• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sazan Guri nxjerr “studimin” dhe sulmon Ramën: Ky tronglli ia bëri yllin të bardhë flamurit, historia e Ismail Qemalit marrëzi

by A R
30/11/2020 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sazan Guri ka vijuar më tej me kërkimet e tij shkencore.

Pas zbulimeve të shumta në një sërë fushash dhe pasi nxorri librin e parë në botë për Covid-19, Guri ka vijuar me hulumtimet edhe në histori.

Përveç zbulimit se dhalla dhe kosti kishin karakretistika shqiptare që duheshin futur në UNESCO, eruditi i kohës ka dalë në një tjetër përfundim.

Ai ka mundur të zbulojë se flamuri shqiptar është më i vjetri dhe më autentiku në botë.

Mes të tjerash, sipas tij historia e flamurit që trajtohet deri më sot është marrëzi.

Mes të tjerash ai shkruan:

“1.Në një postim mbi flamurin me shkabën me dy krena e qendisur në gjoksin e princit Albert edhe jo rastësisht mbi një fustanellë të kuqe të veshur ditën e martesës me mbretëreshë Viktoria, e cila ka jetuar nga vitet 1830 deri në fillim të viteve 1906, që i bie martesa aty nga vitet 1850, u ndeshëm me mendimet nga më të më të ndryshme për këtë flamur nga ajo që nuk kemi lidhje, sepse ai është bizant deri te prania e kësaj embleme me shqipponjën me dy krena te shumë e shumë shtete apo vende nga europa e rusia deri në mongolët e azisë dhe mamlukët e Egjyptit.

Nuk kanë faj, ndaj dhe nuk dinë se c’thonë, sepse shkolla konvencioanle me libra të shkruajtur nga të huajt kështu na ka mësuar dhe se vetë shqiptarët e masin kutin e vlerave të tyre me këtë shqipëri e popull të ngelur si mbetje e shtrydhur por që mbart një histori të gjatë, ndaj dhe jemi kondensuar (ngjeshur-ndrydhur) kaq shumë. Që mos të besojmë dot te arsyeja dhe vlera e të parëve.

2. Na thuhet se u nxorr nga një sirtar i sepeteve në shtëpinë e Vlorave, dhe Ismail Qemali na paskish vajtur pa flamur në ngjarjen për flamurin. Marrëzi?!.

Edhe sikur, pse u gjet flamuri me shqiponjën dy krenare, pis e zezë, sic e mbanin shqiptarët e shoqatave kombëtare në Bukuresht, e kudo apo pinjollët e familjes së Bonaparteve që zbritën në Korsikë, si arvanitas të krahinës së Manit të Moresë, që vonë vonë nga 1831 u quajt Gërqi.

Po këtë flamur e kishte mbajtur i madhi Skënderbe, veçcse më mes të kokës së dy krenave qendronte një yll gjashtë cepës, i njojtur si ‘Yll i Davidit, dhe shumëkush e lidhe pa u thelluar me simbol të çifutëve. Po të ishte kaq e vërtetë, pse e mbanin si totem në shpatullat e tyre gratë e Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe të Mirëditës, me nëndijen e tyre dhe me porosi të para ardhësve të tyre. Apo rastësi?

3. Paçka që kamunistët e kthyen në pesëcepës dhe më keq akoma, ky tronglli i gjatë këto kohë moderne të qeverisë pandemike e ka shndërru në të bardhë, si te Drejtoria e Doganave apo nëpër Ambasada, etj., duke mos pyetur as parlamentin.

Nejse, bisedë më vete?! Po aq e shmëmtuar ishte edhe veprimi i klasës politike shqiptare pas viteve ’90, së bashku me historianët e politizuar që flakën legenin me gjithë foshnje, pra, hoqën si një lodër fëmijësh simbolin yll, që si në formën me pesë cepa, apo gjashtë cepa, siç e mbante Skënderbeu apo edhe me tetë cepa, siç e mbante Aleksandri i Madh, të gjitha janë figurë/simbole të besimit pellazg, vazhduesit e të cilëve, siç e theksojnë me mijra studiuesë qëmoti janë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët.

4. Theksojmë fort se shqiponja dhe ylli simbolizojnë qysh në kohët e lashta dritën, shpirtin, vetë zanafillën e jetës dhe të çdo krijimi që janë thellësisht të rendit mendor, ku edhe vetë Moisiu porosiste se shqiponja dhe ylli janë veçse sinonime. (Antichita greche, nga padre Gaetano Maria Monforte, 1823, fq 224, marre nga Sellenizmi i F.Demit, fq 161). Pra, jemi në vitin 1444, ku Skënderbeu ynë gjeti këtë flamur me yll, i përcaktuar si i vitit 1443 (s’ka rëndësi për momentin si yll i Davidit). Kujdes! Me yll, si Hititët 1300 vjet para krishtit, me dykrena e me yll edhe te shumerët, prej nga e morrrën hititët – vëllezërit e pellazgëve. Ky vit (1443) na rendit të pestit në botë për mbajtje flamuri në shesh lufte, mbas atij të Skocisë i v.832, mbas Austrisë i v.1230, mbas Latvias, i v.1280 dhe mbas Danimarkës i v.1307. Me këtë informacion pa qendrime shkencore, flamuri i Skënderbeut shkon direkt i pari (në vitin 832), sepse mbretëria skoceze quhesh albany e alban në këtë kohë.

Por, le të rrimë te Princi i Shtetit të Epirit, që qysh nga 1204, Mihaili mbret e kishte shpallur Despotat që shtrihej deri në Shkodër, në kufi me shtrirjen e përkohshme të mbretërisë serbe në veri dhe të asaj bullgare në lindje. Ndaj, jo rastësisht, ky hero (Skënderbeu) shpallej Prijs i Epirit, i Albanisë e përreth (Dominicus Custos, botuar më 2 Janar 1600). Dhe këtë flamur Gjergji ynë e trashëgoi nga principatat arbnore, ku të dymbëdhjetë principatat mbanin shqipen dy krenash dhe pak prej tyre e mbanin një krenë. Dhe jo vetëm, Mihaili, Dhespot i Epirit, kur e themeloi despotatin kishte për flamur pikërisht atë lloj shkabe me dy krena që më pas e përcolli në shekuj stërnipi i tyre i madhi Skënderbe. Kësisoj, shqiponja dy krenëshe në flamurin shqiptar të paktën është e vitit 1204, ku shteti epirot e mbante në monedha, në xhubletë, në xhoke, në vatër zjarri, në bastune, në këngë, në vallen e shqipes, e në gurë varesh etj”, nënvizon Guri.

/a.r

Next Post
Idajet Beqiri i përgjigjet Sali Lushajt: Erdhe më kërkove falje pas dhunës, Berishën e quaje ‘Psikopati Sala’

Idajet Beqiri i përgjigjet Sali Lushajt: Erdhe më kërkove falje pas dhunës, Berishën e quaje 'Psikopati Sala'

Comments 1

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    Moderator e oadke mik ket tringlln e shkurter . Mbroje se ben sevap

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com