• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’duhet pranuar”/ PD kërkon në KQZ rrëzimin e kërkesës për regjistrimin në zgjedhje të koalicionit mes LSI dhe grupit të Berishës: Komisioni i Rithemelimit nuk ekziston

by Java News
04/02/2022 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Shtëpia e lirisë”, e grupimit të Sali Berishës dhe LSI-së, për regjistrimin në zgjedhjet e 6 marsit.

Marash Logu ka renditur dy elemente që sipas tij, nga ana ligjore e bëjnë të pamundur procedimin nga ana e KQZ për të regjistuar si koalicion “Shtëpia e lirisë”.

Arsyeja e parë është sipas Logut se kërkesa për regjistrimin e koalicionit është bërë jashtë afateve, pasi LSI nuk e kishte fituar ende statusin subjekt zgjedhor në KQZ.

Ndërsa elementi i dytë që theksoi përfaqësuesi ligjor i PD-së është se në marrëveshjen e koalicionit dhe në kërkesën për regjistrim, referenca për partinë drejtuese politike mund të bëhet me PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha, në kohën që aty përmendet si parti “PDSH-Koalicioni i Rithemelimit.

“Neni 65 kërkon që pjesë e koalicioneve të jenë partitë politike të regjistruara. Kërkesa e LSI është depozituar në datën 31 janar, në një kohë kur vetë LSI nuk e kishte fituar cilësinë e subjektit zgjedhor. Edhe PDK është regjistruar si subjekt pasi kishte paraqitur kërkesën për regjistrim në koalicion. Do ishim sot në shkelje të ligjit nëse do të procedonim në këtë kërkesë. Partitë janë regjistruar me 2 shkurt. Dje ka qenë afati për regjistrim koalicioni dhe nuk ka pasur asnjë kërkesë për regjistrim koalicioni. Kjo kërkesë duhet rrëzuar dhe nuk duhet pranuar. Një element tjetër është fakti se nga leximi që i bëjmë kërkesës por edhe vetë marrëveshjes brenda është ‘PD, Komisioni i Rithemelimit’. Në faqen e dytë thuhet se partitë përbvërëse të koalicionit janë ‘LSI, PD Komisioni i Rithemelimit dhe PDK. Gjithashtu thuhet se drejtuese e koalicionin është Partia Demokratike e Shqipërisë Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit. Kush autorizoi që në emër të PD të bëhej kjo marrëveshja. Nuk ka një subjekt zgjedhor tjetër me emrin ‘PD Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”, tha ai.

Përfaqësuesi i LSI thotë se “Janë listuar të gjitha elementet e nevojshme që ligjvënësi kërkon për një koalicion, shkronja nistore, sigla dhe bashkëngjitur marrëveshja e përfaqësuesve te koalicionit”

Ai foli më shumë politikisht duke thënë me PD-në nuk kërkonte askush që të bënte koalicion, duke i kujtuar edhe Kuvendin e 18 dhjetorit me numrin e delegatëve.

“Ligji duhet lexuar sic thotë ligji, jo sic do një parti. Nuk lexohet si 1900 karrike për 5004 të tilla”, tha Altin Kaziaj.

Ndërsa Logu iu përgjigj me të njëjtat argumente duke shtruar pyetjen: “Çfarë do kishte ndodhur nëse Komisioneri vendoste të mos e regjistronte si subjekt zgjedhor LSI dhe PDK? Do kishim një kërkesë absurde për koalicion. Kjo është arsyeja pse respektohen afatet”.

g.kosovari

Next Post
Tirana Europian Youth Capital/ Veliaj: Ky është viti ynë! Secili prej jush ka mundësi ta ndryshojë botën

Tirana Europian Youth Capital/ Veliaj: Ky është viti ynë! Secili prej jush ka mundësi ta ndryshojë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vëllezër nga Kosova e RMV, çfarë borxhi i kemi Albinit e VLEN?!

Vëllezër nga Kosova e RMV, çfarë borxhi i kemi Albinit e VLEN?!

June 22, 2026
Franca zbuloi mbi 20 mijë pishina private të padeklaruara përmes inteligjencës artificiale, por asnjëra nuk u prish. Ja sa u gjobitën

Fëmijë që mbyten, zyrtarja e Vrojtuesve të Plazhit: Ne kemi rol edukues, përgjegjësia…

June 22, 2026
Tensionet me Kinën, Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Tensionet me Kinën, Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

June 22, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Do rritet floriri”, Meri Shehu: Fejesa dhe bashkëpunime të rëndësishme

June 22, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

20 arsye për të mos dhënë dorëheqjen

June 22, 2026
Kryetarja e PS Shkodër reagon ndaj Spiropalit: Pastrimi i partisë të nisë nga ty!

Kryetarja e PS Shkodër reagon ndaj Spiropalit: Pastrimi i partisë të nisë nga ty!

June 22, 2026
Gazetari rus që zbuloi lidhjen e Putinit me Kabaevën, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni

Gazetari rus që zbuloi lidhjen e Putinit me Kabaevën, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni

June 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Popullariteti i protestës ka forcuar më shumë antisemitizmin se sa opozitarizmin në Shqipëri

June 22, 2026
Qitje luftarake në bregdetin e Vlorës, Bashkia: Ndalohet lundrimi e peshkimi në këto zona

Qitje luftarake në bregdetin e Vlorës, Bashkia: Ndalohet lundrimi e peshkimi në këto zona

June 22, 2026
Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin

Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In