• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

S’e kanë me Bajramin, por me istikamin

by Skënder Minxhozi
04/06/2022 23:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Me logjikën e Sali Berishës sot duhet të kishim asistuar në zgjedhjen president të Damian Gjiknurit ose Bledi Çuçit. Këtë tregon historia politike e tetë viteve kur PD zgjidhte kreun e shtetit, nga pozita e shumicës qeverisëse, duke çuar në Presidencë Bamir Topin dhe Bujar Nishanin. Nuk do të kishte asgjë të keqe që sot të ishte zgjedhur një socialist në krye të shtetit, pasi siç është thënë jo rrallë, në 30 vitet e fundit Shqiqëria ka pasur vetëm një kryetar shteti nga rradhët e forcës më të madhe politike të vendit.

“Konklava” socialiste nxorri fitues Bajram Begajn, shefin e shtabit të përgjithshëm, i emëruar e i dekoruar nga Ilir Meta. Presidenti në detyrë nuk e la përgjysëm ‘angazhimin’ ndaj pasardhësit të tij: e firmosi dekretin e lirimit nga detyra të Begajt si shef shtabi, që nga Turqia e largët. Për t’ja lënë më pas fushën të lirë shpërthimit të pritshëm të Sali Berishës në Kuvend, i cili deklaroi se papritur  paskesh marrë vesh 48 orët e fundit se presidenti i sapovotuar qenka fajtor për masakrën me pronat e ushtrisë. Çuditërisht “pusetat” plasën vetëm sot. Asnjë akuzë nga Berisha dhe as nga mediat e tij satelite në dy vjet që Begaj shërbeu si shef shtabi (është njeriu i Ilirit, mos e sulmoni)!

Edhe Nënë Tereza të kandidohej sot nga Edi Rama në Parlament si presidente e Shqipërisë, Sali Berisha do ta kontestonte. Nuk mund të shpëtonte doemos as Bajram Begaj nga kjo sjellje, megjithëse pakkush mund të thotë  sot se PS zgjodhi një president përçarës apo provokues për opozitën. E kundërta është e vërtetë:  Bajram Begaj ka të gjitha kredencialet që të jetë një kryetar shteti pa teserë partie në xhep, në kuptimin real të termit. Këto orë po e akuzojnë për gjithçka, por jo sepse është servil apo militant i fshehur partie. Madje sipas portaleve, kështu e kishin cilësuar edhe patronazhistët e famshëm të PS në prag të zgjedhjeve të fundit.

Sali Berisha do të ishte shumë i kënaqur me një president socialist. Do të dëshëronte në zyrën e kreut të shtetit Taulant Ballën, Erion Veliajn apo Nikon Peleshin. Do ta mbushte gojën e do t’i frynte mushkëritë me piskamën e tij të njohur që thërret për protesta edhe kur ju uron fëmijëve 1 qershorin. Doktorit  i duhej  një president nga rradhët e PS, që të vijonte të konfirmonte tezën se Rama ka kapur shtetin. Tani  që ra dhe Meta, shikoni sesi i kapi të gjitha pushtetet!

Me Begajn e ka të komplikuar fushën e betejës. Bajram Begaj është një lapsus në ekuacionin e tij politik. Prandaj si ai, ashtu edhe Alibeaj i tërhoqën deputetët megjithëse Rithemelimi kishte premtuar se do të merrte pjesë me votë kundër në seancë. E dini arsyen? Sepse kandidatura e Begajt rrezikonte të kalonte dukshëm kufirin e 85 votave, me dorën dhe votën e shumë prej opozitarëve të sotëm, brenda të gjitha fraksioneve të PD.

Prandaj si Berisha, ashtu dhe Alibeaj tërhoqën deputetë nga salla. S’e kanë me Bajramin, e kanë me istikamin e tyre që për shkak të një emri të cilin nuk e sulmon dot, i cili nuk ta ndez gjakun e nuk t’i errëson sytë, rreziku është që ta votosh e të ikësh në heshtje e të ulesh në kuadratin opozitar.

Rama ka zgjedhur të vijojë ta mbajë Presidencën si territor politik asnjanës, çka do të thotë se që nga largimi i Rexhep Meidanit nga Presidenca, do të mbushen 25 vjet pa një socialist në krye të shtetit. Shumëkush mund të thotë se ky institucion është një ornament pa vlerë, kur ke pushtetin qëndror. Aferim, por si t’ja bëjmë shpërthimeve të Berishës, që reagoi sot sikur të na kishte sulmuar Rusia, e  jo sikur shefi i shtabit i një ushtrie të Aleancës Atlantike të merrte postin e presidentit?!

Përtej teatrit të opozitës në parlament, nga frika e rrjedhjes së votave,  zgjedhja e Bajram Begajt është një gjest shtensionues në mes të një sezoni që pas shtatorit do të  jetë shumë i tendosur. Një  president de facto i të gjithëve dhe pa pigment partiak, është një notë e zbutur në një panair pasthirrmash dhe ulërimash. Duhej një person i rregullt dhe i qetë në atë zyrë, pas pesë viteve cirku politik  të paraardhësit që quante qeverinë që dekretoi “grup i organizuar kriminal” apo që ftoi amerikanët ta vrasin me raketa te Mali me Gropa! Bajram Begaj s’ka  plane të tilla për të ardhmen dhe kjo është një gjë e mirë për vendin.

abcnews.al

Next Post
Horoskopi i datës 23 prill 2022, ja çfarë thonë yjet sot për ju

Horoskopi për sot, 5 qershor 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Më në fund pas 5 vitesh do të kemi një president racional, të matur,të qetë,të ndershëm,korrekt,punëtor,të disiplinuar,prind shembullor dhe profesor të asociuar në mjekësi.Faleminderit grupit parlamentar të PS dhe jo zoti Minxhozi për analizën tuaj perfekte të situatës politike dhe më gjerë në Shqipëri.Faleminderit.⭐

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In