• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

by Ylli Pata
27/04/2026 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ardhja e një ambasadori të ri amerikan ka qenë gjithmonë lajm në Shqipëri, por jo vetëm. Në rajon as që nuk diskutohet që kthehet në çcështje diskutimi, por k jo ndodh shpesh dhe në vende të rëndësishme e të mëdha europiane.

Në Itali përshmbull, emërimi i një ambasadori të ri në Romë, merr gjithmonë një vëmendje nga mediat që kanë kryesisht profil politik. Njëjtë ka ndodhur edhe në Francë, e rast i fundit i emërimit të Charles Kushner(babait të Jared) si ambassador në Paris pati impakt të gjatë në mediat kryesore në vend. Po ashtu edhe në Gjermani, emërimi i ambasadorit Grenell ishte një titull kryesor që nga emërimi e deri nga largimi i tij prej qeverisë së Angela Merkel.

Ndërkaq, për emërimin e ambasadorit të ri nga Presidenti Donald Trump në Shqipëri, ka një vëmendje të shtuar nga mediat e rajonit. Nëë Beograd, disa prej mediave serioze që merren me gjeopolitike e jo tabloidët folklorikë, e kanë trajtuar me komente dhe opinione të ndryshme nga disa këndvështrime.

Në Tiranë e Prishtinë, ka munguar kjo qasje, e në fakt kjo nuk është hera e parë, por gjithsesi problemi qëndron gjetkë.

Ndërkaq, publikimi i rezymesë së Departamentit të Shtetit për Senatin, në lidhje me emërimin e ambasadorit ëendt në Tiranë, është një zhvillim edhe më i avancuar.

Sipas dokumentit, Eric Wendt, gjeneral-lejtnant në pension, vlerësohet si një kandidat me përvojë të gjerë në drejtimin e strukturave komplekse ushtarake dhe ndërinstitucionale, si dhe me njohje të drejtpërdrejtë të rajonit evropian dhe Shqipërisë.

Një nga elementët kryesorë që theksohet në raport është roli i tij në NATO, ku si komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale ka drejtuar të gjitha forcat speciale të Aleancës, përfshirë edhe njësitë shqiptare, duke bashkëpunuar drejtpërdrejt me drejtues dhe trupa në Shqipëri.

Raporti nënvizon se aftësia e tij për të menaxhuar struktura shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale, si dhe eksperienca në operacione ndërkombëtare dhe diplomaci sigurie, e bëjnë atë të përshtatshëm për postin në Tiranë.

Raporti shpjegues në vetvete është snjal që rikthen direkt impaktin aktiv të DASH në rajonin tonë. Që prej thuajse një viti, falë edhe zhvillimeve të vrullshme ndrkombëtare nuk kanë qenë mjaft të dukshme. Por nuk se aktiviteti ka qenë i mbyllur, mjaft të përmendet Bordi i Paqes, dendësia e qëndrimeve në Kosovë, Serbi, etj, edhe pse në të gjithë këto vende ende nuk është arritur emërimi i ambasadorëve të rinj, falë edhe rinovimit të stafit si pasojë e ndryshimeve dhe mbylljes s mandateve.

Por ajo që vlen të përmendet në rastin tonë, është se edhe njëherë aparatet amerikane tregojnë se lobimi nuk mund të zëvendësjë asnjëhrë diplomacinë karsh politikave apo individëve të veçantë.

Prej nisjes së reformës në drejtësi si draft, nga Tirana u lobuan miliona e miliona dollar në kompani të ndryshme amerikane për tu botoks politik. Por që siç ndodhi dhe u pa, i gjithë ai botoks u shfy e nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Përveç parave që shkuan lumë e për lesh, e aq më zi u përdorën për hetime, mjedis u bombardua me një propagandë që i pikturonte diplomatët amerikanë si përbindsha që duan të hanë politikanët tanë të bukur dhe të rinj fringo. Dhe ndërsyen ushtritë e tyre digjitale për vite e vite në faqen e ambasadës së SHBA, ku hodhën jo vetëm bojë të zezë dhe baltë, por sharje të tmerrshme. E pastaj kërkojnë pajtime ndërmjet “krushqve” me qira. Merre me mend tani me një general, do guxojnë dot të shajnë përsëri?

TemA

Next Post
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

"Meta ka pamjen e të burgosurit politik"/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com