• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

by A R
27/04/2026 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika Kryemadhi ka folur për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, pas seancës së parë të gjyqit në themel, për të, Ilir Metën dhe të akuzuarit e tjerë.

Kryemadhi ka bërë disa deklarata të forta, duke akuzuar për një proces të padrejtë dhe për një gjykatë shërbëtore të SPAK.

Sa i përket Metës, Kryemadhi tha se nuk ka komunikim me të dhe komentoi reagimet e sotme për pamjen e Metës. Ajo tha se Meta ka pamjen “e të burgosurit politik”, ndërsa shtoi se edhe opozita nuk ka patur reagimet e duhura për procesin ndaj tyre, duke deklaruar se deputetët e opozitës janë sot më të pasurit.

Pjesë nga biseda:

Monika Kryemadhi: Sot ka filluar gjyqi në themel, paraprakja ka mbaruar ku u dha vendim, që të bëjë gjykata edhe hetim edhe vendim, që nuk ishte parë ndonjëherë, pasi në dosje mungojnë dëshmitarët kyç. Dy gjëra ka procesi i sotëm, nuk është se mungonte mamaj ime dhe avokati, por ajo ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe të ndarë nga çështja, gjykatësja kishte kapur që në deklaratën noteriale nuk ishte çështja e gjykimit të shkurtuar. Ishte një sebep për të pezulluar afatet Metës dhe për ta shtyrë pasi edhe prokuroria nuk ishte e gatshme. Nuk i njihen afatet e pezullimit dhe të burgimit.
Nëse mungon avokati i zotit Meta po, por nëse mungon i pandehur tjetër s’ka punë. Këtu problemi qëndron te mënyra që nuk kemi proces gjyqësor që kërkojmë drejtësi por ne kemi as gjyq publik, ka probleme e gjithë dosja. Ka procedura që zvarrisin dhe e bëjnë shumë të vështirë të marrësh edhe provat që mendojnë se të bëjnë pis, ndërsa ato që të shfajësojnë nuk i kanë as në fashikuj.

Ylli Rakipi: Ti fole me Metën sot?

Monika Kryemadhi: Jo, jo nuk flas me zotin Meta. Kam zero komunikim. Flas vetëm në process gjyqësor, për të bërë mbrojtjen time. Është e vërtetë ajo që tha avokati, ai ka marrë fashikujt për CEZ-DIA, pasi edhe ajo është me artikuj gazete. Pjesa tjetër është marrëdhënia ime familjare me mamanë time, që pretendojnë se janë në bashkëpunim me zotin Meta. Kur unë kam hequr mitrën, dhe kam paguar 5 mijë euro cash, nuk i kam deklaruar, quhet bashkëpunim Meta me mua në këtë vepër penale. Ka absurditete qësharake. Edhe historia e kafazit, është normale, pasi zoti Meta e ka të nevojshme me avokatin, ka shumë komunikime. Për cështjen CEZ-DIA. Është e vështirë, nuk dëgjohet është xham 10 cm.

Baton Haxhiu: Përmende pjesën familjare të dosjes, prokurori përveçse duhet të ngrejë aktakuzë duhet të njohë edhe rrethanat sociale dhe mënyran si keni jetuar ju dhe Iliri. Si ka mundësi që një prokuror gjykon se ti nuk ke patur pavarësinë tuaj për veprime vetjake? Për gjykimin tim, nëse opinioni së paku ata që ju njohin, ju njohin si njeri krejtësisht të pavarur për vendime edhe politike edhe personale. Si ka mundësi që për gjëra të tilla, ju lidhin me Ilirin?

Monika Kryemadhi: Çështja ka filluar në shkurt 2018, është historia kur fillon ndërtimi i SPAK. Me një zell të madh e ka marrë Altin Dumani, padinë e Rome Kara, dhe duke thënë do ta çoj Metën në burg, më zgjidhni kryetar të SPAK. E mbani mend fotografinë te hotel Butik, Altin Dumani me Ulsi Manjën, Ulsiu ishte anëtar komisioni, merrej me zgjedhjet që kontrollonte KLP. I kishin premtuar Altin Dumanit për tu bërë kryetar SPAK-u. U zgjodh Arben Kraja, pavarësisht nga kjo, zelli dhe arrestimi i Metës ka filluar në mars 2023. Arrestimi i Metës dhe Berishës kanë ardhur si premtim që i është bërë Yuri Kim. Ajo ka dashur të parqesë një CV të vetën në SHBA, për të thënë këta kanë qenë anti amerikanë. Yuri Kim ka dekoruar Altin Dumanin me certifikatën e Anthony Blinken. Pasi Blinken u shpall non grata nga qeveria e re, u arrestua edhe Erion Veliaj, për të thënë kam arrestuar pro soros dhe anti soros. Nuk ka proces gjyqësor të drejtë dhe të barabartë. Aty thotë kam bërë korrupsion, pse kam kërkuar të porosis shtëpi, e kam parë në korrik, dhe në shtator e kam anulluar. Më thonë pse nuk e ke deklaruar. Çfarë të deklaroj? Më akuzon që ligji i minierave, e ke marrë si premtim për këtë ligj, kur këtë ligj e ka propozuar Edi Rama. Ligji nuk ka lidhje fare me biznesin që pretendojnë ata se ka përfituar. Më akuzon mua dhe nuk thërret kryesorët e hartimit të ligjit.

Baton Haxhiu: Ky narracion e kam dëgjuar e ke patur disa herë.

Monika Kryemadhi: Edhe që nuk e nxjerrin Metën nga kafazi. Meta ka pamjen e një të burgosuri politik. Se janë marrë me çështjen e pamjes. Por Meta ishte pushkë sot me fjalimin që ka mbajtur. Çfarë ka ndodhur? Portugezi vrasës me pagesë, del 2 orë në ditë në ajrorje, Metën e nxjerrin 20 min. A po tentojnë ta zhbëjnë? Patjetër. Largimi i Metës nga politika dhe çmitizimi i tij, sot opozitarizmi është bërë biznesi më fitimprurës, deputetët më të pasur i ke në opozitë. Kënaqen se thonë duke mbajtur Metën në burg nuk merren me ne. Shiko reagimet dhe çfarë ndodh.

Ylli Rakipi: A ndiheni ju të barabartë me palën tjetër, SPAK-un?

Monika Kryemadhi: Këtë pyetje duhet t’ja bëni gjykatës, gjykatësit janë shërbëtorët. Nuk kemi më gjykatë. Gjykata është SPAK. E dini cfarë ndodhi me Irena Gjoka? I tha avokatit tërhiqni masën e sigurisë, se do kthej dosjen mbrapsht, mungojnë dëshmitarët kyç. Adrian Shatku përmendet në dosje dhe nuk është marrë në pyetje. Meta cfarë provash do prishë? Nuk është në pushtet.

Next Post
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pamja e Ilir Metës si simbol ndëshkimi: kur arresti me burg perceptohet si dënim, jo hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

April 27, 2026
Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

April 27, 2026
Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

April 27, 2026
Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik

“Dumani dhe Dado mashtrojnë pa pikën e turpit”, Yzeiri: Gjyqet duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme

April 27, 2026
“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

April 27, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pamja e Ilir Metës si simbol ndëshkimi: kur arresti me burg perceptohet si dënim, jo hetim

April 27, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

April 27, 2026
Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

April 27, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Krimi do përballje, jo tërheqje

April 27, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Meta po gjykohet në kafaz, shpërthen avokati: Institucionet e drejtësisë së re, terroriste!

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In