Seancë e jashtëzakonshme për referendumin e Serbisë/ Miratohet rezoluta, parlamenti i Kosovës e hedh poshtë

Eshtë zhvilluar këtë të shtunë, seanca e jashtëzakonshme në Kosovë lidhur me Referendumin e Serbisë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

77 deputë ishin të pranishëm në sallë gjatë votimit të kësaj rezolute në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.

Për këtë rezolutë, nga deputetët nuk pati vota kundër, veçse një abstenim.

Rezoluta u propozua nga katër grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupit Multientik.

Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës duke e quajtur shkelje të rendit kushtetues të Kosovës.

Kundërshtime lidhur me këtë qëndrim pati nga shtetet e QUINT-it.

Në hapje të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se nuk është kundër të drejtës së votës së qytetarëve serbë kosovarë me dy shtetësi duke thënë se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij deklaroi se qeveria që ai drejton nuk është anti-serbe.

Ai i është përgjigjur deklaratave të deputetit serb i cili ka theksuar se po veprohet kundër serbëve.

‘Qeveria jonë nuk është anti-serbe, ne nuk kemi një ministër komuniteti serb, madje është kryetari i Listës Serbe , pastaj kemi edhe zëvendësministra e këshilltarë. Është Serbia ajo që është kundër Kosovës dhe përpjekjeve tonë për progres ekonomin dhe për avancim të agjendës europiane’, ka thënë më tej Kurti.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com