• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Seanca e parë, seanca e fundit

by Ardit Rada
10/09/2017 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Seanca e parë e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit nxorri në pah një defekt të demokracisë shqiptare. Frikën “e drejtë” të kryetarëve të partive politike nga vota e fshehtë, e cila me gjasë në shumicën e rasteve sjellë edhe vendime individuale të deputetëve. Së paku dy vota rrodhën dje nga Partia Demokratike në favor të  Gramoz Ruçit, ndërsa paralelisht Lulzim Basha organizonte protesta anti-komuniste në vitin 2017.

Megjithatë, lëvizjet e djeshme politike në sallën e Kuvendit të Shqipërisë janë një tregues për vijimësinë e arenës politike në 4 vitet që na presin. Ndërsa zgjedhjet e fundit prodhuan dy opozita, PD-në dhe LSI-në, duket se kjo e fundit është ende e paqartë. Duke u rikthyer në votimin e fshehtë, duket se ky ka qenë shkaku përse Monika Kryemadhi nxorri jashtë salle 19 deputetët e partisë që drejton.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike edhe zyrtarisht dha një sinjal të dukshëm se paralajmëron një opozitë të qetë për shkak të reflektimit ndaj së shkuarës ose mungesës së ideve për t’u paraqitur më radikale.

Vetë zgjedhja e një zëri më të moderuar në krye të Grupit Parlamentar, atë të Edmond Spahos, paralajmëron se gjuha e ashpër me mllef dhe fyerje e Palokës tashmë nuk do të dëgjohet më në foltore. Ndërkohë, përballë Sali Berishës, që fliste pa asnjë pengesë nga ish-kryeparlamentari Meta, tashmë qëndron Ruçi, njëriu i “hekur” i socialistëve që më shumë sesa politikën ka pasion disiplinën.

Çakordimi brenda rradhëve në PD dhe fryma mosbesuese brenda LSI-së tregon se ende nuk është konsoliduar idea e një aksioni opozitar në të dyja opozitat. E gjithë kjo situatë lë të nënkuptohet se “Rama 2” pritet të qeverisë e qetë jo vetëm për shkak të shumicës 74+. Një qetësi kjo që mund të jetë e bezdisshme deri diku për debatin e nevojshëm politik. Sepse me gjasë, seanca e fundit e kësaj legjislature do të jetë si e para. /javanews/

Next Post
5 mënyrat si të shpëtojmë nga halat e peshkut

5 mënyrat si të shpëtojmë nga halat e peshkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In