Ish-Presidenti i Republikës Franceze, Nicolas Sarkozy vizitoi dje pasdite Muzeun Kombetar “Shtepia me Gjethe”.
I shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ambasadorja franceze, Christina Vasak dhe drejtorja e muzeut, Etleva Demollari, Sarkozy u njoh me mënyrën se si funksiononte makineria e ndjekjes dhe e përgjimit të shqiptarëve nga ish-Sigurimi i Shtetit.
“Është çmenduri!”, përsëriste herë pas here, teksa përshkonte korridorët e ngushtë të një prej “shtëpive” më të frikshme në Tiranë!
I impresionuar nga kjo vizitë, përpara largimit ai shkroi në librin e përshtypjeve: “Miku juaj, Nicolas Sarkozy”!