• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘S’bëhet shaka me ligjin’/ Blenë shtëpi, brenda gjejnë një armë, kryefamiljari telefonon menjëherë Policinë: Jam i ndershëm, se preka me dorë fare!

by Java News
31/07/2021 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa herë mund t’i keni dëgjuar prindërit kur ju përsërisin “qëndroni fiks me ligjin” apo “jeto i ndershëm”. Një qytetar ka telefonuar gjatë kësaj jave policinë e kryeqytetit dhe ka kërkuar urgjent vizitën e tyre në banesë, deklaruan burimet e gazetës Si.

Por përpara se të përsëriste adresën se ku gjendej dhe përpara se të thoshte emrin dhe të dhënat personale ka thënë frazën “jam qytetar i ndershëm, po ju telefonoj nga Tirana”. Kjo frazë më pas është thënë e stërthënë prej tij edhe në denoncimin që u shënua në procesverbalin policor nga një agjent krimesh, i cili sipas ligjit, ishte i detyruar të mbante shënim çdo detaj të mundshëm.

Atij tha një burim policor nuk i kishte ndodhur asnjë konflikt dhe as i kishte humbur gjë. Por ajo që e ka shqetësuar ditën e burrit të ndershëm, nis nga blerja e një banese, brenda të cilës ai gjeti një armë. Pa e diskutuar fare me bashkëshorten që është ortake në blerje, burri ka nxituar drejt telefonit dhe duke e urdhëruar atë që të bënte kujdes, është veshur me nxitim dhe pa një pa dy rezulton të ketë shkuar në polici.

Burimet e policisë i thanë gazetës Si se denoncimi u dorëzua pranë komisariatit numër katër nga shtetasi me inicialet B. K, që sakaq ka shtuar “kam blerë një shtëpi dhe kur po pastronim gjetëm një armë”.

Kur policia ka shfaqur interes dhe ka kërkuar prej denoncuesit një deklaratë të shtjelluar ai ka treguar se punon në biznes privat dhe se në fund të muajit qershor bleu një shtëpi të cilën e regjistroi në emër të bashkëshortes.

“Banesa ju ble trashëgimtarëve të shtetasit C. H. Mbasi u ble me plaçka dhe çdo gjë kishte brenda, gruaja nisi pastrimin. Po largonim plaçkat e vjetra dhe rrobat e vjetra dhe po sistemonim rrëmujën kur në aneks të shtëpisë, midis rrobave të vjetra gjetëm një pushkë”, shton pronari i ri i shtëpisë.

Policia duke ju referuar hapave që hodhi qytetari shton se ai e fotografoi menjëherë pushkën që ishte fshehur e sistemuar mes rrobave dhe më pas telefonoi inspektorin e zonës duke i kërkuar ekspertizë si dhe duke i treguar adresën se ku gjendej, konkretisht në rrugën Aleksandër Moisiu’ – tha qytetari.

Më pas, qytetari ka urdhëruar gruan që të pezullojë çdo punë derisa në shtëpi të mbërrinte policia. “Nuk e preka me dorë armën”, thotë në komisariatin numër 4 shtetasi B.K. Mbasi inspektori ka mbërritur në banesë dhe ka kryer veprimet hetimore, shtetasi ka insistuar që të shkojë së bashku me të në policinë rajonale.

“Nuk e preka me dorë, nuk e kam idenë çfarë lloj pushke është mbasi nuk marr vesh fare nga armët. Jam qytetar i ndershëm dhe dua të jem korrekt me ligjin,”- rrëfeu në polici burri teksa përpara tij agjenti nuk ngurroi të mbajë shënim edhe përshkrimin e burrit mbi besnikërinë ndaj ligjit.

Policia i tregoi gazetës Si se aq i dhënë ishte shtetasi në fjalë mbas ligjit saqë tregoi video kur kishte hyrë për herë të parë në shtëpinë e re, si kishte kontrolluar dhomë mbas dhome dhe si ndërkohë bërtet kur shfaqet pushka e mbështjellë.

“Ju vendos në dispozicion kontratën e shtëpisë dhe datën kur u ble, fola me gruan e personit në fjalë dhe ajo më tha se kishte 20 vjet që është divorcuar dhe se jetonte me fëmijët. Nuk e di që ish-burri im mbante armë, më tha. Shko denoncoje”, detajon kryefamiljari që është treguar i gatshëm dhe ka ilustruar edhe telefonatat sipas kohës përkatëse kur kishte folur me trashëgimtarët e të ndjerit.

“Ligjet i kam frikë – këmbëngul më tej burri – dhe nuk e preka armën. Iu luta edhe gruas mos ta prekte derisa të vinte inspektori i policisë sepse nuk bëhet shaka me ligjin”, flet nga ana e tij qytetari e ndërkohë e gjithë kjo regjistrohet në deponimin policor. Njëkohësisht policia deklaron për gazetën Si se mes rrëmujës krehu shtëpinë dhe gjeti edhe 10 fishekë dhe mbas vendimeve përkatëse të dyja sendet u nisën për ekspertim kriminalistik. /m.j

Next Post
Vetëdorëzohet në komisariatin e Lushnjes Kastriot Hasalla, bashkëautor i vrasjes dhe plagosjes së trefishtë për tokën

Vetëdorëzohet në komisariatin e Lushnjes Kastriot Hasalla, bashkëautor i vrasjes dhe plagosjes së trefishtë për tokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

November 3, 2026
“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

November 3, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

November 3, 2026
Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

November 3, 2026
Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

November 3, 2026
Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

November 3, 2026
Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

November 3, 2026
Ndodh në Champions League/ Nga rezultati 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë dhe ndërprerje e ndeshjes pas tensioneve!

Ndodh në Champions League/ Nga rezultati 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë dhe ndërprerje e ndeshjes pas tensioneve!

November 3, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In