• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sazani nuk privatizohet dhe investitorët janë të mirëpritur”, Rama nga Vlora: “Shqipëria e shqiptarëve” është slogan sharlatanësh!

by E B
05/06/2026 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partia Socialiste e Shqipërisë në Vlorë, Rama tha se vendi nuk mund të ecë përpara duke u udhëhequr nga “deliret dhe sharlatanizmi”.

Kryeministri kundërshtoi sloganin “Shqipëria e shqiptarëve”, duke theksuar se vendi ka nevojë për respekt.

Sipas tij, sektori i turizmit përballet me mungesë të fuqisë punëtore, ndërsa pagat në hotelet dhe restorantet e bregdetit shqiptar janë të krahasueshme, madje në disa raste më të larta se ato në Greqi.

“Nuk kanë bërë prokopi kurrë në asnjë rast popujt që janë udhëhequr nga delire dhe sharlatanizma.

Shqipëria ishte e shqiptarëve kur u bë bunker, kur mori detet dhe malet i reckosur. Shqiptarët për Shqipërinë, jo Shqipëria e shqiptarëve. Shqipëria e shqiptarëve është si të thuash “shtëpia ime është vetëm e imja”. Nuk është kjo ajo që ka nevojë Shqipëria.

Shqipëria ka nevojë për respekt dhe për zërin e hoxhës, të priftit, për ngjyrën e kujtdo që Zoti ka vendosur ta sjellë në Vlorë. Kjo është Shqipëria.

Po kur thonë se do na vijnë indianët, malajzezët, do na marrin punën në hotele dhe restorante, a thua se këta që i thonë këto mbeten në dyert e hoteleve dhe restoranteve të kërkojnë punë.

Këto broçkulla ua thonë dhe atyre që janë turrur në Shqipëri të përcjellin gjithfarë lajmesh. Jo se një pjesë janë armiq apo konkurrentë, por një pjesë ka një hall tjetër, se nuk e kanë me Vlorën dhe flamingot, por e kanë me babanë dhe vjehrrin e atyre që duan të bëjnë investime në Shqipëri.

Luftën që kanë atje e ushqejmë ne me këta sharlatanët tanë që lidhin një flamur, shajnë me libër shtëpie dhe thonë “Shqipëria është e shqiptarëve”. Thonë se këto resorte do të sjellin të huaj sepse duan t’i paguajnë për një copë bukë, ndërkohë që në hotelet e Vlorës dhe restorantet pagat janë njësoj apo pak më të larta se në Greqi.

Në bregdetin tonë, nga Dhërmiu deri në Ksamil, pagat janë njësoj ose pak më të larta se në Greqi.

Ndërkohë që ata flasin për pronat, se po shitet Shqipëria. Shqipëria është përdhunuar shumë kohë para se ju të më jepnit besimin të drejtoja. Është përdhunuar nga honxhobonxhot kur titujt e pronësisë i morën nga kutitë ku ruheshin. Shqiptarët e viteve 1991-1992 i morën dhe i bënë fije-fije letrat e pronës. E bënë aq të madh çorapin sa sot paguhen pasojat.

Ne nuk mund të themi se e ç’kollopsëm tërë atë çorap, por themi se kemi bërë shumë për të vënë rregull dhe të zeza si ato të zeza që dalin mbi ujë për pronat ne s’kemi bërë kurrë.

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani.

Sazanin kanë dashur edhe të tjerë ta bëjnë destinacion turistik, por ne s’po bëjmë atë që bënë të tjerët, që e ofruan Sazanin për ta privatizuar.

Pavarësisht se ata që na erdhën janë shumë herë më të fuqishëm, u kemi thënë se Sazani është tokë dhe pronë e popullit shqiptar dhe se në Sazan janë të mirëpritur të investojnë.”

 

Next Post
Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

Comments 2

  1. Bruno says:
    3 months ago

    Ti je,qenia e gjalle me ndyra,e te gjitha kohrave,biles me e sakte eshte te thuash,je i piste,me ty bashke,edhe ortaku jote,plaku komunist 85 vjecar,me pampersa.Por ju erdhi fundi,i mashtrimeve e rrenave e pislliqeve kriminale.Jeni te denuar nga populli,ne emer te popullit ju te dy duhet te largoheni nji sahat e mare pare,te leni Shqiperine shqiptare te lire.Po nuk zbatuat,kerkesat e qytetarve,ata tani me,kane vendosur tju largojne,me deshire,apo jashte deshires tuaj.Rreagoni ne te miren tuaj,e te popullit,mose i detyroni,tju largojne me dhune,keni lehtesira.

    Reply
  2. Anna Anna says:
    3 months ago

    Më gje kush gënjen: Ivanka Trump që tha me zë dhe figurë se e ka blerë Sazanit,apo Ti,Tradhtar që thua se Sazani nuk është shitur!Kam videon e Ivankës për një media amerikane dhe do ta Çoj në SPAK!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

September 11, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Elon Musk i shpall luftë dokumentarit për jetën e tij, avokati kërcënon producentët me gjyq

September 11, 2026
Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

September 11, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

September 11, 2026
Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

September 11, 2026
Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

September 11, 2026
Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

September 11, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Fundjava sjell uljen e temperaturave, kthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat! Ja si parashikohet moti

September 11, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Sulm masiv kibernetik në Berlin, 1.4 milionë të dhëna përfundojnë në ‘Darknet’!

September 11, 2026
Burg për 86-vjeçarin/ Përdori për 58 vite me radhë identitetin e vëllait të vdekur dhe mashtroi sistemin e sigurimeve shoqërore

Ngërçi me pagat në drejtësi, Gjykata urdhëron Thesarin të procesojë listëpagesat e GJKKO-së: Nëse nuk ekzekutohen…

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com