëri mund të kuptohet vetëm duke parë demokracinë e brendshme të partive politike, veçanërisht të dy forcave kryesore në vend.

„Nëse do të duhet të shikonim cilësinë e demokracisë në Shqipëri, do të duhet të shikonim cilësinë e demokracisë në partitë politike të vendit, kryesisht ato kryesore, pasi ato të voglat kanë të njëjtët kryetarë, por nuk i llogarit njeri“, tha Vangjeli.

Next Post
Nisma botërore “Water Forward”, Petrit Malaj: Shqipëria e angazhuar për sigurinë e burimeve ujore

Nisma botërore “Water Forward”, Petrit Malaj: Shqipëria e angazhuar për sigurinë e burimeve ujore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

October 29, 2026
“PD e marrë peng”, Balla: Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

Balla pas seancës me tensione: Zhurma e opozitës nuk ndal axhendën europiane të Shqipërisë

October 29, 2026
Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

October 29, 2026
Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

Zbulohet formula! Si do të taksohen makinat elektrike në Shqipëri? Rreth 165 euro në vit për…

October 29, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Imunitet Guvernatorit! Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

October 29, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Flamuri kombëtar si strehë ku fshihen bandat

October 29, 2026
Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In